• Latest
  • Trending
  • All

Kur hyhet në pyll pa sopatë!

15/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kur hyhet në pyll pa sopatë!

15/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

(Një “buletin shkencor”, që vazhdon të mos jetë “shkencor!”)

Nga Prof. dr. David Luka

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në veprën “Studime gjuhësore” XIII (2011), pata botuar një artikull me titull “Buletin Shkencor” i Universitetit të Shkodrës ‘L. Gurakuqi’ në numrin 60 të tij”, që niste kështu: Numri i parë i “Buletinit shkencor” të Universitetit të Shkodrës (në atë kohë quhej ‘Instituti i Naltë Pedagogjik Dyvjeçar’), është botuar më 1957. Tirazhi, 1000 kopje. 10 vjet më vonë (1967), tirazhi ishte 700 kopje. Në vitin 2007, 150 kopje. Në vitin 2010, në numrin 60 të tij, tirazhi zbriti në 110 kopje. Pasqyra e mësipërme nuk ka nevojë për koment.

Duke u përpjekur të vërtetoj që “Buletini” nuk është revistë kuriozitetesh, ku mund të shkruajë kushdo e çfarëdo; pata sjellë si shembull artikullin “Gabriel Anseja për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar”. Artikullshkruesi donte të na vinte në dijeni se Anseja në shkrimet e veta “… mbron teorinë se legjendat për perënditë dhe heronjtë e mitologjisë mbështeten në pjesë të madhe në lojë fjalësh, ose si thuhet zakonisht tek etimologji të rremaose etimologji popullore …” Tanimë, edhe studentët e universitetit e dinë se “lodrat e fjalëve” dhe “etimologjitë popullore” nuk janë shkencë. Është pikërisht kjo edhe arsyeja që, megjithëse Anseja u dërgoi letra, përveç të tjerëve, edhe prof. E. Çabejt, ai asnjëherë nuk mori përgjigje prej tyre.  Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. G. Anseja hyn në radhën e atyre gjuhëtarëve që i përkisnin fundit të shek. XIX dhe që mbronin teorinë e prejardhjes pellazgjike të gjuhës shqipe, tanimë tërësisht e tejkaluar. Argumentet e tyre qenë e vazhdojnë të jenë edhe sot joshkencore, duke mos iu nënshtruar zhvillimit të kësaj shkence deri në ditët e sotme. Pra, të vjetër e të vjetruar. Anseja ngjan të jetë një ndër përfaqësuesit më modestë të kësaj teorie.

Për të vërtetuar jo vetëm inkompetencën e një artikullshkrueseje e, gjithashtu, pakujdesinë e palejueshme të recensentëve, unë pata marrë si shembull shkrimin me titull “Fjalësi i Bogdanit në fjalorin e Bashkimit”, ku lënda e përzgjedhur nuk përbënte objekt studimi. Autorja e këtij artikulli, duke qenë e re në moshë, ngjan nuk kishte as përgatitjen, as njohjen e plotë të lëndës të cilën trajton në shkrimin e saj e as përvojën, së bashku me metodën, të domosdoshme për punime të kësaj natyre. Në përmbyllje pata theksuar se vërejtjet e mësipërme besoj mjaftojnë për të nxjerrë përfundimin që ky artikull, kështu siç paraqitet, është i pabotueshëm për një “Buletin shkencor”, sepse më tepër çorienton se orienton. Ndërkaq nuk mund të rrija pa përmendur se nuk ishte e hijshme as për autoren e këtij punimi, as për recensentin dhe as për “Buletinin”, që kishin lënë të kalonin gabime drejtshkrimore deri te emri i profesorit tonë të nderuar Eqrem Çabejt, që në artikull shkruhej Eqem Qabej (!?, f. 75).

Artikujt e tjerë, të botuar në këtë numër, ishin pothuaj të gjithë të shkruar nga pedagogë të Universitetit, që vazhdonin kurset speciale për master e doktorantura. Për të marrë gradat shkencore të përmendura më sipër, atyre u duhet doemos të botojnë tre artikuj te një organ që i njihet kjo e drejtë. Pra, artikujt e botuar këtu, janë pothuaj të gjithë pjesë të temave përkatëse të doktoranturave, të cilat, në shumicën e rasteve më tepër se mendimet e vetë autorëve, shprehin idetë e profesorëve që i udhëheqin në kryerjen e temave përkatëse.

Ky recension i gjatë mbyllej me fjalët: “Jo rastësisht e nisa këtë shkrim duke llogaritur tirazhin e revistës nga botimi i parë deri më sot. Sepse, po vazhdoi kështu, ka mundësi që në të ardhmen të zbresë edhe më tepër.”

***

Pata menduar se shkrimi i sipërm do të mirëpritej nga redaksia e “Buletinit” dhe se vërejtjet e mia do të merreshin sadopak në konsideratë. Mirëpo, ngjau e kundërta.

Në numrin 64 (viti 2014) botohet artikulli me titull “Prania e sllavizmave në fjalorin e Gazullit”. Ky artikull jo vetëm që ishte konceptuar gabim, por që nga nisja e deri në fundin e tij ishte mbushur me gabime e pasaktësi të palejueshme për një artikull shkencor e që botohej në një revistë shkencore të një universiteti. Aq më tepër kur artikuj të kësaj natyre, përveç vlerave shkencore, kanë edhe vlera kombëtare, sepse bëhet fjalë për marrëdhëniet shqiptare-sllave, të cilat shërbejnë edhe si argumente për probleme madhore të historisë së kombit tonë, për të vërtetuar autoktoninë, si edhe për të kundërshtuar me argumente shkencore tezat antishqiptare shoviniste të shumë autorëve sllavë. Kemi të bëjmë, në këtë rast, me tema tepër delikate, ku gabimet e pasaktësitë kthehen në dëmin tonë.

Për këtë shkak unë dërgova për botim në “Buletinin” e Universitetit tonë shkrimin me titull “Kur hyhet në pyll pa sopatë”. Artikulli përfundonte kështu:

Natyrisht përgjegjësia kryesore për mangësitë, pasaktësitë dhe të metat në artikullin e mësipërm, bien së pari mbi autoren e këtij shkrimi. Po ndërkaq nuk përjashtohet këtu përgjegjësia thjesht shkencore e redaksisë së revistës “Buletin shkencor”, organ i Universitetit të Shkodrës e veçanërisht e recensentit, që lejoi botimin e artikullit në gjendjen që paraqitet sot.

Artikullshkruesja është gjuhëtare e re, që po përpiqet të japë ndihmesën e vet në fusha të vështira të gjuhësisë historike shqiptare, punë që nuk paraqitet kurrë e lehtë. Ajo në këtë situatë duhet ndihmuar që të punojë sa më mirë që të jetë e mundur. Mirëpo, redaksia e “Buletinit shkencor” nuk ka në përbërjen e vet asnjë historian të gjuhës shqipe, të afirmuar si të tillë. Duhet thënë, ndërkaq, se ajo e kishte një të tillë, po e hoqi nga redaksia, sepse ai pati guximin ta kritikonte, pikërisht për veprime të tilla të papërgjegjshme. Pra, për botimin e artikujve të parecensuar e me gabime të palejueshme, që ulin prestigjin dhe nivelin e revistës së një universiteti.

Meqë artikulli, ashtu siç e pritja, nuk u botua, unë i shkrova një letër redaksisë së “Buletinit”, me këtë përmbajtje:

Me 2 mars të këtij viti (2015) kam dërguar për botim shkrimin me titull “Kur hyhet në pyll pa sopatë!”. Deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Është tërësisht e drejta juaj  ta botoni ose jo shkrimin në fjalë. E për këtë unë nuk ankohem. Por, është njëkohësisht edhe e drejta ime që të marr një përgjigje për fatin e këtij artikulli. E këtu nuk kemi të bëjmë me dëshira, por me detyrim ligjor institucional. Kërkoj, pra, të mësoj se cili ka qenë shkaku që redaksia e “Buletinit” vendosi për të mos e botuar këtë shkrim? Njëkohësisht të mësoj se cilat kanë qenë argumentet (përkat. vërejtjet) që e kanë detyruar recensentin të japë mendim negativ. Sepse unë e njoh mirë procedurën që duhet të ndiqet në të tilla raste.

Tani, duke munguar përgjigjja juaj, mua më lind dyshimi që arsyet për mos botimin e shkrimit të sipërpërmendur nuk janë aspak shkencore.

Duke respektuar rregullat, që ndiqen në të tilla raste, unë e dërgova së pari  “recensionin” përkatës në “Buletinin” tuaj. Meqë Ju refuzuat botimin e tij, besoj që më lind e drejta ta dërgoj atë në ndonjë revistë tjetër, gjithsesi edhe me përgjigjen tuaj. Sepse çështjet duhen sqaruar deri në fund. Artikullin tim unë e kam shkruar që ta lexojnë të interesuarit. Dhe ata do ta lexojnë atë.

Nuk e kam ndërmend të nis “luftën” me Ju. Po ndërkaq, në qoftë se nuk më jepni përgjigje të argumentuar shkencërisht për shkaqet që ju kanë shtyrë që të mos e botoni shkrimin përkatës, unë do ta bëj këtë çështje objekt të opinionit shoqëror.   Qëndrimi juaj (në këtë rast) nuk është as shoqëror, as dashamirës, as korrekt e as institucional.

Ky është mendimi im. Tani po pres përgjigjen tuaj. (Letra mban datën 23 nëntor 2015).

Përgjigjja më erdhi në datën 4 dhjetor. Aty shkruhej:

“Fillimisht dëshirojmë t’ju shprehim vlerësimin për bashkëpunimin tuaj të çmuar prej shumë vitesh në Buletinin Shkencor dhe në botimet e tjera të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Vetëm gjatë këtij viti në vazhdim janë botuar “Pavarësia dhe albanologjia”, Studime shqiptare 21, “Buletini Shkencor nr. 65, 2015” dhe “100 vjet revista “Hylli Dritës”, Studime shqiptare 22, me rreth 1100 faqe shtypi. Janë në proces edhe katër vëllime “Studime shqiptare”. Duke ju përgjegjur kërkesës suaj ju bëjmë me dije se artikulli juaj “Të hysh në pyll pa sopatë” në mbledhjen e rregullt të redaksisë për miratimin e lëndës për Buletinin Shkencor nr. 65, 2015 është vendosur në mënyrë kolegjiale që të mos botohet.

Me besim në mirëkuptimin tuaj mirëpresim artikuj për numrat e ardhshëm. Me nderim të veçantë dhe konsideratë …”

Që artikulli nuk u botua këtë e mora vesh kur doli në qarkullim revista. Ndërkaq unë kam kërkuar të mësoj arsyet e mosbotimit, të cilat duhet të jenë pasqyruar në vërejtjet e bëra nga recensenti. Të tjerat janë fjalë boshe. Mirëpo kjo ngjan është “shije e athtë” për ato që nuk janë mësuar me debate e diskutime shkencore të mirëfillta.

“Vendimet kolegjiale” në shkencë nuk janë gjithnjë të drejta. Ky term “kolegjial” të kujton vendimet e organizatës-bazë të partisë. Në shkencë fiton gjithnjë argumenti. Në rastin tonë kemi një redaksi që e vë veten në rolin e mediokrit, profanit dhe të paaftit për të gjykuar një artikull që trajton një çështje të historisë së gjuhës shqipe, duke mos qenë asnjëri prej anëtarëve të saj specialist i kësaj fushe. Në krah tjetër, përballet një specialist i mirëfilltë, pedagog i kësaj lënde në shkallën e dytë (master), me 20 vëllime të botuara, i cili ka plot 45 vjet që merret me këto studime, Në mes është artikulli, i konceptuar krejtësisht gabim, i hartuar prej një studiueseje që nuk di si shkruhet as emri i prof. E. Çabejt, të cilin nuk e ka konsultuar as në ato raste kur profesori ynë i nderuar, për të përcaktuar prejardhjen e një fjale, i drejtohet Gazullit, po tani me inicialet FR, për arsyet që tashmë stërdihen. Të gjitha ata sllavizma, që artikullshkruesja i përmend te Gazulli, Çabej i ka kaluar nëpër duar, natyrisht kur ai i ka çmuar si të tilla, e që sillnin diçka të re e të panjohur deri më atëherë. Autorja ka përsëritur keq ata që të tjerët para saj i kanë thënë mirë.

Gabimet, pasaktësitë, mangësitë etj., në artikullin për të cilin po flasim, në disa raste i bien ndesh shkencës shqiptare, duke u sjellë dëm përfundimeve të arritura deri më tani, veçanërisht për autoktoninë e popullit shqiptar. Dhe unë e kisha për detyrë të mos qëndroja indiferent ndaj këtyre pasaktësive, pavarësisht se prekeshin interesat dhe prestigji i “Buletinit”. Sepse kemi të bëjmë këtu me interesa kombëtare që dalin mbi vendimet “kolegjiale” të një redaksie të papërgjegjshme. Dielli nuk mbulohet me shoshë!

Ndërkaq unë bëj me dije se artikullin në  fjalë “Kur hyhet në pyll pa sopatë” e kam botuar në vëllimin “Studime gjuhësore” XVII. Tashmë ai do t’i nënshtrohet opinionit shkencor. Të shohim tani se kush ka të drejtë!

Shkodër, më 10 dhjetor 2015

Previous Post

Megjithëse politika toskë-gegë është më e vdekur se bunkeri…

Next Post

Aleanca mes Turqisë dhe SHBA, nga pikëshikimi i interesit kombëtar turk

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Aleanca mes Turqisë dhe SHBA, nga pikëshikimi i interesit kombëtar turk

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.