Janë rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës. Në disa zona të vendit si: Pukë, Korçë dhe Kukës kanë filluar reshjet e dëborës madje trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 cm.
Ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit kanë filluar reshjet e shiut, madje në disa zona ka pasur përmbytje. Kështu shirat e rënë kanë bërë të mundur daljen nga shtrati të lumit Ishëm duke përmbytur rreth 200 ha tokë.
Ndërkohë në disa zona të tjera të vendit ka pasur rrëshqitje dherash në disa akse rrugore. Për pasojë aksi Elbasan-Librazhd është bllokuar si pasojë e rënies së gurëve.
Sinoptikanët kanë parashikuar që edhe në ditët në vazhdim reshjet e shiut dhe dëborës do vazhdojnë të jenë prezente.
Ndësa policia nga ana e saj ka këshilluar drejtuesit e automjeteve që në rrugët me dëborë të pajisin me zhinxhirë gomat e makinave.















