• Latest
  • Trending
  • All

Kush është njeriu shqiptar? Një përgjigje pas 80 vjetësh

20/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush është njeriu shqiptar? Një përgjigje pas 80 vjetësh

20/11/2015
in Aktualitet, Lajme

Libri i ri i Ndriçim Kullës “Kush jemi ne shqiptarët”, një vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin shqiptar

Nga pyetja kush janë shqiptarët deri te përgjigja për njeriun shqiptar kanë kaluar të paktën tre shekuj, kur u artikulua për herë të parë. I pari që e shtroi si studiues në kohët moderne pyetjen “Kush janë shqiptarë?” është studiuesi suedezo-gjerman, Johan Erih Tunman i Universitetit të Halles në librin e tij “Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore”, që u botua më 1774-n. Në këtë libër ai shtron pyetjen: Cilët janë shqiptarët? Si u formua ky popull? Nga doli gjuha e tyre?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ky studiues gjenial e shtroi këtë pyetje në një moshë shumë të re, 26 vjeç, një gjë kjo tërësisht e çuditshme për atë kohë. Sepse Tunman shkruante pikërisht në kohën kur Gibbon do të shkruante fjalët e famshme se “Shqipëria është një tokë që mund të shihet nga Italia, por që është më e panjohur se brendësia e kontinentit amerikan”.

Kështu e nis fjalën e tij studiuesi dhe botuesi Ndriçim Kulla, kur ka riaktualizuar të njëjtin proces dilematik mbi një kuptim identitar dhe sociologjik të shqiptarëve. Dje, në mjediset e “Hotel Tirana”, me një interes të rrallë prej të ftuarve e pjesëmarrësve që përfshinin gjithë fushat, studiues, pedagogë, filozofë, politikanë kanë marrë me vete mendimin më delikat që ka munduar prej më shumë se 80 vitesh vetë plejadën elitare të shqiptarëve, fjala për vitet ’30-të, me një realitet politik po aq aktual sa atëherë.

Bëhet fjalë për librin “Kush jemi ne shqiptarët”, një vështrim historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik mbi kombin shqiptar.

Pas një pune kërkimore, eksploruese por me gjurmë të forta të lexuesit, Kulla jep sot një sociologji pothuaj të parrahur mbi shqiptarët e sotëm e të së shkuarës. Në këto raporte studiuesi ka një jetë aktive edhe në mediat e përditshme, duke ndjekur një model mendimi që sipas tij e kanë shtyrë në mënyrë misterioze drejt një vullneti të paparashikuar për të “zbuluar” shqiptarët, e për ta njohur veten. Në një libër voluminoz prej 400 faqesh, Kulla ndalet në nivele krahasuese për të gjetur përgjigjen e pyetjes “Kush jemi ne shqiptarët?”, raportin tonë me të shkuarën, terrenin dhe formimin psikologjik të njeriut shqiptar, karakterit e tij, vetitë e këqija të karakterit të shqiptarëve, kafenetë si shkollë e formimit të keq të shqiptarit, individualizmi destruktiv, të mirat veti, toskë e gegë, fetë e shqiptarëve, shoqëritë si bashkësia e mjegullt përtej familjes dhe farefisit…derisa pyetja kardinale e tij “Kush jemi në shqiptarët” e ka çuar nga mendimi shqiptar te filozofia shqiptare.

Dhori Kule e ka vlerësuar botimin e Kullës si një lajtmotiv për të pasur një diskutim të intelektualëve shqiptarë, një libër me erudicion të mjaftueshëm për nga referencat e huaja, me literaturë që përmbush një kontribut të pazëvendësueshëm të studiuesit në këtë fushë.

Në fakt, Kulla duke qenë një editor me një bibliotekë të pasur të mendimit shqiptar, si rrallë tjetër ka zbuluar e botuar me këmbëngulje gjithë plejadën e viteve ’30. Pikërisht në këtë kontribut botuesi ka qenë i vëmendshëm në leximet e tij, për të përhapur atë pjesë literaturë të panjohur për 50 vite diktaturë. Ndaj për librin e Kullës, “Kush jemi ne shqiptarët”, Kule me të drejtë ndalet në befasinë e referimit që ka shfrytëzuar studiuesi në këtë vështrim historik mbi njeriun shqiptar.

Kanë shërbyer këto referenca për të paralelizuar përmes autorëve të huaj dhe shqiptarë gjithë mendimet që janë dhënë prej 80 vitesh e më herët, kur kjo dilemë identitare ka nisur të qarkullojë më intensivisht.

Për shembull vlerësohet se Bajroni shfrytëzohet në mënyrë origjinale. Ja një fjali prej këtij poeti: I dua shqiptarët, nuk janë të gjithë myslimanë. Disa nga fiset janë të krishtere, porse feja nuk i bën të ndryshojë sjelljet dhe zakonet e tyre”.

Por, krejt në të kundërtën bashkudhëtari i tij, Bajroni, merr këndvështrim tjetër për shqiptarët duke i përshkruar përmes udhëtimeve të tij si vend barbar nëpër rrugët e të cilit gjendesh mes rreziqesh, një vend ku sundon anarkia, me rrugë tepër të këqija, të lodhshme që gjarpëron mes shkëmbinjsh dhe greminave, ku shfaqet tirania dhe mizoria e bejlerëve, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve vjedhin, ku sundon papastërtia…etj,.

Prej këtej ka ndalur mes të tjerash Kule ka dalë pyetja e dokumentuar e bërë në kohëra të ndryshme, nga perandorë, udhëtarë e studiues të huaj. Këto “shqetësime” mbi njeriun shqiptar, studiuesi Kulla i ka grumbulluar dhe sjellë në libër, duke kërkuar njëkohësisht dhe nga vetë shqiptarët për përgjigje, kur nga pyetjet kush janë del natyrshëm kush jemi ne, shqiptarët!

Ndërsa është tërhequr vëmendja se si edhe autorë shqiptarë kanë mbajtur qëndrim të dyfishtë, në një variant janë glorifikues para të huajve dhe në anë tjetër janë therës, sarkastikë e stigmatizues brenda leximit shqiptar.

Kështu ka ndodhur me Konicën që shkruan një libër për të huajt, “Shqipëria, kopshti i Evropës Juglindore”, ku nxjerr vlerat, bujarinë e zakonet kalorsiake të shqiptare dhe në anën tjetër, shkruan romanin e papërfunduar “Doktor gjilpëra…” ku me satirë stigmatizon fodullëkun e shqiptarëve. Të njëjtën gjë bën edhe Mit’hat Frashëri kur prek plagët shqiptare, në veprën e tij “Plagë shqiptare, po ashtu shkruan edhe një libër me autorë të huaj, si e kanë përshkruar Shqipërinë. Përmendet edhe rasti i Pashko Vasos, kur shkruan një libër në gjuhë të huaj për të huajt duke lartësuar Shqipërinë, ndërsa për shqiptarët bëhet therës në poemën “O moj Shqipni”.

Mes autorëve të huaj, të cilët e kanë parë Shqipërinë e shqiptarët më plot të meta, e të tjerë që kanë dhënë me realizëm e dashuri këtë anë të Evropës së panjohur, në këta paralelizma historikë, Kulla sjell përgjigjen mbi materien shqiptare.

“Ndriçim Kulla na bën ta shohim veten në pasqyrë, në 400 faqe libër është riaktualizim i Shqipërisë në vlerat kombëtare kush jemi, ç’kemi trashëguar, është mënyra sociologjike e mënyrës sonë të jetesës…”, tha Kule.

Vetë botuesi, ka treguar se është përpjekur të organizojë një libër si pjesë elitare me impakt, dhe drejt kësaj lënde ka qenë për të një proces misterioz, pa pasur kuriozitet, si ardhje e mbrujtur, me vullnet të paparashikueshëm. Thotë se puna e tij si botues, nisur si fillim për bukën e gojës, e bërë më pas rrugë jete e ka shtyrë drejt një rivelim të mendimit.

“Pasi kam lexuar këta udhëtarë të huaj, studiues e mendimtarë arrita në paralelizmin historik

duke shfrytëzuar sociologjinë dhe mentalitetin juridik më ndihmuan për t’i portretizuar shqiptarët, të jap modestisht mesazhin që donim të jepnin Eqerem Bej Vlora, Branko Merxhani, Faik Konica etj., gjithë plejada e mendimit të viteve ’30-të. Mesazhin që ata donin ti jepnin Shqipëria 80 vite më parë, sot në kontekst tjetër, megjithëse kemi ndryshuar fare pak ose aspak prej atëherë”.

Në fund të fjalës së tij Kulla ka mbërritur në një përgjigje: “Kush jemi ne shqiptarët? Ne jemi nga europianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Europës, jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi kthyer në Europë, kemi humbur diçka në shekuj nga europianizmi ynë, por pastaj e kemi rigjeneruar, ashtu siç rigjenerohet një plagë. Kur u shkëputëm me dhunë nga Europa i fshehëm

Në gji veglat e ndërtimit të shpirtit europian, që i morëm nga tryeza e Rilindjes Europiane, ku ishim pjesëtarë me karrigen tonë në kohën e Skënderbeut. Me këto vegla improvizuam diçka të re, një shpikje tonën, harmoninë dhe tolerancën mes katër feve, a ndoshta pesë apo gjashtë, nëse do të shtojmë sot edhe hebrenjtë e Shqipërisë që janë ringjallur si komunitet dhe protestantët. Ne jemi një popull i kontrasteve. Kontrastet ekzistojnë edhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualist, bujarë, por vuajmë nga kotësia mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën por jemi edhe dyshues…

Previous Post

Shqipëria, e 115-ta ndër 129 vende për pronësisë intelektuale 2015

Next Post

Londër, dy javë amnisti për armët e zjarrit pas ngjarjeve në Paris

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Londër, dy javë amnisti për armët e zjarrit pas ngjarjeve në Paris

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.