• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfimi: Takimi i fundit, Matilda u tremb kur pa Edin që po vinte

15/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Rrëfimi: Takimi i fundit, Matilda u tremb kur pa Edin që po vinte

15/11/2015
in Kulture

Regjisori Muharrem Fejzo përshkruan në librin e tij punën për filmin “Muri i gjallë”, i cili u braktis nga aktorja Matilda Makoçi pa asnjë arsye. Po çfarë shkruan ai për takimin me të, pas braktisjes, takim që rezultoi dhe i fundit me Makoçin-aktore?.

“Xhirimet gjatë atij muaji vazhduan mirë. Ajo rrjedhë e punës sonë u ndërpre në xhirimet që kishim në rrënojat me gurë qiklopikë të Zgërdheshit në Krujë. Po prisnim të vinte nga Tirana, “Gelina” – Matilda Makoçi…

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

…Ajo persiatje ëndërronjëse u ndërpre nga frenimi i një makine. Në fund të kondrinës u shfaq “Gazi” dhe që andej u ngjit me një frymë Gjergj Xhuvani, i lodhur dhe i djersitur. Duka dihatur më thotë: “Matilda nuk gjendet. Ku nuk e kërkuam!” Ishte një rrjedhë akulli që rrëmbeu gjithë grupin.

Një ditë të diel, në shëtitoren e gjerë të qytetit, takoj Matildën. Dukej tepër e brengosur. Erdhi e ndrojtur, me fytyrë të vrarë nga pagjumësia dhe me fjalët që i mbeteshin në grykë:

-Të më falni, më falni shumë. Nuk arrita dot t’ju njoftoj…| e ndërpreu fjalën e frikësuar se në drejtim të saj po vinte djali i Kristaqit, shokut tim të liceut. Me ngut dhe në lot në sy foli e përshpejtuar:

–       Do të nisem për në Greqi. Kam një hall të madh…të më kuptoni…”, – dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta. Kushedi ç’fjalë gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë më humbi nga sytë sot e kësaj dite. Punë e tyre.”

Edi Rama dhe Matilda Makoci

Muharrem Fejzo

Askush nuk flet sot të paktën jo publikisht, për një nga aktoret më të bukura të viteve ’80, Matilda Makoçin. Jo pse është harruar; filmat ku ka qenë protagoniste shfaqen me dhjetëra herë në kanalet e filmave shqiptarë por, edhe të mos ishte kështu, nuk do të ishte harruar sidoqoftë. Ata që banojnë pranë saj, apo që kanë pasur mundësinë ta shohin këto vitet e fundit, tregojnë për një Matildë të shndërruar; duhet vëmendje kirurgu për ta njohur.

Asnjë nga tiparet e forta nuk i ka ngelur më në fytyrë. Me flokë tashmë të zbardhur ca nga vitet e ca nga jeta e vështirë që ka bërë, prej Matilda Makoçit kanë mbetur tashmë vetëm rolet dhe, më mirë që është kështu. Ca gjëra të bukura, e mira është të mos i shohësh të tjetërsuara. Prej saj nuk u mësua asnjëherë pse e braktisi filmin. Edhe ai që mendoni se ka qenë roli i fundit, nuk ka qenë i tillë… Makoçi e ka braktisur aktrimin në mes të xhirimeve, pa dhënë shpjegime. Është larguar dhe kaq… Në kujtimet e tij të zbardhura te libri “Të pathënat”, regjisori Muharrem Fejzo tregon për atë që do të ishte roli i saj i radhës, te filmi “Muri i gjallë”.

Xhirimet gjatë atij muaji vazhduan mirë. Dhjetori do të hynte me shi dhe dëborë. Në kinemanë e qytetit, në orët e vona, shikonim materialet e xhiruara dhe vumë re punën e lavdërueshme të Ilias, Bashës, Lamajt e të tjerëve. Kaloi me të qeshura episodi i vështirë i tre vëllezërve që lundrojnë me një trap. Era frynte si e marrë në grykën e Bunës dhe aktorët Budina, Rudi dhe Iliri, rrezikuan vërtet të përmbyseshin në ujin e akullt.

Por kruajua e Ilias, hipur atje mbi një pikë vrojtimi ushtarak dhe i mbajtur për shpatullash nga njerëzit e grupit, e merrte me shaka edhe pse vetë ai rrezikun e kishte pas shpine, kjo i bënte aktorët të mposhtnin frikën. Ajo rrjedhë e mbarë e punës sonë u ndërpre në xhirimet që kishim në rrënojat me gurë qikllopikë të Zgërdheshit në Krujë. Po prisnim të vinte nga Tirana Gelina-Matilda Makoçi. Me të kishim xhiruar shumë plane të vështira. Tek rrija mbështetur tek ata gurë, përsiatja prejardhjen e tyre… Nga vinin ata gurë, kush i thandroi aq me mjeshtëri, ç’kërkonin aty?

Të largët, si të pjellë nga një kujtesë tejhistorike, shtilleshin njëri pas tjetrit me atë histori që kishin thithur brenda gjatë shekujve. Trupa të dalë nga dheu që donin të jepnin një kumt e nuk kishin gojë. Përfytyrime të një jete që mbart fragmente të vetë “Dramës Ballkanike”. Kanë përjetuar kërcimin e këngën e barinjve, barinjtë e paqtë të stinëve dhe kullotat e kohës. Ata gurë kanë kaluar kohëra të egra e gati barbare.

Një kohë e pjellë nga ata të cilët kanë nostalgji ose e kundërta, me të cilën duan të ndahen. Janë të ngulur aty me atë moskuptim të pafund të verbër me një pritje tragjike, ndoshta pritjen për të bërë një kapërcim nga ai gjumë i përjetshëm… Por dhe kohët që po kalojmë janë të mbarsura me shqetësime të mirëpritura nga gjithë Ballkani e më tej. Aty rrëzë atyre gurëve janë ulur një grup të rinjsh, të cilët vrumbullojnë në një bisedë sa të këndshme, aq edhe shqetësuese.

Atë bisedë e kryeson asistentoperatori i zërit, Hektor Pustina. Paçka se është trupvogël, energjia e tij, sytë përshkënditës, besimi në një të ardhme aq të mirëpritur, biseda e zjarrtë e nënkuptuar për fjalimin e Papës Wojtila. Presidenti Regan kishte zgjedhur jo rastësisht Berlinin Perëndimor për t’i bërë thirrje Gorbaçovit për rrëzimin e Murit të Berlinit, perdes së hekurt që do të ishte paradigma e përmbytjes së komunizmit. Komediani frëng Michel Coluche, autori zhbirilues, kishte shkruar: “Komunizmi është i vetmi eksperiment që nuk u testua më parë nga kafshët!”.

Këto biseda të guximshme e bënin Hektorin, lajmëtarin e ardhmërisë. Muri i Berlinit do të ishte një ngjarje monumentale për historinë e shekullit XXI dhe monumentet janë në kuptimin e ngushtë të fjalës, dëshmitarë të heshtur të historisë. Ato plagosin kujtesën dhe ndërgjegjen e mbarë njerëzimit që u bë viktimë e një të çmenduri si Hitleri, Stalini, Çaushesku e Hoxha. Ndaj piramida simbolike e errët e diktaturave, nuk duhej të rrezatonte përsëri për të përcjellë kumte të gabuara. Zhbërja kishte marrë rrokullimën. Ajo përsiatje ëndërronjëse u ndërpre nga frenimi i një makine. Në fund të kodrinës u shfaq “Gazi” dhe që andej u ngjit me një frymë Gjergj Xhuvani, i lodhur dhe i djersitur.

Duke dihatur arrin të thotë: -Matilda nuk gjendet! Ku nuk e kërkuam.

– Ishte një rrymë e akullt që rrëmbeu gjithë grupin.

Xhirimet u ndërprenë. Duheshin ribërë gjithë ato skena me një aktore tjetër. Nuk ishte e lehtë. Ishte një goditje në brinjë të filmit. Një ditë të diel, në shëtitoren e gjerë të qendrës së qytetit takoj Matildën. Dukej tepër e brengosur.

Erdhi e ndrojtur me një fytyrë të vrarë nga pagjumësia dhe me fjalët që i mbeteshin në grykë:

-Të më falni, më falni shumë. Nuk arrita dot t’ju njoftoj…-e ndërpreu fjalën e frikësuar, se në drejtim të saj po vinte djali i Kristaqit, shokut tim të liceut. Me ngut dhe lot në sy foli e përshpejtuar: -Do të nisem për Greqi. Kam një hall të madh…të më kuptoni…dhe duke i tërhequr zvarrë fjalët e fundit, me lot në sy, u zhduk e përcjellë nga Edi, i cili në ecje e sipër vazhdonte të na hidhte disa vështrime të ftohta.

Kushedi ç’fjalë të tjera gatuheshin në shpirtin e saj. Që nga ajo kohë, më humbi nga sytë deri sot e kësaj dite. Punë e tyre.

Filluam prapë peripecitë me administratën e “Teatrit të Popullit” ministrinë e të tjera. Ndërkohë u futa në sallën e montazhit për të zgjedhur gjithçka kishim xhiruar. Shpresa Papapavllo, regjisorja e montazhit, ishte mjaft entuziaste për filmin që po fillonte të merrte trup. Ishte Gjergji dhe Artan Minarolli, të cilët bënë çmos dhe sollën në sheshin e xhirimit sykaltrën, të thjeshtën, të ëmblën aktore tashmë të mirënjohur, Rajmonda Bulku.

E kishte pritur me shumë kënaqësi bashkëpunimin me mua, shokun e hershëm të atit të saj, Skënder Bulku. Viti i ri 1989 do të vinte me rrathët e syve të zmadhuar mavi, të ndezur plot angështi, të lodhur nga trysnitë e mbrapshta të kohës. Sytë e zmadhuar në përpjekje për të parë ç’do të vinte nga gjithë ato përpjekje që po bëheshin për rrëzimin e Murit të Berlinit. Mavi nga netët pa gjumë, ngarkuar me frikë, pabesi, dyshime e pasiguri. Kudo sundonte e panjohura, sikur e gjithë bota të priste një shpërthim përmbytës. Ashtu si po kaloja dhe unë me ndërdyshjen e pandarë: për t’u qëndruar mbi kokë vërejtjeve, apo të shkelja mbi to për të dalë në përfytyrimin tim.

Nguroja me një shkurajim të thellë. Duhej të kapërceja këtë lumë ahtesh me kujdes e gur më gur, gjurmuar nga frika dhe ndjenja e zbrazëtirës dhe humbjes. (Ende diçka prej atyre viteve mjegullore pluskon deri në ditën e sotme). Gjithë ajo atmosferë e ngarkuar me pandehma dhe të papritura, do të hynte dhe në xhirimet e dekorit. Aktorët dhe sidomos Edmond Budina, ishte pjesëmarrës i zellshëm, por i heshtur i atyre mbledhjeve të fshehta apo të hapura.

Jashtë, temperatura kishte rënë shumë dhe era befasisht ndryshonte drejtim pa pushim, ngarkuar me një shi që s’kishte të pushuar. I lagur deri në palcë. rashë pa ngrënë, duke lënë të shqetësuar Nardin dhe djemtë. E nesërmja kishte një episod me rëndësi për t’u xhiruar.

Previous Post

60 për qind e të rinjve shqiptarë lexojnë vetëm tre libra në vit

Next Post

Foto-lajm: “Respekti” i shqiptarëve për gratë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Foto-lajm: “Respekti” i shqiptarëve për gratë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.