Pas akuzave të Partisë Demokratike se qeveria ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve duke promovuar Shqipërinë në “The Economist”, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë.
Në reagim thuhet se është e vërtetë që qeveria ka paguar para’ për promovimin e Shqipërisë dhe se kjo është bërë për faktin se synohet ardhja e investitorëve dhe turistëve të huaj.
Po ashtu qeveria sqaron se kjo nuk është vetëm praktikë e Shqipërisë por e shumë vendeve të tjera, kështu qeveria ka sjellë rastin e Turqisë, Maqedonisë, Kroacisë, Serbisë etj.
Në reagim gjithashtu thuhet se “The Economist” nuk publikon gjëra të pavërteta, prandaj në rastin shqiptar gjithçka që është shkruar në artikullin kushtuar vendit tonë është realitet.















