• Latest
  • Trending
  • All

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

13/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Wilton: Egoizmi dhe korrupsioni mund ta shkatërrojnë Shqipërinë

13/11/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka qenë shumë aktive me procesin e reformës në drejtësi. Z. Wilton, zëvendës-shefi i këtij misioni mendon se kohëzgjatja e saj nuk është problem; është më mirë të bëhet mirë, sesa të bëhet shpejt.

“Retorika për reformën nuk duhet të jetë aq histerike sa të mos e bëjë të mundur arsyen,” thotë ai, duke iu drejtuar palëve dhe rreshton në këtë intervistë disa çështje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Wilton mendon se të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri, ndaj të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive.

“Të gjithë në sistem–politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari… – duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri”, thotë ai.

-Institucioni juaj ka qenë shumë aktiv sa i përket Reformës në Drejtësi, e jo thjesht me sugjerime, por edhe me këshillime të vazhdueshme dhe madje prononcime të hapura. Si e shikoni procesin e sotëm të reformës në drejtësi, a nuk ju duket se po zgjat shumë?

“Në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, ne jemi mbështetës të fortë dhe aktivë të procesit të reformës, i cili po drejtohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky proces po drejtohet me dinamizëm dhe me përfshirje konstruktive të ekspertizës përkatëse. Kjo është një nismë shumë pozitive dhe e nevojshme dhe ne jemi të angazhuar të bëjmë sa mundemi që ajo të jetë e suksesshme. Më pak shqetësohem për kohëzgjatjen e saj: është shumë më e rëndësishme që të bëhet mirë se sa të bëhet shpejt. Dua të nënvizoj dy pika të rëndësishme. Së pari, reforma e sektorit të drejtësisë përmban më shumë se sa ndryshimin e ligjeve. Shqipëria ka një mjaft bazë të mirë ligjore, por edhe ligjet e përkryera janë të pavlera nëse nuk zbatohen në mënyrë të sinqertë. Një reformë domethënëse në drejtësi nënkupton ndryshime në të gjitha aspektet e standardeve dhe funksioneve të sistemit. Mbi të gjitha, do të thotë të ndryshosh përvojën e qytetarëve shqiptarë të zakonshëm kur përballen me sistemin. Dua gjithashtu të nënvizoj se reforma në drejtësi duhet bazuar jo vetëm te Kuvendi, por dhe te gjykatat e rretheve gjyqësore. Kjo është arsyeja përse puna e Prezencës së OSBE-së me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë në nivelin strategjik të reformës kombinohet me punën tonë në të gjitha nivelet, përfshirë nivelin bazë, ku, për shembull, kemi punuar me gjykatës shqiptarë në gjykata pilot për t’i ndihmuar të përmirësojnë efiçencën bazë të gjykimeve të tyre, duke përmirësuar kështu efektshmërinë dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Është ide shumë e thjeshtë, por me ndikim të thellë. Së dyti, kushdo që është i interesuar duhet të ketë mundësinë të japë mendimin e tij në këtë proces, përfshirë këtu profesionistët përkatës dhe patjetër, edhe qytetarët shqiptarë. Jam i lumtur që Prezenca e OSBE-së ka mundur të organizojë disa seanca konsultimi për të ndihmuar këtëproces”.

-Ka një ndarje të madhe të palëve në politikë në Shqipëri, një fakt që ju e kritikoni shpesh. Në këndvështrimin tuaj, ku duhet të jetë trualli i përbashkët nga duhet të nisë kjo reformë?

“Në çdo demokraci, partitë politike kanë mendime të ndryshme dhe kritikojnë njëra-tjetrën. Një gjë e tillë është normale dhe e shëndetshme, u jep qytetarëve një zgjedhje të vërtetë. Por duhet të ketë angazhim të përbashkët për të punuar për të mirën e vendit, dhe pranim se për disa çështje me interes kombëtar të vërtetë të gjitha partitë politike mund të bien dakord. Dhe kjo do të thotë që retorika nuk duhet të jetë aq histerike sa të bëjë të pamundur diskutimin e arsyeshëm. Duke parë veçanërisht reformën në sektorin e drejtësisë, kam përshtypjen se të gjithë shqiptarët ndiejnë se reforma e sistemit është shumë e nevojshme: nëse qytetarët nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë, atëherë ata nuk mund të kenë besim te demokracia dhe vendi nuk mund të funksionojë normalisht. Shpresoj që të ketë mirëkuptim lidhur me parimet e një sistemi drejtësie funksional: pavarësi, paanësi dhe integritet. Shpresoj që të ekzistojë mirëkuptimi që ky procesështë themelor për funksionimin e Shqipërisë si demokraci dhe për zhvillimin e mëtejshëm ndërkombëtar të saj, dhe që bërja e gjërave në mënyrën e duhur është më e rëndësishme sesa fitimi i pikëve në nivel politik”.

-Ka një perceptim në Shqipëri se reforma sërish po bëhet nga njerëz që janë shkaktarë të kësaj gjendjeje të drejtësisë shqiptare. A mendoni se është i drejtë ky konstatim?

“Të gjithë janë përgjegjës për situatën aktuale të drejtësisë në Shqipëri dhe kjo e fundit do të reformohet vetëm kur të gjithë të marrin përgjegjësi për ndryshime pozitive. Të gjithë në sistem – politikani, gjyqtari, prokurori, polici, dëshmitari, etj, duhet të përkushtohen për një funksionim të pakorruptuar të drejtësisë. Sistemi dëmtohet rëndë për sa kohë që cilido në sistem beson se interesi personal i korruptuar është më i rëndësishëm sesa demokracia në Shqipëri”.

-Cili është këndvështrimi juaj për një reformë cilësore në kushtet e Shqipërisë?

“Egoizmi dhe korrupsioni mund të shkatërrojnë Shqipërinë. Në çdo proces, nëse po gjykon një çështje gjyqësore, nëse po ju vë notat studentëve, nëse po përpiqesh që të përfundosh një procedurë burokratike, apo thjesht po nget makinën, duhet të besosh që kredibiliteti i vendit dhe funksionimi i duhur i shoqërisë shqiptare janë më të rëndësishme sesa përfitimi i ngushtë personal. Përparimi i vendit varet nga shteti i së drejtës. Me këtë dua të them jo vetëm gjykata të paanshme e të besueshme që lejojnë marrëdhëniet tregtare dhe investimet e mëdha, por një kulturë të shtetit të së drejtës ku merr pjesë çdo qytetar. “Shteti i së drejtës fillon nga ti, nga çdo veprim i secilit qytetar”.

Previous Post

Kosovë-Shqipëri, kush janë formacionet?

Next Post

Alarm për bombë në Londër, evakuohen pasagjerët e terminalit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Alarm për bombë në Londër, evakuohen pasagjerët e terminalit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.