Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë i ashpër sot në tryezën për reformën zgjedhore. Ai tha se gangsterët pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Pamë grupe gangsterrësh që rrinin jashtë qendrave të votimit” – tha Lu duke iu referuar zgjedhjeve të fundit
Ai u shrpeh se abuzimet në zgjedhje janë tradhti ndaj demokracisë së shqiptarëve.
“Popullit i pelqën të ankohet për politikanët e tyre. Ne mund të ankohemi sa të duam në demokraci, por jemi përgjegjës për ata që zgjidhen” – tha Lu.















