• Latest
  • Trending
  • All

Bienalja: E gjithë bota në akuarel

25/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Bienalja: E gjithë bota në akuarel

25/11/2015
in Kulture

Ka marrë jetë Bienalja e Parë ndërkombëtare e Akuarelit, e cila ka sjellë në Tiranë 200 artistë nga e gjithë bota. Ndërsa kjo teknikë është shumë popullore jashtë vendit, këtu është i pari aktivitet që e bën akuarelin kryefjalë. Për më shumë vëmendje nga kjo teknikë, e cila në vendin tonë pak duket se i jepet rëndësi. Ka qenë kjo dëshira e nismëtarëve, ka rrëfyer presidenti i Bienales dhe një prej ideatorëve, piktori Helidon Haliti

Nga Suadela Balliu

Aty ku gjuhët ngatërroheshin mes tyre, uji ishte elementi i mjaftueshëm dhe i vetëm për t’u kuptuar. Ujë për bojëra uji, watercolors apo aquarelle…ndërsa piktori indian Amit Kapoor, punonte një peizazh ku mbizotëronte e përhimja duke iu përgjigjur njëherazi pyetjeve kureshtare të kolegëve nga 55 vende të botës të interesuar për stilin e tij të punuarit, teknikën, tendencat që mbizotërojnë në shkollën indiane të akuarelit, për keqkuptimet se kjo teknikë përdoret vetëm për të sjellë natyrën në tablo e jo për portrete apo arkitekturë, për mjediset më të preferuara ku një akuarelist krijon. Ky workshop ishte një prej aktiviteteve të Bienales së Parë Ndërkombëtare të Akuarelit, e cila po zhvillohet këto ditë në Tiranë e që ka mbledhur 200 artistë të njohur të kësaj teknike nga e gjithë bota, duke nisur prej vendeve fqinje të Ballkanit, Evropa Lindore e ajo Perëndimore e deri nga vendet më të largëta si Gana, Maruitis, Indonezi, Filipine, Japoni, Kina, Indi, Ekuador e Peru, Singapor, Siri, Iran etj.

Për të shfaqur krijimet e tyre janë hapur dy ekspozita paralele, një në mjediset e Muzeut Kombëtar e një tjetër në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ndërsa Qendra rinore “Ten” i mirëpriti në demonstrime të drejtpërdrejta dhe workshope.

Ndërsa këto të fundit, janë shumë në modë në mbarë botën, duke i nxitur të rinjtë drejt kësaj teknike që për pjesëmarrësit e bienales është më e ndjeshmja ndër të gjitha teknikat e pikturës, në Shqipëri është i pari aktivitet i këtij lloji, i cili mori jetë nga nisma e shoqatës së artit pamor “Vizart”.

Për më shumë vëmendje nga kjo teknikë, e cila në vendin tonë pak duket se i jepet rëndësi. Ka qenë kjo dëshira e nismëtarëve, ka rrëfyer presidenti i Bienales dhe një prej ideatorëve, piktori Helidon Haliti.

Ambicia është të krijohen sheshe për akuarelin dhe akuarelistët, të ngjashme me ato që gjallojnë prej më se njëqind vitesh në Europë.

Përveç shtrirjes gjeografike që duket gjithëpërfshirëse edhe përfaqësimi në moshë duket se i prek të gjitha brezat në këtë bienale. Shqipërinë po e njohin përmes asaj çka njohin më mirë; akuarelit.

“Kjo është fuqia e artit, këta artistë vijnë dhe prezantohen gjithë së bashku, duke kthyer vëmendjen nga Shqipëria, nga Tirana, duke njohur mikpritjen, bukurinë, ngjyrat e këtij vendi, i shërben shumë promovimit të Shqipërisë në botë”, – do të thoshte gjatë ceremonisë së çeljes së kësaj bienaleje presidenti Haliti.

Megjithë vështirësitë financiare dhe mbështetjes jo të mjaftueshme, ky aktivitet i ka dhënë të gjithë gamën e ngjyrave kryeqytetit, i kthyer në subjekt për akuarelistët e të gjithë botës, të cilët përmes komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave e bënë akuarelin kryefjalë në Shqipëri, me shpresë që nuk do të zgjasë vetëm pesë ditë, sa edhe aktiviteti.

Pikturat në teknikën akuarel janë tejet të lashta, qysh prej vizatimeve në shpella të Europës paleolitike, tek ilustrimet e dorëshkrimet në kohërat e Egjiptit të Lashtë në Mesjetën europiane apo Rilindjen ku akuareli ishte një medium i artit.

Artistët që e kanë zgjedhur si teknikë edhe në kohërat moderne, duket se ia njohin më së miri fuqinë ujin, jo vetëm për të zbutur edhe më të egrën pamje që u shpërfaqet, por edhe si gjuhë e përbotshme për të komunikuar artin…

Të kam lënë malin përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Venecias

Ministria e Kulturës ka shpallur projektin që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 15-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016, me projektin “Të kam lënë malin”- “I have left you the mountain” nga Simon Battisti & Leah Whitman-Salkin and Abake. Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (16 shtator – 27 tetor 2015), shpallur nga Ministria e Kulturës në rolin e komisionerit të pavijonit të Shqipërisë, nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Elisabetta Terragni, Gëzim Qendro, Anri Sala, Adelina Greca, Arta Dollani. Juria, vendimi i së cilës ishte unanim, gjykoi që ky projekt përmbush kriteret e parashtruara në thirrjen e hapur të Ministrisë së Kulturës dhe ka aftësinë për të risjellë vende dhe histori përmes këndimit shumëzërësh. Tema e migrimit që synon projekti, është rrënjosur thellë si në historinë e shkuar, ashtu edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane. Pavijoni Shqiptar i konceptuar në mënyrë të tillë, do të mbushë hapësirën e dhënë me kujtime individuale e kolektive të pathëna dhe shpesh të mbetura në heshtje, përmes një instalimi minimalist dhe të arkitekturës së muzikës polifonike. Programi i këtij “laboratori” të historisë së migrimit dhe zhvendosjes, do të shoqërohet me performanca, debate e workshope të hapura, si dhe me incizime të reja. Dëgjimi kolektiv, respekti për individualitetin dhe aktivitetet e përbashkëta, përcaktojnë një pozicion arkitekturor të fortë në lidhje me temën e përgjithshme të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016. Simon Battisti është arkitekt që punon në Tiranë, teza Fulbright e të cilit solli një studim mbi familjen, (në kundërvënie me bankat) si institucioni kryesor i financave ndërtimore në Shqipëri. Ai është bashkëthemelues i gazetës së studentëve të dizajnit të Harvardit “Very Vary Veri”. Ka punuar në zyra të dizajnit në Los Anxhelos, New York dhe Mumbai. Leah Whitman-Salkin është zëvendësdrejtoreshë e Revistës së Dizajnit në Harvard dhe ish-botuese e Shtypit Sternberg. Ajo ka kontribut në revista botërore dhe ka organizuar një sërë eventesh në fushën e artit, arkitekturës dhe urbanizimit. Abake është një ekip transdisiplinor me qendër në Londër që e ka nisur punën që në vitin 2000. Studioja ka publikuar dhe incizon e publikon muzikë edhe përmes zyrës së tyre në Paris. Ka pasur bashkëpunime në zë edhe me grupe me famë botërore si “Daft Punk” dhe “The Cardigans”. Pjesëtarë të tjerë të ekipit janë: Peter Meanwell- Producent, Edit Pula- Kuratore dhe Këshilltare për Kulturën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Vasil Tole- Muzikolog, Akademik, Sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave si dhe Volker Zander, ekspert incizimesh me bazë në Dyseldorf.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Previous Post

Buxheti i 2016-ës për kulturën: Fokus, dixhitalizimi i pasurive kombëtare

Next Post

Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17-vjeçari shqiptar

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Londër, vritet me thikë në rrethana misterioze 17-vjeçari shqiptar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.