Artisti që kryeson top listat britanike, John Newman, do të performojë për herë të parë në Tiranë, më 29 nëntor në sheshin “Skënderbeu”.
Kështu njofton përmes rrjetit social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, i cili bën të ditur se më 29 nëntor, gjatë Natës së Bardhë në Tiranë, gjithashtu do të organizohen koncerte, muzikë, art, lojëra, filma dhe shumë argëtim.

















