• Latest
  • Trending
  • All

Gazsjellësi TAP, regjistrohen mbi 1000 të punësuar

07/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gazsjellësi TAP, regjistrohen mbi 1000 të punësuar

07/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Gazsjellësi TAP, i cili në vendin tonë do të kalojë në 38 komuna dhe është në fazën e parë të punimeve, deri tani numëron 1050 persona  të punësuar dhe gjatë 2 viteve në vijim do ndihen efektet pozitive, pasi do të bëhet edhe lëvrimi i fondeve për subjektet e prekur. Gjatë fundjavës, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në rrethin e Korçës, në rrugën që lidh fshatrat Vithkuq e Shtyllas. Përfaqësuesit e qeverisë morën garancinë, se kompania do mbajë përgjegjësi sociale dhe do të përgjigjet për problemet në komunitet që mund të krijohen nga ndërhyrjet për ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz që nga rajoni i Kaspikut.

Duke e cilësuar një projekt jo të thjeshtë, që mund të shoqërohet edhe me probleme, Peleshi tha se është e nevojshme që konsorciumi në radhë të parë të mbajë përgjegjësi sociale në raport me komunitetin, që preken nga ndërhyrjet për të krijuar terrenin e duhur të gazsjellësit TAP. “Ka nevojë edhe për një përgjegjësi sociale të konsorciumit në radhë të parë, në raport me komunitetet sepse nuk është një projekt i thjeshtë dhe duhet ta themi. Të përgatisim edhe veten tonë, edhe komunitetin se është një projekt i vështirë derisa të realizohet, do të krijojë problemet e veta në funksionimin e jetës së përditshme në komunitet por natyrisht që edhe përfitimi është disa-fish më i madh”, tha ai duke folur edhe për garancinë që ka dhënë kompania për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e veta sociale, në mënyrë që komuniteti në vazhdimësi ta shohë këtë projekt si përfitim dhe jo si një kosto”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Edhe ministri Gjiknuri foli për kujdesin që duhet treguar ndaj komunitetit, pasi veç avantazheve nga ky projekt, duhet të shmangen efektet negative të investimeve. “Janë bërë shumë investime në pjesë të vështira, me terren të vështirë. Viti 2016-2017, do të jetë dhe viti kryesor ku do të disbursohet pjesa më e madhe e parave dhe do të ketë një ndikim të menjëhershëm në ekonominë shqiptare. Patjetër, qeveria shqiptare po bashkëpunon me kompaninë TAP edhe për të adresuar problemet e komunitetit. Këto ndërhyrje në infrastrukturë sjellin padyshim avantazhe por shoqërohej dhe me probleme dhe ne sot me zv/kryeministrin erdhëm për t’i parë, ashtu sikurse për të menduar se si mund të përmirësojmë efektet tek komuniteti në terma afatgjatë”, u shpreh Gjiknuri.

Punimet

Vetëm gjatë kësaj faze të projektit, TAP parashikon rehabilitimin e afërsisht 62 kilometrave rrugë, rehabilitimin e 42 urave si edhe ndërtimin e 2 urave të reja përgjatë gjurmës së gazsjellësit në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Rehabilitimi i rrugëve dhe urave do të mundësojë vijimin e fazave të mëtejshme në ndërtimin e pjesës shqiptare të gazsjellësit TAP. Drejtuesit e TAP detajuan ecurinë për rrugët dhe urat ndihmëse, punime të cilat po zhvillohen ne përputhje me kalendarin e parashikuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për fazat e mëtejshme në ndërtimin e projektit. Shkëlqim Bozgo, menaxher i TAP-it për Shqipërinë u shpreh se ecuria e punimeve po shkon sipas planifikimeve. “Presim që nga fundi i janarit ose fillimi i shkurtit të vijnë në Shqipëri tubat e parë për të filluar transportimin e tyre nga muaji mars përgjatë korridorit të tubacionit. Synimi është nga mesi i vitit që vjen të fillojmë punimet reale për hapjen e trasesë së tubacionit dhe ndërtimit real të tij”, tha ai.

Projekti

Gazsjellësi Trans Adriatik ka filluar ndërtimin në seksionin që kalon në Shqipëri në mesin e këtij viti dhe do të zgjasë afërsisht 3.5 vjet, i ndjekur nga fillimi i funksionimit gjatë vitit 2018. Projekti parashikon që tubacioni, i cili do të përshkojë Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë, do të ketë valvula bllokimi, nga të cilat 10 do të jenë në Shqipëri, që do të shërbejnë për raste të emergjencave apo mirëmbajtjes. Në dy anët e tubacionit do të mbillen breza me pemë në gjatësinë e 3 metrave, ndërsa për banorët që kanë tokat e tyre bujqësore ngjitur me tubacionin nuk rekomandohet mbjellja e bimësisë që ka rrënjë të thella. Në lidhje me ndërtimet që do jenë pranë kalimit të tubacioneve të gazsjellësit, shtëpitë duhet të jenë minimalisht 200 metra larg nga tubacionet e gazsjellësit. Përjashtim mund të bëjnë vetëm raste të caktuara që kanë efekt në komunitet dhe që mund të ndërtohen vetëm pasi të jetë dhënë mendimi i autoriteteve që nuk kanoset asnjë rrezik. Këto raste përjashtuese mund të lidhen me ndonjë rrugë apo pus që kërkohet të ndërtohet. Toka do të merret për strukturat e përhershme të projektit dhe për të lejuar operimin, mirëmbajtjen dhe qasjen emergjente gjatë gjithë jetës operative të projektit.

Kontrata me farmacitë,  shtyhet afati për në mars

Farmacitë që tregtojnë barna të rimbursueshme, do të lidhin kontrata me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, duke nisur nga muaji mars, ndryshe nga sa parashikonte afati brenda këtij muaji. Kjo shtyrje është vendosur, me propozim të Shoqatës së Farmacistëve dhe grupeve të interesit në mënyrë që farmacistët të mos bëjnë inventarë dy herë në vit, ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani, ku një inventar bëhej në fund të vitit dhe një tjetër në mars, pak para se të hynte në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme. Por, në lidhje me këtë ka reaguar Urdhri i Farmacistëve, i cili i ka dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë dhe drejtores së FSDKSH pasi ky miratim është bërë në mënyrë të njëanshme. Ndërkohë, është ngritur grupi i punës që do të merret me hartimin e listës së re të barnave të rimbursueshme. Lista e re e barnave të rimbursueshme do të përcaktohet në bashkëpunim me shefat e shërbimeve.

Rreth dy javë më parë, Fondi, përmes një projekt-kontrate bëri edhe propozimet për funksionimin e farmacive në vend, një pjesë e të cilave, pasi janë diskutuar nga Urdhri i Farmacistëve nuk kanë marrë miratimin. Kështu, përpos rregullave që janë në fuqi për funksionimin e farmacive dhe barnave që ato tregtojnë, në vitin  2016 do të shtohen edhe 5 kërkesa të reja. Farmacia që lidh kontratë për herë të parë, duhet të ndërtohet në mënyrë të tillë që të krijojë mundësi hyrjeje të përshtatshme për invalidët para dhe tetraplegjikë, ndërsa sa i takon sipërfaqes, ajo nuk duhet të jetë më e vogël se 50 metra katror. Gjithashtu, farmacia që lidh kontratë për herë të parë, duhet të jetë në një distancë jo më të vogël se 150 metra nga farmacia ekzistuese me kontratë dhe nëse do të kërkohet ngritja e një subjekti pranë Qendrave Shëndetësore, distanca duhet t’i kalojë 30 metra.

Po ashtu, kontrata pasqyron masa më të ashpra në rregulloren e për tregtimin  e barnave dhe sanksione, të cilat përputhen me ato që kanë hyrë në fuqi nga ligji procedurave tatimore, 1 muaj më parë. Ndër detyrimet specifike, kontrata e hartuar nga Fondi, përcakton se nëse recetat që vijnë nga mjeku, qoftë edhe me mungesën e njërit prej 18 elementeve, duhet të kthehen mbrapsht, duke mos u rimbursuar për pacientët. Një tjetër detyrim për punonjësit e farmacisë është zbatimi i çmimit të shitjes së barnave dhe të kërkojnë rimbursim për barnat e listës. Ndërsa, pacientët e siguruar, duhet ta kenë gjithmonë me vete Librezën e Shëndetit, duke arkëtuar nga të ata,vlerën e tarifës së recetave me rimbursim të pjesshëm, vlerë e cila i mbahet nga rimbursimi. Për recetat e invalidëve të luftës dhe veteranëve me sëmundje kronike, farmacistët duhet të lëshojnë barin, sipas dy mënyrave.

Previous Post

Si u lejua përdorimi i flamurit shqiptar në Kosovë në vitin 1968?

Next Post

Ndahet nga jeta gazetari Zef Lleshi, lamtumira e fundit nesër në 14:00 në Mirditë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ndahet nga jeta gazetari Zef Lleshi, lamtumira e fundit nesër në 14:00 në Mirditë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.