“Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn apo del në dhe nga territori shqiptar”-thuhet në deklaratë
Autoritetet në Shqipëri kaluan në gjendje gatishmëri Policinë e Shtetit pas ngjarjeve të rënda terrorsite të Parisit, Francë.
Fillimisht u raportua se Policia e Shtetit është duke hartuar një plan masash në bashkëpunim me strukturat e tjera të rendit dhe sigurisë.
“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit ka kaluar prej orëve të mesnatës në gatishmëri të përforcuar”, – thuhet në deklaratën zyrtare.
Policia theksoi se e ka hartuar planin e detajuar për zbulimin dhe mbikqyrjen e të gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë prirje për akte terrorizmi.
“Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn apo del në dhe nga territori shqiptar”-thuhet në deklaratë.
Njëherit autoritetet kanë shtuar shkëmbimin e të dhënave me partnerët ndërkombëtarë për persona të dyshuar që mund të shfaqin këto prirje terroriste.
Policia theksoi se shërbime të përforcuara janë vendosur nëpër ambasada, akse rrugore dhe objekte me rëndësi dhe që shihen si me rrezik.
Po ashtu kërkohet vëmendje dhe vëmendje e posaçme e qytetarëve si dhe bëhet thirrje që të denoncohet çdo element dyshimi për terror.
Këtu përfshihen gjithashtu mjedise publike me përqendrim të lartë njerëzish, dhe vendbanime.
Sipas burimeve policore mësohet se, shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me rrezik.
Komunikata thotë se Policia e Shtetit kërkon “bashkëpunimin e qytetarëve” dhe se “i fton ata të mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar reagim te shpejtë dhe ne kohë”.
Denion Ndrenika















