• Latest
  • Trending
  • All

Dokumentari i inspiruar nga refugjati i shqiptarit nga Kosova merr çmim në Texas

12/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Dokumentari i inspiruar nga refugjati i shqiptarit nga Kosova merr çmim në Texas

12/11/2015
in Kulture

Dokumentari që trajton luftën në Kosovë, motiv për realizimin e të cilit u bë një fotografi e vetme, rrëmbeu zemrat e shikuesve në festivalin “Austin Film Festival” në Texas. Premiera botërore e “A Single Frame” u dha në kuadër të edicionit të 22-të të një prej festivaleve më të rëndësishme për skenaristët e filmit artistik dhe dokumentar, ku rrëmbeu çmimin e publikut “Heart of Film”.

Pas shfaqjes së secilit film, audienca ka votuar për atë që quhet “Hiscox Audience Awards”, që më pas ndahet në kategori, dhe në këtë formë janë përzgjedhur edhe fituesit. Duke bërë bashkë historinë e luftës në Kosovë, punën e fotoreporteres franceze Alexandra Boulat dhe procesin e kërkimit të djaloshit në fotografi,

“A Single Frame” vjen si testament i fuqisë së fotografisë dhe si dokument i një periudhe nëpër të cilën ka kaluar jo vetëm Kosova, por edhe i tërë Ballkani. Ideatori i këtij dokumentari Jeff Bowden – i cili në vitin 2007 gjatë një vizite në Dubrovnik do të shihte fotografinë e Boulat ku shihej djaloshi kosovar të cilin ai e përshkruan “me qëndrim sikur të ishte një i rritur” – mblodhi një grup njerëzish nga Kosova e Amerika për të realizuar “A Single…”. Në premierë morën pjesë edhe Dardan Selimaj e Biroll Urcan si bashkëproducentë dhe kinematografi Kushtrim Kadriu.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

I pranishëm ishte edhe vetë Sadik Kadriaj, personazhi i fotos së realizuar më 1999, që inspiroi dokumentarin. Ai ishte 12 vjeç kur imazhi i tij pushtoi botën.
Bowden ka thënë se “A Single Frame” është pritur shumë mirë dhe se ka arritur që të prekë zemrat e shikuesve amerikanë.
“Fillimisht më lejo të të them se për të gjithë ne që punuam në ‘A Single Frame’, duke përfshirë Dardanin, Birollin, Mimozën, Kiqën, ishte shumë i rëndësishëm çmimi, por që pjesëmarrja e Sadikut ishte kryelajm i festivalit”, ka thënë Bowden. AFF-ja nisi më 29 tetor dhe përfundoi më datën 5 të këtij muaji, ndërsa Bowden ka thënë se tek të martën ata e kanë marrë lajmin për çmimin për dokumentarin i cili vjen nën regji të Brandon Dickersonit.

“Ne e kemi shfaqur dokumentarin para një audience të caktuar për ta testuar, por asnjëherë nuk e kishim shfaqur para një publiku të shumtë në numër. Ishte goxha stresuese. Ndjekësit e festivaleve janë kërkues. Gjatë tërë kohës po e shikoja sallën për të parë nëse njerëzit po i shikojnë orët e tyre ose mos po i zë gjumi, ose edhe më keq, të dalin jashtë. Por asnjëra prej këtyre nuk ndodhi. Ata ishin të thelluar në rrëfim”, ka thënë Bowden derisa ka treguar se pas shfaqjes së filmit audienca ka qëndruar në sallë për të bërë pyetje rreth dokumentarit.

“Na thanë se sa shumë e pëlqyen filmin, por që asnjëherë nuk e di të vërtetën derisa ata nuk votojnë. Ai është testi real. Ne ishim shumë të emocionuar që vetëm u pranuam në festival. E fakti që fituam ishte një tjetër lloj gëzimi”, ka shtuar ai. Bowden ka treguar se si “A Single…” ka arritur që të ndryshojë perceptimin rreth refugjatëve të paktën për një person.

“Mund të them se pas shfaqjes së dokumentarit një grua mbajti dorën lart. Iu deshën disa momente që ta merrte veten. Ajo kishte qarë. ‘Kur i shoh fotografitë e refugjatëve dhe civilëve të luftës në lajme zakonisht e largoj shikimin. Pasi që e pashë këtë film, kurrë më nuk do ta largoj shikimin’,ka thënë ajo”, ka kujtuar Bowden, i cili shpreson që të ketë rastin që filmin ta shfaqë edhe në Kosovë.
“Dua që të gjithë ju ta shihni dhe ta pëlqeni atë”, ka thënë ai.
Bowden në vitin 2010 do ta merrte dhuratë fotografinë ku shihej asokohe djaloshi kosovar Sadik Kadriu.

Dhuratën ia bëri e bija e tij. Në vitin 2013 do të nisej në kërkim të personazhit të fotografisë së fotoreporteres së luftës Alexandra Boulat. Dokumentari trajton fuqinë e fotografisë, shpalos luftën përmes syrit të qelqtë dhe vjen si dedikim për fotografen e njohur Boulat, e cila nuk jeton më. Ajo ishte fotografe franceze e lindur në Paris, e cila më 2001 bashkëthemeloi “VII Photo Agency”, një agjenci ndërkombëtare e cila sot përfaqëson 19 fotografë, të cilët kanë mbuluar ngjarje të rëndësishme globale që nga vitet ‘70.

Fotografitë e kësaj fotografeje- fituese e çmimeve të shumta, përfshirë edhe “World Press Photo Awaed”-janë publikuar në shumë revista dhe gazeta, përfshirë “Times”, “Newsweek”, “Paris Match” dhe “National Geographic”. “A Single Frame” edhe pse ka në fokus luftën e fundit në Kosovë, trajton edhe një pjesë të historisë së Ballkanit.

Previous Post

Piktori, Nagip Ismaili mbron temën e magjistraturës

Next Post

BIRN: Qeveria po blindon zyrtarët përballë qytetarëve

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

BIRN: Qeveria po blindon zyrtarët përballë qytetarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.