• Latest
  • Trending
  • All

Eni Doda: “ Të punosh në TV-të britanike”

20/11/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 19 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Eni Doda: “ Të punosh në TV-të britanike”

20/11/2015
in Lajme, Udhetimi im

Fjoralba Hysa

Prej disa vitesh Eni është pjesë e grupit të prodhimit të programeve televizive si “Britains got Talent”, “Big Brother” dhe “X Factor”.
Dëshira për të punuar në media ka qenë gjithmonë pjesë e brendshme e saj. Edhe pse prindërit deshën dhe e nxitën atë të studiojë për ekonomi, ajo të parën vuri median.
“Zemra ime ka rrahur gjithmonë për median në fakt. Sa herë shikoja emisione televizive e mendoja se sa e mrekullueshme do të ishte të punoja aty. Në fakultet studiova media, sepse kjo ishte ajo që unë doja, edhe pse e dija që do ta kisha të vështirë të futesha në këtë industri, veçanërisht duke menduar konkurrencën e këtushme. Për një vit pas studimeve nuk gjeta punë. Kështu prindërit më këshilluan të ndërroj drejtim karriere,duke studiuar për ekonomi”.
Edhe pse mbaroi studime të dyta në ekonomi, aplikimet dhe kërkimet për punë vazhdonin të ishin në industrinë e medias. Nuk la producent pa i dërguar e-mail-e dhe pa e kontaktuar. Nuk la television pa dërguar CV. Prej më shumë se një viti aplikimesh dhe kontrolle e-mail-sh në çdo orë të ditës, se mos ndonjëri/a i ishte përgjigjur më në fund, zonja e quajtur Denise Kelly, producente në ITV i ofroi Enit një vend për të punuar në emisionin “Take me out”. Eni aty do të përshkruante një njeri të famshëm. Kjo ishte dhe pikënisja që i hapi rrugët 26-vjeçares për të punuar aty ku ajo kishte ëndërruar gjithmonë. “Për më shumë se një vit kam punuar vullnetarisht. Vetëm kështu mund të provoja që isha njeriu i duhur për këtë punë. Edhe pse e papaguar dhe me sakrifica, falenderoj prindërit e mi për mbështetjen. Veçanërisht gjatë asaj periudhe unë i gëzohesha vetëm faktit që punoja në media”.
Më pas Eni punon në emisionin “Got to dance” në Sky One, ku i duhej të ishte gjithë kohës në lëvizje rreth Britanisë dhe Irlandës duke mbajtur audicione në Birmingam, Mançester, Glasgou, Dublin, Njukastëll dhe Londër. Gjatë kësaj kohe asaj i duhej të kujdesej për
producentët, vipat dhe pjesëmarrësit. « Absolutisht e pëlqeja atë punë. Ishte gjithashtu një mundësi për të eksploruar Britaninë. Është një vend I mrekullueshëm, pavarësisht motit të lagësht».
Kaq kishte ajo sa për të futur këmbët në media dhe pastaj emisionet e presin në radhë. Pasi eksploron Britaninë fillon të punojë në emisionin e shumëndërruar prej saj, «The X Factor ». Për atë ishte një ëndërr e bërë realitet. Më pas në “Britains got Talent”, në festivalin më të madh në botë, atë “Glastonbory Festival” në BBC, “Got to dance” në Sky One dhe “Big Brother” në Channel 5. “Në Big Brother” unë e pashë veten një shkallë më ngushtë me punën e ëndërruar. Atje punoja duke përzgjedhur pjesët më të mira të personave Brenda shtëpisë. E kam bërë këtë punë për të paktën dy vjet.
Kur “Big Brother” mbaroi ajo vazhdoi të angazhohetnë role të tjera në Channel 4. Për momentin 26-vjeçarja punon në ITV në show-n e quajtur “Tipping point”. I pëlqen atmosfera në çdo program ku punon, sidomos kur ajo është në studio. Tek e fundit ka ëndërruar gjithmonë për këtë. “Është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj. Të them të drejtën s’më duket si punë, më duket më shumë si gallatë.
Megjithatë ka raste që punojmë me orë të zgjatura nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 2 të mëngjesit pasardhës. Por e ndjej lodhjen vetëm kur godas shtratin( qesh)”. Me Enin takohem në London Bridge.
Ecëm gjatë për të gjetur një vend të qetë, pa shumë njerëz, ku mund të pinim diçka e të bisedonim në qetësi, jo vetëm rreth materialit të intervistës, por edhe për pak kujtime të bukura fëmijërie. Jemi nga i njëjti qytet dhe, madje kishim jetuar në të njëjtën lagje.
Ndajmë gjithashtu të njëjtin profesion. Teksa ajo më tregonteme dëshirën e madhe, gjithë çfarë kishte arritur të bënte dhe me sa shumë mund kishte ardhur deri këtu, po mendoja se fillimet e saj do kenë qenë ë lehta përderisa ajo ruan ende kaq shumë energji.
Në fakt fillimet e Enit dhe familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishin dhe aq të lehta. Ajo ishte vetëm 10 vjeçe atëherë. Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, ashtu sikurse edhe familjarët e saj. Ia nisën çdo gjëje nga e para. Në fakt kjo nuk mund të të venitet lehtë nga kujtesa sado arritje të mëvonshme të të presin në karrierë. Ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Angli, por ajo më tregon se sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë ka mall për Shqipërinë.
Nuk e besova, duke menduar se ajo tashmë ka çdo gjë këtu, familjen, shoqërinë, punën, çdo gjë.
Në fakt Eni është shumë patriote, madje ajo, për t’i kujtuar vetes se nga vjen mban edhe një tatuazh, ku shkruhet “guri i rëndë në vendin e vet”. “Mirë, apo keq është vendi nga unë vij. Vetëm shpresoj që të vazhdojë të zhvillohet si vend, më mirë nga sa është bërë deri tani. Ai vend ka plot njerëz të talentuar,
edhe këtu në Angli ka plot, por akoma mbeten për t’u zbuluar”, – vazhdon të më rrëfejë Eni me po aq dashuri dhe energji sa dhe në fillim kur më rreshtoi emisionet ku ajo kishte punuar, punë për të cilën tregonte se ndihej dhe krenare, dhe e privilegjuar.
Sa herë që puna i jep asaj ditë të lira pushimi, ajo fluturon drejt Shqipërisë. Për fat të keq, jo në periudha vere, pasi është gjithmonë e zënë me programe. “Edhe kur jam në punë unë s’pushoj duke treguar se sa e bukur është Shqipëria. Njëherë mora një kolegen time në Shqipëri. Ajo absolutisht e pëlqeu atë vend.
Tani pjesa më e madhe e producentëve janë kuriozë të shkojnë dhe të shohin Shqipërinë nga afër”, – më tregon më tej Eni. Dhe nga kjo kuptoj se Eni shfrytëzon edhe njohuritë nga ekonomia gjatë punës, duke iu nxitur endjen kolegëve producentë për të vizituar të mrekullueshmen Shqipëri të saj dhe timen. Sipas saj, për të kuptuar se si bota e sotme funksionon duhet medoemos që gjithsecili të ketë pak mendje biznesi dhe ekonomie.
Tani për tani ajo ka si qëllim të marrë titullin “associate producer” për producentët e rinj. Ka ëndërr që në pak vite kohë të arrijë të ketë shown e saj duke u njohur kështu përfundimisht si producente ekzekutive.
Këto janë planet e saj më shpejt të pritshme, meqenëse ajo është e mirëvendosur këtu bashkë me familjen, por nëse një mundësi e mirë pune të mirë do t’i jepet në Shqipëri, ajo është e gatshme t’i thotë “po” ofertës prej andej.“Ndoshta në edicionin tjetër të “Big Brother”-it atje”, – shton më tej. Pas gjashtë vite studimesh në degë të ndryshme, pas gjithë atyre e-mail-ve për të kontaktuar producentë, pas gjithë atyre muajve lëvizje nëpër Britani vullnetarisht, vetëm për të treguar se ajo e do atë punë dhe di ta bëjë, kush nuk do të kishte një mesazh për të dhënë dhe, kush lexues nuk do ta mirëpriste atë si shembull?
“Është e vështirë shumë të fillosh punë në profesion sapo del nga fakulteti, sepse mungon eksperienca, por megjithëkëtë, sa më shumë mënyra provoni, më
shumë mundësi do të keni. Gjithashtu, gjithmonë merrni në konsideratë këshillën e prindërve. Ata kanë një jetë të tërë eksperiencë që iu vlen”. Kështu e mbyll rrëfimin e saj 26-vjeçarja, Eni Doda.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Post Views: 80
Previous Post

Agim Therçaj: “Puna ta shpërblen mundimin”

Next Post

Dokumentari amerikan/ “Beteja e Beogradit”, tashmë në celuloid

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Dokumentari amerikan/ “Beteja e Beogradit”, tashmë në celuloid

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.