• Latest
  • Trending
  • All

75 mijë shqiptarë ikën nga Kosova për 6 muaj prej varfërisë

19/11/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 19 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

75 mijë shqiptarë ikën nga Kosova për 6 muaj prej varfërisë

19/11/2015
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy hulumtime që kanë në fokus analizimin e shkaqeve, pasojave të emigrimit të parregullt dhe ndikimin në procesin e integrimit për Kosovën, gjegjësisht, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Periudha më kritike e largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së ishte prej tetorit 2014 deri në mars të këtij viti. Sipas shifrave zyrtare të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, rreth 75 000 qytetarë kanë emigruar në BE. Gjatë muajve tetor-dhjetor 2014, numri i qytetarëve që u larguan nga vendi ishte 25 880, ndërsa kulminacionin kritik e arriti në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015), ku 48,875 kosovarë u larguan nga vendi. Për më tepër, në periudhën janar-mars të këtij viti azilkërkuesit nga Kosova prinin për nga numri i kërkesave për azil, madje renditeshin në vendin e parë, gjegjësisht para vendeve si Siria dhe Afganistani. Sipas hulumtimit të QKSS-së, shkaqet socio-ekonomike renditën ndër faktorët e parë që kanë shtyrë qytetarët të migrojnë në BE. Vendi përballet me shkallë të lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, ku 35.4 për qind e qytetarëve e forcës aktive për punë janë të papunë, ndërsa kjo është më së shumti e shprehur te gjeneratat e reja, gjegjësisht 61 për qind e të rinjve janë të papunë, transmeton qik-u. Azilkërkuesit nga Kosova të intervistuar për qëllime të këtij hulumtimi, janë shprehur se papunësia, kushtet e vështirë socio-ekonomike dhe vështirësia për të gjetur punë kanë qenë arsyet pse janë larguar jashtë vendit për një perspektivë më të mirë. Sidoqoftë, vendet e BE-së kanë bërë të qartë se nuk do ketë azil për kosovarët për çështje ekonomike. Faktori i dytë që ka ndikuar në rritjen masive të numrit të azilkërkuesve ka ardhur si rezultat i rrjeteve kriminale të kontrbanduesve që operonin në Kosovë dhe Serbi, që kontrabandonin migrantët kosovarë përmes Serbisë drejt BE-së. Rruga kryesore e migrimit të kosovare drejt BE-së ishte përmes Serbisë, përkatësisht qytetit të Suboticës ku ishin të përqendruar rrjetet e kontrabandistëve që bënin transportimin e migrantëve prej atje drejt Hungarisë. Ky hulumtim tregon që as autoritetet përkatëse serbe nuk ishin të gatshme të luftonin kontrabandistët dhe se ishin të dijeni të funksionimit të këtyre grupeve deri në momentin kur kjo çështje mori përmasa alaramante. Edhe mungesa e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës me atë të Serbisë. Gjatë periudhës kritike të migrimit masiv të kosovarëve, është vënë në pah se institucionet e Serbisë nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë me ato të Kosovës për parandalimin e migrimit të parregullt dhe migrimit ilegal. Sipas Policisë së Kosovës, pala serbe nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim sa i përket luftimit të grupeve të kontrabanduesve dhe për të parandaluar migrimin ilegal. Sidoqoftë, institucionet e Serbisë nuk dhënë asnjë informacion për këtë çështje. Nga ana tjetër, Serbia u aktivizua për të parandaluar migrimin ilegal të kosovarëve vetëm në momentin kur për këtë pati presion nga shtete të BE-së, veçanërisht nga Gjermania. Migrimi, rikthimi dhe procesi i riintegrimit paraqesin një nga shtyllat kryesore në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto çështje u bënë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës fill pas marrjes së udhëzuesit për liberalizimin e vizave. Rrjedhimisht, këto dy elemente monitorohen me kujdes nga Komisioni i BE-së vit për vit, për të shënuar progresin ose regresin e bërë në këtë drejtim. Megjithatë, fluksi i madh i migrantëve ka bërë që opinioni publik në Kosovë të ngre pyetje mbi lidhjen e mundshme ndërmjet procesit të liberalizimit të vizave dhe rritjes së migrimit të parregullt. Duke qenë ndër kushtëzimet kryesore për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian e shikoi procesin e ripranimit pozitivisht deri më 2014. Megjithatë, fluksi e migrimit të kosovarëve hapi një kapitull të ri sfidues për autoritetet e Kosovës; ai me shumë gjasë do të ndikojë në vlerësimin e 2015 në aspektin e numrit të azilkërkuesve, duke sfiduar MPB që ta menaxhojë aktivisht procesin e ripranimit si tërësi, për të demonstruar se BE e merr këtë çështje seriozisht. Duke u ballafaquar me një rrjedhë masive migrimi dhe aplikimesh për azil, shtetet anëtare të BE-së, në veçanti Gjermania, Austria e Hungaria, u përgjigjën praktikisht “me zero për qind” normë miratimi për kosovarët. Vendimi për kthimin e azilkërkuesve nga Kosova u mor në bazë të vendimit se Kosova konsiderohet vend i sigurt origjine dhe se qytetarët mund të kthehen të sigurt nga gjithsej 12,780 vendime, pra afro 99%, ose 12.605 ishin negative. Prandaj, këta qytetarë do të deportohen (kryesisht mbi baza vullnetare) me sanksione dhe ndalim rihyrjeje në gjithë zonën Shengen. Si pasojë e kësaj, ritmi i përgjigjeve ndaj numrit të kërkesave për azil nga Kosova është shumë i shpejtë, prandaj ky departament ka procesuar rreth 14.000 raste deri tani. Ndërsa, procesi i ripranimit radhitet mes kritereve teknike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkatësisht në Planin me Nivele Teknike që duhen përmbushë nga Qeveria e Kosovës, mbetet megjithatë një aspekt politik prapa procesit, duke marrë parasysh numrin e votave të nevojshme nga shtetet anëtare të BE-së. Migrimi masiv riktheu përqendrimin prapë mbi Kosovën, duke ngritur vëmendjen te nevoja për përmirësime politike, ligjore, sociale e ekonomike në përafrimin e saj drejt BE-së. Ndërsa aspekti teknik mund të përmbushet lehtë në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE, është mjaft e vështirë të rifitohet besimi i vendeve të BE pas migrimit masiv. Vështirësitë shfaqen në mendimet e shteteve anëtare dhe në vullnetin e tyre për ta dhënë një votë mbështetëse që potencialisht do të frymëzonte më tej migrimin masiv. Për më tej, migrimi masiv i ka kontribuar një qëndrimi përgjithësisht të pafavorshëm ndaj Kosovës dhe se ka shtete të BE-së që shfaqin hezitim në këtë aspekt. Për më tej, rastet paraprake në Ballkanin Perëndimor, si ai i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë nuk kanë shërbyer si shembuj të mirë të regjimit pa viza – si politikë e BE-së në vetvete. Regjimi pa viza frymëzoi qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës që të kërkojnë azil në vendet e BE-së menjëherë pasi u mor vendimi për liberalizim.

Post Views: 51
Previous Post

De Biasi “i shkarkoi” të gjithë rivalët në Euro 2016

Next Post

Vlora Çitaku e nervozon keq Daçiqin në KS të OKB

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Vlora Çitaku e nervozon keq Daçiqin në KS të OKB

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.