• Latest
  • Trending
  • All

Hajdari, prokurori pro reformës: Ja pse e transferuan

19/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Hajdari, prokurori pro reformës: Ja pse e transferuan

19/12/2015
in Lajme, Vendi

Në një prononcim për gazetën “Mapo”, ish-kryeprokurori i Apelit në Tiranë tregon rrugën që do të ndjekë pas transferimit të tij në Shkodër, që erdhi me propozim të kryeprokurorit Llalla dhe dekret të presidentit Nishani. Mendimet e tij për reformën dhe propozimi për juri në gjyqësor. Hajdari: “Vendimi i transferimit, i kundraligjshëm dhe i paracaktuar, do i drejtohem Gjykatës Administrative”.   

Reforma për drejtësinë është në prag. Nuk dihet nëse po ndiejnë ndopak frikë të korruptuarit gjyqtarë, prokurorë,  avokatë e oficerë të policisë gjyqësore. Për ta mund të ketë një shpresë, që morëm sa morën në “parajsën” e krijuar, ku vunë aq pasuri sa për t’ua lënë trashëgim edhe stërnipërve dhe tani është koha të ndalin, por gjithnjë duke e kthyer kokën pas, se një ditë çekani i drejtësisë mund të bjerë edhe për ta. Gjatë ka shkuar, por koha është tani, që reforma të mos mbetet më vetëm perceptim, seminare pa fund, apo diskutime tejet boshe të politikës. Më të zjarrtët, shumë aktivë për reformën në sistemin tonë të drejtësisë, janë ambasadorët e huaj, veçanërisht ai amerikan, Donald Lu, që me një shqipe të ngadaltë por fort të pastër, ka artikuluar qartë se të korruptuarit duhen futur në burg. Por ambasadorët sa kanë komentuar pjesën politike të një reforme, pasi janë të tjerë që dhanë propozime në detaje për të transformuar përfundimisht sistemin e drejtësisë, veçanërisht gjyqësorin dhe prokurorinë. Një prej tyre është prokurori Shkëlqim Hajdari. Në karrierë eci ngadalë, por gjithnjë në ngjitje, deri dy vite më parë, pasi një “shtysë” nga lart e riktheu më poshtë në funksion, por jo aq në idetë apo idealet e tij. Tashmë ai do të jetë një prokuror i thjeshtë në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, pas propozimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe dekretimit të Presidentit të vendit, Bujar Nishani, për një lëvizje të tillë. Ishte një “mllef” i vjetër apo një lëvizje e pambështetur ligjërisht, këtë dilemë është koha para që do e provojë, por më në retrospektivë, prokurori Shkëlqim Hajdari dhe kryeprokurori Adriatik Llalla kanë pasur konflikte të forta. Kujtohet ajo e një viti më parë, kur u raportua se kreu i institucionit qendror të akuzës nuk kurseu as sulmin fizik. Por më shumë se një “zënkë kolegësh”, çështja mes tyre lidhej me reformën në drejtësi dhe disa ndryshime në ligjin për funksionimin e prokurorisë. Është nga të paktët drejtues të lartë të sistemit të drejtësisë që ka artikuluar prerë se prokurorët duhet t’iu vënë prangat kolegëve të korruptuar. Në tryezën e 3 dhjetorit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, teksa diskutohej për reformën në drejtësi, Hajdari ishte i pranishëm, i ftuar prej tyre. Më vonë do të vinte lëvizja me urdhër nga lart dhe në një kohë rekord, edhe kreu i shtetit dha miratimin e tij. Ish-kryeprokurori i Apelit në Tiranë, njëherësh tre vjet më parë edhe kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, ka vendosur të ndjekë një tjetër rrugë për atë që e quan një transferim të kundraligjshëm. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Mapo”, Hajdari komenton lëvizjet e tij, problematikën e sistemit të drejtësisë dhe reformën që pritet të miratohet.

Reforma në drejtësi është epiqendra e diskutimeve në muajt e fundit, ku janë përfshirë edhe aktorët kryesorë të diplomacisë së huaj. Ju, çfarë mendimi keni për këtë nismë?

Për reformën në drejtësi, jam shpresëplotë që do krijojë një faqe të re në historinë e drejtësisë në vendin tonë. Veç vlerësimesh edhe unë kam vërejtjen që gjykatat e shkallëve të para duhet të gjykojnë me juri. Kam qenë i këtij mendimi, janë edhe të tjerë që më mbështesin në këtë ide. Jam i bindur që gjykimi me juri do rrisë pjesëmarrjen e publikut në dhënien e drejtësisë dhe të minimizojë në maksimum aktet korruptive që ndodhin sot në sistemin e drejtësisë.

Ditët e fundit, Prokurori i Përgjithshëm propozoi transferimin tuaj si prokuror nga Prokuroria e Apelit në Tiranë, si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Shkodër. Si e konsideroni këtë lëvizje?

Këtë transferim e konsideroj të pambështetur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Shqipërisë. Ky vendim është marrë në shkelje të ligjit, pasi si unë edhe persona të tjerë prokurorë që janë transferuar këtë radhë, si edhe i herëve të tjera më përpara, nga një rreth në tjetër apo brenda një rrethi por në shkallë më të ulët, është në kundërshtim me ligjin. Këtë e argumentoj, pasi ligji garanton se nuk mund të bëhet asnjë transferim pa pëlqimin e prokurorit që do të transferohet. Kjo e drejtë është fituar me ndryshimet që pësoi ky ligj në 2009. Ashtu si edhe prokurorët e tjerë që janë transferuar në mënyrë të paligjshme, unë do paraqitem në prokurorinë ku jam caktuar dhe njëkohësisht do i drejtohem Gjykatës Administrative për ta goditur këtë dekret si antiligjor. Gjithsesi, një pjesë e prokurorëve i kanë fituar gjyqet.

Për rastin tënd ka dy shkarkime dhe transferime brenda vitit. Fillimisht u shkarkuat nga funksioni i kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit Tiranë dhe më pas kaluat në prokuror të thjeshtë po në këtë institucion. Ndërkohë, pak ditë më parë erdhi një tjetër lëvizje për ju, kur u transferuat në Prokurorinë e Rrethit Shkodër. Përse mendoni se kanë ndodhur këto lëvizje?

Rasti im është specifik, në njëfarë mënyre është hakmarrje personale, në shkelje të ligjit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Adriatik Llalla. Kisha besim se Presidenti i Republikës duke zbatuar ligjin, do e ndalonte këtë hakmarrje primitive, por nuk ndodhi kështu. Unë mbetem prokuror i republikës, i betuar mbi Kushtetutë dhe jam mësuar të goditem në mënyrë të paligjshme, por që t’i zgjidh gjërat në mënyrë të ligjshme.

Në raste transferimesh apo emërimesh të prokurorëve duhet edhe miratimi nga ana e Presidentit të Republikës, që në këtë rast e aprovoi brenda 24 orëve propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, përse mendoni se ka ndodhur kjo?

Presidenti i Republikës, në bazë të ligjit ka 30 ditë kohë që të dekretojë ose të mos dekretojë një propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Ky reagim brenda 24 orëve nga ana e Presidentit me dekret, më bën të dyshoj se vendimmarrja ka qenë e paracaktuar mes dy institucioneve, ndoshta me përfshirjen edhe të segmenteve të caktuara politike që nuk dëshirojnë kryerjen e reformës sa më shpejt në drejtësi.

Karriera e Shkëlqim Hajdarit

1993, shef i policisë hetimore, Komisariati nr. 4 Tiranë

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

1995, oficer policie gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës

2002, prokuror në Tiranë, i emëruar nga presidenti Moisiu

2008 -2014, drejtues i Prokurorisë së Apelit

Çështjet kryesore të hetuara:

1994, çështja e Remzi Hoxhës

1995, vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi

1998-2000, pjesëtar i grupit të hetimit të çështjes “Hajdari”

2013, mbron në Gjykatën e Apelit “Gërdecin” dhe “21 janarin”

Previous Post

“Rojet private të bankave kanë precedentë penalë”

Next Post

Tronditëse: Vdes nga i ftohti një foshnje në Durrës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tronditëse: Vdes nga i ftohti një foshnje në Durrës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.