Po merr nuancat e një misteri politik dhe jo vetëm publikimi i përgjimeve telefonike që bëri dje Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Shkresat risllollën edhe një herë në vemendje çështjet e biznesmenit të përfolur Kastriot Ismailaj.
Gazetari Hoxha pretendoi se ato janë orgjinale dhe janë firmosur nga oficeri i përgjimeve në prokurorin e Përgjithshme, por që deri më tani nuk ka një reagim nga organi i akuzës për vërtetësinë apo jo të tyre
Sipas Abc News, në bazë të shkresave “rezulton se Kastriot Ismailaj me cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation” është hetuar gjatë vitit 2008 nga prokuroria e tiranës për akuzën e pastrimit të parave. Për llogari të këtij hetimi, në shkresa thuhet se Ismailaj është përgjuar për disa muaj. Gjatë këtyre bisedave, prokuroria ka transkiptuar një mesazh që Ismailaj e ka marr në telefonin e tij personal më 22 qershor të 2009. Numri i dërguesit përfundon me 701 dhe sipas gazetarit korespondon me numrin që ka në përdorim kryetarit I LSI-së z.Ilir Meta. Në këtë mesaszh, ndër të tjera shkruhet ‘Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro’. Ky mesazh, sipas gazetarit Hoxha është dërguar nga kreu i LSI duke i kërkuar një shumë prej 200 mijë eurosh”.
Por pavarësisht regjistrimit të kësaj bisede telefonike dhe shumë përgjimeve dhe verifikimeve që janë kryer, Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes penale ndaj Kastriot Ismailajt, me argumentimin se nuk provohet akuza e pastrimit të parave. Pas pushimit të hetimit, prokuroria ligjërisht duhet të asgjesonte përgjimet e kryera, që sipas burimeve, janë asgjesuar CD-it me zërin e regjistruar dhe bisedat janë fshirë nga server i përgjimeve. Por çuditërisht në dosje janë lënë kopjet e bisedave të transkiptuara, të cilat nuk dihet arsyeja e ruajtjes së tyre nga prokuroria.
Vendimi i pushimit të hetimeve për Ismailajn, me urdhër të Drejtorit të heitmit dhe ndjekjes penale në prokurorin e përgjithshme Kostaq Beluri është shfuqizuar në prill të 2015, gati dy vite pasi qeverisin mazhorancën kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kreu I PS Edi Rama. Koha e shfuqzimit të këtij vendimi, përkon edhe me debatet që qarkullojnë për ftohjen e marrëdhënive mes kryeministri Rama dhe kreut të Kuvendin Meta.
Tashmë dosja ndaj Ismailajt ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku do të përgjigjet për d yakuza, atë të pastrimit të parave dhe veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda, por që këto përgjime nuk mund të përdoren për shkak se ka një vendim asgjesimi të tyre.
















