Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Kosovë për vizitën 2-orëshe që do të zhvillojë me presidentin isa Mustafa dhe zëvendësat e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviç në aeroportin “Adem Jashari”.
Kerry është pritur me një ceremoni shtetërore dhe në masa të rrepta sigurie. Kerry pritet të bisedojë me homologun Mustafa për krizën politike në Kosovë, sigurinë dhe luftën kundër ekstremizmit.
John Kerry: Jo gaz lotsjellës në Kuvend
Sekretari amerikan i Shtetit, në fjalën e tij ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së si një hap shumë të rëndësishëm nga qeveria e Kosovës. Kerry shtoi se “diskutuam për çështje të ekonomisë dhe sigurisë”. Sa i takon dhunës së opozitës në Kuvend dhe protestave të dhunshme në rrugë, Kerry mbështeti qeverinë e Mustafës: “Ne nuk do të mbështesim asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do ta vendosim në rrezik të ardhmen e Kosovës. Kanë qenë marrëveshja jo të lehta për t’u arritur, por të gjitha janë bërë në vullnet në dialogut me Serbinë”.
“Dhuna është e papranueshme, njerëzit duhet të dëgjojnë njeri-tjetrin në mënyrë paqësore. Liria e shprehjes do të thotë që njerëzit të thonë atë që mendojnë, ndonëse të tjerëve nuk u pëlqen. Protestat në mënyrë demokratike janë të vlerësueshme. Debati duhet të ndodhë në demokraci, por Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës. Të gjitha partitë duhet të largohen nga përdorimi i dhunës në mënyrë publike. Rruga e përbashkët për Kosovën do të ishte që dialogu”.
Mes të tjerash Kerry i ka bërë thirrje Kuvendit të votojë themelimin e Gjykatës Speciale që do të hetojë krimet e mundshme të ndodhura gjatë luftës së UÇK-së me Serbinë.
Pas vizitës në Kosovë, Kerry do të udhëtojë menjëherë drejt Serbisë ku do të takohet me krerët e shtetit.
Mustafa: Nuk e pranojmë dhunën e opozitës
Në konferencën e përbashkët për shtyp në mjediset e aeroportit, Mustafa vlerësoi përprahjen e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se “po punojmë me palën serbe që popullata serbe të përshtatet në Kosovë. Pas marrëveshjes për stabilizim-asociim,ne presim liberalizimin e vizave. Qeveria e Kosovës është e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë, ndërsa vendimet për demarkacionin dhe Zajednicës mbeten në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi gati të bisedojmë me opozitën, por nuk e pranojmë dhunën në parlament dhe në rrugë. Jemi të vendosur të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo institucion”. Mustafa vlerësoi luftën e SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
















