• Latest
  • Trending
  • All

Malazezët deformojnë historinë shqiptare

26/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Malazezët deformojnë historinë shqiptare

26/01/2016
in Lajme

Fati aktual i shqiptarëve të Malit të Zi është i lidhur me shkelje të shumta të të drejtave të tyre. Të çarë e përçarë në forca të shumta politike, të rrudhur në lirinë ekonomike e zhvillimore në zonat ku jetojnë, në pamundësi për të qenë vërtetë të lirë, në një tokë ku nuk janë të ardhur. Mjafton të shohësh diskriminimin në arsim, për të kuptuar më pas gjithë pjesën tjetër.

Shqiptarët në Mal të Zi, qysh herët kanë qenë më pak në vëmendjen e autoriteteve shqiptare, që janë mjaftuar shpesh vetëm me fjalë e vizita kortezie në Podgoricë.

Kur, ndërkohë, pas perdes zyrtare fshihen shkelje të shumta, që po minimizojnë apo po detyrojnë çdo ditë shqiptarët të largohen, nga një tokë ku janë autoktonë e jo pakicë, siç konsiderohen.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Arsimi është një nga piketat kryesore, nga ku nis një proces i tërë asimilimi, që në moshën më të njomë. Aktualisht në Mal të Zi ndjekin shkollimin në gjuhën shqipe, nga klasa e 1-rë deri në atë të mesme, duke përfshirë edhe parashkolloret, rreth 4200 nxënës. Për të kuptuar se çfarë ata mësojnë gjatë kësaj periudhe, mjafton të shfletosh librat, ku do të gjesh deformime, fshirje e manipulime të çfarëdollojshme.

“Është absurditet i madh që fëmijët tanë më shumë mësojnë për qytete që nuk i njohin e nuk dinë se ku bien, sesa për qytetet e tyre dhe që i ndiejnë dita-ditës”, thotë një prind, raporton TopChannel.

Duke filluar nga librat e thjeshtë, si matematika, ku mund të shikosh se edhe emrat e personazheve të përdorura në ushtrime janë thuajse tërësisht sllave, si Jovana e Zorani, si një formë e pavetëdijshme e përdorur që te moshat më të njoma, për të mos u identifikuar me emra shqiptarë.

Por këto janë problemet më minimale. Mjafton të shfletosh librat e historisë te klasat e ndryshme. Si u krijuan shqiptarët? Ja versioni i njërit prej këtyre librave, me të cilat nxënësit shqiptarë duhet të mësojnë.

Duke u vendosur në Ballkan, sllavët shkatërronin fshatra dhe qytete, kapnin robër dhe vrisnin popullsinë greke, romake dhe atë gjysmë të romanizuar. Prej kësaj popullsie të romanizuar u zhvilluan vllehët dhe shqiptarët. Ata nuk paraqisnin asnjë rrezik për sllavët, kështu që midis tyre u vendosën marrëdhënie paqësore.

Për Ilirët nuk ka asnjë radhë. Për më tepër, në këto libra historia shqiptare nis vetëm në Mesjetë, siç ndodh në Historinë për klasën e parë dhe të dytë të shkollave të mesme. Ajo që kuptohet qartë është tentativa për të këputur çdo lloj lidhjeje mes ilirëve dhe arbërve. Pra, praktikisht, shqiptarët paraqiten si një popull pa histori antike, e për më tepër edhe me përbërje jo homogjene, siç shkruhet më poshtë.

Shqiptarët ishin luftëtarë të zotë, kështu që sunduesit i shfrytëzonin në luftërat e shpeshta. Popullsia në qytete u rrit vazhdimisht nga brendësia, por deri në fund të Mesjetës shumicën e bënte popullsia romane ose greke.

“Në qoftë se pyet një nxënës, i cili kryen shkollën fillore por edhe të mesme, për ndonjë ngjarje nga historia kombëtare e ka të vështirë të japë përgjigje. Për arsye sepse në shkollë, ai nuk është i përgatitur për ato njësi mësimore, ndaj – ndoshta duket edhe qesharake – por nxënësit shqiptarë nuk kanë as njohuritë elementare nga historia kombëtare”, thotë drejtori i një shkolle, Nail Draga.

Tivari nuk quhet askund me këtë emër, por vetëm Bar, siç është emri sllav i tij. Për Ulqinin – siç thotë Historia për vitin e tretë të gjimnazit – shkruhet se malazezët e çliruan. Historia 3 shkruan gjithashtu për Kongresin e Berlinit dhe kufijtë e Malit të Zi, për bashkëngjitjen e Plavës dhe Gucisë, për Sanxhakun, por askund nuk thuhet qoftë edhe një fjalë, se këto ishin toka shqiptare të banuara nga shqiptarë.

Në mos të rëntë në dorë Gjeografia, edhe ajo e mbushur me harta historike ku mungon Shqipëria.

Përveç manipulimeve, në të gjitha rastet, hapësira që flet për historinë dhe gjeografinë shqiptare është jo më shumë se një faqe. Pra nxënësit shqiptarë duhet të mësojnë për vendin e tyre, po aq sa ç’mësojnë për të tjerët. E njëjta logjikë përdoret edhe në librat e Muzikës, ku fëmijët duhet të mësojnë këngë sllave të përkthyera në shqip.

“Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka krijuar ekipe të tilla, të cilat merren me kontrollin dhe janë në grupet që bëjnë redaktimin e këtyre teksteve, ku bëjnë pjesë vetëm malazezë që janë shpërngulur nga Vraka, rrethi i Shkodrës, dhe duke u vënë në krye të këtij institucioni, apo konkretisht Entit të Teksteve Mësimore, që boton librat shkollorë”, thotë Haxhi Shabani.

Në hartimin e librave të të tre këtyre lëndëve nuk ka as edhe një shqiptar, qoftë edhe në procesin e redaktimit apo konsultimit. Pa llogaritur plan-programin, që edhe ai është i imponuar, siç edhe pohohet nga burime të shumta. Ndërkohë që edhe kompleti i librave në tërësi kushton më shumë për një nxënës shqiptar, sesa për një malazez.

“Vetë fakti që mësojnë për të huajin dhe nuk mësojnë për veten, do të thotë të mos mësojnë për atë çka janë, për të qenit shqiptar, por të mësojnë për sllavët. Janë të gjitha rrethanat, që të çojnë nga një asimilim i heshtur. Më befason fakti, që ne kemi një politikë ‘shqiptare’ që vepron, sepse që nga viti 1992 kur ka filluar pluralizmi, në çdo zgjedhje kërkojnë nga mua si prind të votoj shqip, flasin për vota shqip, në një kohë që fëmija im në tekste mësimore ka shumë pak shqip, për të mos thënë edhe atë pak që ka, e ka të shtrembëruar”, thotë Gëzim Ibroçi.

Në Kushtetutën e Malit të Zi, në nenin 79, përcaktohet mbrojtja e identitetit. Garantohet shprehja, ruajtja, zhvillimi dhe manifestimi në publik i veçantisë nacionale, etnike e kulturore. Siç garantohet, të paktën në letër, edhe që programet arsimore të përfshijnë historinë e kulturën e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera. Ashtu si neni 80, që ndalon asimilimin. Është i ndaluar asimilimi i dhunshëm i pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera.

Në fakt, shteti i Malit të Zi shkel me të dyja këmbët edhe Konventën kuadër për Mbrojtjen e Pakicave të Këshillit të Evropës. Nenet 5, 6, 11, 12, 13 dhe 14, e një sërë nenesh të tjera, janë në mbrojtje të identitetit kombëtar, të të drejtave dhe lirive themelore për ruajtjen e tij. Ndalohen politikat asimiluese, ndërsa duhet të nxiten masat në fushën e arsimit për njohjen e kulturës, historisë, gjuhës e kështu me radhë. Kjo Konventë është mëse e qartë në të gjitha këto nene. Ashtu siç është e qartë edhe Karta e Helsinkit.

“Në përgjithësi mendoj se rinia jonë, duke pasur probleme të tilla edhe emigron shumë. Prej vitit 2006 e deri tani, mbi 4 mijë banorë të Ulqinit, shumica e të cilëve të rinj, kanë ikur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të Perëndimit, aty ku mendojnë se mund të kenë një jetë më të mirë”, thotë Ismet Karamanaga.

Pra sot, shteti malazez shkel jo vetëm Kushtetutën e tij, por edhe konventat ndërkombëtare, të detyrueshme për t’u zbatuar nga kushdo. Një situatë e tillë detyron shtetin shqiptar të ndërhyjë, për të mbrojtur shqiptarët e Malit të Zi, të drejtën e tyre për të qenë të tillë. Jo të ardhur nga humbëtirat e historisë, siç shkruajnë librat malazeze, por nga ajo tokë ku janë edhe sot, brez pas brezi e prej shekujsh, shqiptarë. Një e drejtë e tillë sanksionohet në të gjitha konventat ndërkombëtare.

Previous Post

Pse këta katër ambasadorë nga Tropoja mbetën jashtë shërbimit diplomatik shqiptar?!

Next Post

Suedi, 15 vjeçari vret punonjësen në kampin e azilantëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Suedi, 15 vjeçari vret punonjësen në kampin e azilantëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.