Këshilli i UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Serbisë për të shtyrë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Me 90 vota kundër kësaj kërkese, 59 pro dhe abstenimin e pjesës tjetër të shteteve, i hapet rrugë tashmë debatit për anëtarësimin.
Në debatin mbi kërkesën serbe u duk qartë ndarja lindje-perëndim. Fuqitë e Mëdha kanë mbështetur kërkesën kosovare për anëtarësim, ndërsa Rusia është shprehur në mbështetje të Serbisë.
Edhe zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi bën të ditur lajmin në profilin e tij në Facebook. “U fitua një betejë proceduriale për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”.















