• Latest
  • Trending
  • All

Pa dy legjendat urbane të Prishtinës

06/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pa dy legjendat urbane të Prishtinës

06/11/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Ballsor Hoxha

Nuk ka pasur ditë më të shtirur se dita kur kam dëgjuar që ka bërë vetëvrasje Emin Rexhepi. Vetëvrasja e tij ka qenë si të na kish kapur në blic të gjithë ne vdekatarëve në jetët tona të shtirura, të shpifura dhe të improvizuara. Emin Rexhepi e ka ndjerë thellë, deri në vetëvrasje, jetën zibidi prishtinase dhe kosovare. Në anën tjetër Prishtina dhe Kosova kurrë nuk kanë pasur një grimë mirëkuptim dhe prehje për njerëz si Emini, njerëz jashtë, përtej dhe mbi atë që ne vdekatarët e quajmë jetë, njerëz që e kanë flijuar realitetin tonë zbimi për një njohje më të thellë, më fisnike dhe më të vërtetë. Të shtirur jemi, jo pse nuk kemi bërë vetëvrasje edhe ne, por pikërisht sepse kemi lënë që të vdes një njeri si Emin Rexhepi dhe si Arlind Boshnjaku.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sa herë e kam takuar Emin Rexhepin e kam ditur ku dhe kur do të ketë koncert gjithkah nëpër Ballkan. E kam ditur kur dhe ku do të mund të takohemi prapë me atë, pra në këto koncerte. Sa herë kam pasur një zbulim kinematografik të ndonjë filmi të ri apo edhe të vjetër, Emini e ka ditur edhe inspirimin prej nga ka ardhur ai film dhe si ka rrjedhë historia e atij filmi. Pa Eminin nuk ka pasur sharm as Kurrizi, as Santea, as partyt e pas luftës në Kosovë. Herën e fundit kur e kam takuar ka qenë duke e eksploruar filmin horror të Japonisë dhe muzikën rok të viteve shtatëdhjetë në Iran. Bile ka qenë i preokupuar me bashkdyzimin e imagjinatës së frikshme shqiptare me këtë kinematografi japoneze. Me uniken dhe origjinalen në shpirtin tonë dhe atë japonez.

Të takoje Arlind Boshnjakun rrugëve të Prishtinës ka qenë si të takoje një dishepull të profetëve. Të bindur, të mishëruar dhe të flijuar në bindjet dhe besimin e tij. Të takoje Arlindin rrugëve të Prishtinës ka qenë si të kapatapultoheshe në një qytet tjetër, apo pikërisht në një kohë tjetër, atëherë kur e brendshmja ka pasur respektin e të shenjtës dhe të preokupimit njerëzor. Ka qenë dishepull i mishëruar në besimin e tij. Qoftë edhe kur kishte kaluar në përkthimin e filozofisë së Sllavoj Zhizhekut, ka pasur mishërimin e duhur për të jetuar me atë që bënte dhe atë që e donte.

Ka pasur dhe ka dhunim të fjalës – avantgard – që prej fillimit të përdorimit të saj e deri sot dhe qoftë edhe këtu në Kosovë. Avantgardë është përkthyer në shqip me fjalën pararojë, dhe unë mendoj se megjithëse literalisht  përkthimi është i drejtë, ai në të vërtetë është gabim. Nuk kemi të bëjmë me rojë, dhe ruajtje këtu, kemi të bëjmë me përballje dhe me përvojë të para, para së gjithash dhe para të gjithëve. Avantgardë është personi i cili arrin i pari të prek shtjellën dhe zonën e re të krijuar nga zeitgeist (shpirti i kohës aktuale) dhe i cili a qarkullon tutje atë për ne vdekatarët.

Brenda një muaji dy persona të të njëjtit vit të lindjes, të të njëjtit qytet, kanë bërër vetëvrasje. Por është diçka tjetër që dua të theksoj dhe që është po aq e rëndësishme si këto ngjashmëri të këtyre dy personave, gjë që i bashkon këta dy persona, Emin Rexhepin dhe Arlind Boshnjakun,dhe ajo është preokupimi i tyre avantgard me shtjellat e vetëdijes globale. Arlindi ka qenë njeri i cili prej të parëve në gjeneratë që ka dëgjuar, shtjelluar dhe interpretuar dijet botërore. Ka qenë për një kohë të gjatë i dhënë pas religjionit, apo thënë më saktësisht, pas besimit, por në mënyrën më të vetëdijshme që ka njohur Kosova. Dhe së voni ka qenë një prej përkthyesve më të pasionuar, por edhe interpretues, i punimeve dhe filozofisë së Sllavoj Zhizhek. Në anën tjetër Emin Rexhepi, prej vegjëlisë e deri në momentin e fundit të jetës së tij ka qenë: burimi, streha dhe dija më e avancuar e kulturës globale, posaçërisht në film dhe në muzikë, dhe në Kosovë. Emini ka qenë vetë DJ, muzicient (ka pasur bendin e tij Creme De La Creme) dhe kohët e fundit mendonte të kalonte në regjisor të filmit.

Nuk është me rëndësi sa kanë qenë të informuar, të vetëdijshëm dhe të njohur për këtë në Prishtinë, këto dy legjenda urbane, sa është me rëndësi mënyra e jetës së tyre. Flijimi i tyre dhe preokupimi i tyre në atë që u ka interesuar. Mishërimi i tyre i pashembullt në fushat e tyre të interesimit, dhe kalimi në legjenda urbane pikërisht për këtë mënyrë të jetës së tyre. Kalimi i tyre në guru të fushave të tyre të dijes dhe në të preokupuar deri në palcë me atë që e kanë dashur. Në qarkullimin e njohjes së tyre brenda mizorisë së Prishtinës dhe aq më shumë të mbjelljes së dijes për dhe në fushat e interesit të tyre.

Kanë qenë në mënyrë të përhershme të ndeshur me murin e injorancës së Prishtinës dhe të Kosovës, gjithmonë të pakuptuar, pikërisht për të shëndetshmen brenda tyre, pikërisht për ndjekjen e interesimit (ëndrrës) së tyre me aq bindje dhe me aq dashuri.

Dhe nuk është e çuditshme se pikërisht pas vdekjes së tyre, për ta fliten gjërat më të pakuptimta që mund të dëgjoj njeriu. Pikërisht pas vdekjes së tyre qarkullon dhe ka shpërthyer injoranca dhe imagjinata e ligë e Prishtinës rreth tyre.

Çka nëse Emini ka qenë besimtar i obsesionuar dhe Arlindi “drogirash”?Apo e kundërta? A ja vlen të përkujtojmë atë që kanë bërë në intimitetin e tyre më të thellë? Apo ndoshta duhet të përkujtojmë atë që kanë mbjellë këta të dy. Atë që kanë bërë për çdo ditë në dyzet vitet e jetës së tyre për të komunikuar dijet e tyre. Për t’i bërë vend njohjes së re dhe të përvuajtur të injorancës prishtinase. Asnjëra nuk janë të vërteta, nga ato që fliten në rrugët mizore të Prishinës. Emini ka qenë baba, bashkëshort dhe punëtor perfekt dhe i dhënë tërësisht pas shpërthimit të dijes prishtinase jashtë kësaj zone mizore të vetë asaj, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Arlindi ka qenë njeriu më i matur, më i pjekur dhe më i obsesionuar për të ndërlidhur këtë kolektiv injorantësh me përvojën globale, si në besim dhe si në filozofi, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Prishtina e pavetëdijshme për humbjen e saj vazhdon të mbrohet nga inspirimi, motivimi, dashuria për jetën në tërë shumëllojshmërinë e aj. Prishtina vazhdon të mbetet një kolektiv të përvuajturish që nuk guxojnë të dëgjojnë një dua pa qenë ajo e pranuar nga  hoxha dhe “gjithë” të tjerët. Prishtina vazhdon të mbetet një kolektiv dështakësh që pikërisht zemërimin e tyre më të madh e kanë me njerëz si Emini që kanë shpërthyer dhe kanë luftuar tërë jetët e tyre ndaj injorancës. Prishtina vazhdon të mbrujë kopjues dhe të depersonalizuar, shumë më të këqij se “drogirashat” dhe “besimtarët” avangardë. Jam i sigurt që shumica e atyre që e dëgjojnë fjalën avantgard, e marrin për çdo gjë tjetër përpos si përpjekja më fisnike për të bluar brenda kolektivit tonë të renë, të bukurën, fisniken.

Prishtina është një fshat heronjsh, dhe politikanësh që vjedhin nga ne çdo gjë, që na e shndërrojnë çdo gjë, që na e djegin çdo gjë në emër të zhvillimit. Prishtina është vend që nuk e duron të renë, derisa ajo nuk dhunohet, fëlliqet dhe kastrohet nga heronjtë tanë në miliona versione të budallicave që nuk dinë kush është as Emini dhe as Arlindi e jetojnë në Prishtinë. Prishtina është vend që nuk e duron shenjtërinë e arritur nga durimi i Arlindit, sepse ia kujton varfërinë e jetës së saj, ia kujton mungesën e një shpirti, mungesën e një vetëdije për të jetuar.

Shumë e çuditshme, vetëm disa muaj pasi që vdiqën tre akademikë të gjeneratës së “artë” të Kosovës, filluan vetëvrasjet e legjendave urbane të Prishtinës. Sigurisht nuk kanë faj ata, as ne, askush nuk ka faj, vetëm se legjendat tona urbane po pakësohen furishëm. Mirëpo ndoshta preokupimi i këtyre dy legjendave urbane si Arlindi dhe Emini, ka qenë qetësisht dhe rrënjësisht i mohuar nga këta akademik. Ndoshta mohimi i tyre i flijimit të Eminit dhe të Arlindit për një jetë ndryshe, avangarde dhe fisnike në mënyra të reja, ka qenë frika e këtyre akademikëve tanë të gjallë, sepse pikërisht ajo zbulon varfërinë, injorancën, dhe prapambetjen e tyre prapa librave dhe para një populli të izoluar.

Avantgarda e Arlindit dhe e Eminit është arritje shumë më e madhe dhe më me sakrificë se e të gjithë akademikëve tanë. Dhe atë pikërisht sepse ka qenë flijim dhe mishërim i vetes së tyre për atë që kanë dashur dhe besuar. Derisa akademikët tanë kanë bërë të kundërtën: kanë flijuar një popull të tërë për madhështinë e tyre.

Previous Post

23 piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj

Next Post

Në Shqipëri ka dhënë dorëheqjen populli

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në Shqipëri ka dhënë dorëheqjen populli

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.