“Ju jeni nga të dy anët me dhunën” -iu drejtua deputeti devijant i socialistëve Ben Blushi opozitën në seancën e parlamentit, ku sot tema qëndrore ka qënë ngjarja e 21 Janarit. Blushi, si një sintezë leksioni ka rreshtuar, kronologjinë e ngjarjeve duke i kujtuar opozitës grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998 dhe duke e paralelizuar ngjarjen me 21 Janarin.
Nga fjalimi i drejtëpërdrejtë i Blushit, dalloi një pyetje që erdhi hidhur për opozitën, “Me kë jeni ju me 21 Janarin apo me 14 Shatorin?!”.
Pas gjithë asaj retorike shpotitëse fjalia që bëri më shumë përshtypje ishte:
“E di çfarë është ironike në të gjithë këtë histori. Në fakt nuk është ironike, por është shumë serioze kjo që do të them. Ju i bëtë shqiptarët që të dyshojnë për të dalë në protest se kanë hall se mos ju I vrisni. Shqiptarët kanë nevojë të protestojnë, për korrupsionin, për përmbytjet, për problemet familjare dhe ekonomike, por ata nuk dalin se ju i vrisni. “
















