Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit deputetëve opozitarë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, dhe masën e arrestit shtëpiak deputetes Donika Kadaj-Bujupi, raporton Koha.net.
Sipas vendimit të marrë sot nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj gjykate, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të tre depytetë të Lëvizjes Vetëvendosje, do të mbahen në paraburgim edhe dy muaj, deri më datën 17 shkurt 2016.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, do të qëndrojë në arrest shpëpiak edhe dy muaj.
Ky aktvendim është marrë pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër deputetëve për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale.















