“Të ngrihemi dhe me revolucion demokratik ti largojmë një minutë e më parë. Është në përgjegjësinë tonë qytetare, në përgjegjësinë tonë njerëzore ,në përgjegjësinë tonë politike ,tu japim përgjigje përfundimtare këtyre dukurive rrënuese për qenien tonë”, – kanë qenë këto tonet kryengritëse, të një Sali Berishe të ulur në karrige, gjatë konferencës së sotme me gazetarët.
Një pyetje të ABC nëse kishte dijeni në lidhje me dokumentin që po qarkullon nga prokuroria ku dyshohet se ka një komunikim mes kryeparlamentarit Meta dhe Kastriot Ismailaj, Berisha u shpreh: “Kam dijeni aq sa keni ju dijeni. Aq sa pame ne opinioin mbreme!Nje luftë e brendshmë për jetë a vdekje midis vëllezërve armiq. A ja vlen të hyjë unë në komente? Mendoj se nuk ja vlen. Kokën le ti hanë njëri tjetrit, është puna e tyre, por jam i pari që e kam denoncuar sapo është krijuar qeveria, dhe këto po dalin. Doli një betejë, tani del një betejë tjetër, do ketë të tjera do i shihni. Por nuk dua të merrem unë me ta,me luften e tyre te brendeshme.Unë i uroj që Zoti t’ua shtojë oreksin kundër njëri – tjetrit.”
Një tjetër pyetjeje interesante të TV Kontakt lidhur me një rikthim të mundshëm të Berishës në krye të punëve të vendit, ish-kryeministri iu përgjigj: “Në Venezuelë një 74 vjeçar i fitoi zgjedhjet. Kjo nuk do të thotë që Sali Berisha do të udhëheqë më PD-në. Por ska asnjë tendencë nga komuniteti ndërkombëtar kunder asnjeriut. Komuniteti ndërkombëtar ka një shqetësim shumë serioz, që është dhe shqetësimi im, dhe që duhet të jetë shqetësimi i çdo politikani me integritet, që është mosdënimi, mosdënimi për afera korruptive. Pastaj janë shqiptarët ata të cilët kuotojnë dhe vlerësojnë, dinë se kë dëgjojnë dhe kë s’dëgjojnë nga politikanet e tyre . Po, ata kanë plotësisht të drejtë, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj përpjekjen e tyre që qytetarët shqiptarë të kenë drejtësi. Eshtë naivitet i tmerrshëm të mos realizosh se sarajet e Surrelit janë pengesë kryesore e reformës. Them se shqiptarët janë ata që përcaktojnë, fatin e te ardhmen e politikanve te tjere përveç meje që Une e kam përcaktuar vetë për veten time”.
















