Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar në ambjentet e selisë blu. Sipas të dhënave të para mësohet se takimi bëhet në vijim të kauzave të opozitës për gjendjen e rëndë ekonomike, korrupsionin etj.
Mësohet se opozita do të vijojë protestat të cilat do të shtrihen në të gjithë vendin. Secili deputet do të shkojë në zonën e tij për të folur me qytetarët për problemet e tyre dhe për të nisur kështu organizimin e protestave në të gjtihë vendin.
Pritet që në vijim të bëhen të ditura edhe datat kur opozita do të nisë sërish protestat.















