• Latest
  • Trending
  • All

DEKORIMI I OFICERËVE JUGOSLLAV PJESË E TURPIT TONË KOMBËTAR

04/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

DEKORIMI I OFICERËVE JUGOSLLAV PJESË E TURPIT TONË KOMBËTAR

04/11/2015
in Lajme

Eugen Shehu

Dëshmitë e vetë historiografisë së shtetit amë shqiptar,e kanë përcaktuar qartë rolin e madh të të dërguarve të Beogradit për krijimin e Partisë Komuniste shqiptare në Tiranë.Ky rol.në ato momente ka qenë tejet determinant po të kemi parasysh se komunizmi si doktrinë ishte fare i panjohur dhe për më tej,ai nuk mund t’i shkonte për shtat konstitucionit moral të popullit tonë.Po të kemi parasysh se në vitet 1939-1940, në Shqipëri,Kosovë e Maqedoninë shqiptare,po rritej së tepërmi rezistenca nacionaliste për t’i ofruar si zgjidhje të vetme kombit tonë,kufijtë etnike të tij,atëherë do të bindemi plotësisht se “ndihma” e ardhur nga Beogradi nuk ishte as vëllazërore dhe as e sinqertë siç donin ta paraqsinin komunistët shqiptarë të atyre viteve.Shqiptarët kishin edhe një impresion të fuqishëm,për të mos i hapur dyert kanat për komunizmin.Ky impresion lidhej sidomos me sulmin gjerman kundër Beogradit (prill 1941) me ç’rast në trevat të Kosovës e Maqedonisë shqiptare,u rikthyen ëndrra e vjetër e Shqipërisë Etnike.Duam apo s’duam të kujtojmë sot,unë mendoj se shqiptarët në krejt trojet etnike tona,përpara se të dëgjonin përallat komuniste,ishin të vendosur të luftonin për të vënë në jetë,padrejtësitë prej të cilave ende kullonte gjaku i ngohtë.Ndërkaq,disa prej ideatorëve dhe udhëheqësve të parë të grupeve komuniste në Shqipëri,ishin futur në rrugë pa krye,duke dashur të mirrnin flamurin e shpëtimtarit të kombit.Ata kryen në vitin 1941 disa takime por në vend që të bashkoheshin për të shpalosur alternativa,grindeshin për të ndarë karriket dhe për më tepër,nuk kishin vizione të qarta se ç’far duhej të banin në ato momente.Tepër saktësisht përshkruhet kjo situatë e komunistëve shqiptarë në vitin 1941 në një raport të hollësishëm që Koço Tashko i ka dërguar në vjeshtën e vitit 1942,kryesis së  Kominternit ku pos të tjerave shprehet ;

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Nga ana tjetër isha koshient se shokët e propozuar prej meje nga tërë grupet,sado të sakrifikuar për çështjen dhe të pakursyer në punët,s’kishin përgaditjen politike të duhur për të qenë anëtarë të Komitetit Qendror (këtë fakt ma kishte cilësuar edhe shoku Miladin) domethënë për të kuptuar problemet politike dhe ekonomike të Shqipërisë… Këto të meta kryesore të tyre shpresoja të menjanoheshin deri sa të mblidhje Kongresi i Partisë,prej qenies si instruktorë të dy shokëve jugosllav,Miladin e Dushan.Me pak fjalë gjithë përgjegjësinë ua dorëzova këtyre dy shokëve ( sado që skisha asnjë ide të së kaluarës së tyre) vetëm duke u bazuar në rekomandimin e Komitetit Qendror për Kosovë e metohi,të Partisë Komuniste Jugosllave”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë, Fondi 14 , dosja 5 , fleta 4 ).

Nga ky dokument autentik i njërit prej krerëve kryesorë komunis në Shqipëri,në vitet 1940-1944,merret lehtë me mend se marëdhëniet ndërmjet komunistëve të shtetit amë dhe atyre të Beogradit nuk mund të egzistonin si marëdhënie partneriteti,apo vëllezërore.Këto marëdhënie do të konceptoheshin që në fillim si marëdhënie vasaliteti,ku të parët,sllavët do të dirigjonin gjithë “bëmat” e komunizmit në Shqipëri,ndërsa të dytët,komunistët  e servilosur shqiptarë do të përpeliteshin nëpër labirintet e politikave serbosllave,duke shitur nderin e tyre,vetëm  e vetëm për një copë karrige të përgjakur kur të “çlirohej” Shqipëria. Komunistët sllav,duke parandjerë rrezikun e rritjes së lëvizjes nacionaliste shqiptare,lëvizje e cila që në fillim u shtri në krejt kufijtë etnike tona,ndërhyri energjikisht në lëvizjen komuniste,së paku për të dominuar këte e mandej,në saje të dredhive të vjetra serbosllave të niste në trojet shqiptare luftën e egër vëllavrasëse.Kështu,në verën e vitit 1942,ata hodhën në nismën e tyre,në Kosovë,një trakt ku i bëhej thirrje popullit shqiptar këtu, të rrëmbente armët për të luftuar kundër armikut të përbashkët,fashizmit.Ustallarët e Beogradit jo se donin lirinë e Kosovës,sepse po ta kishin dashur sigurisht ata do të kishin lejuar shqiptarët në trojet etnike të tyre,të paktën të jetonin pa ate kalvar vuajtjesh.Por ata kërkonin të ngrihej krye kundër fashizmit për të ruajtur të pandryshuar statukuonë e organizmit të kufijve pas vitit të mbrapshtë 1913.Ndonëse proklamata e shpërndarë në Kosovë,kishte poshtë edhe nënshkrimin e Partisë Komuniste shqiptare,ajo  mirrej vesh menjëherë se ishte gatuar në guzhinën e Beogradit,me ç’rast edhe mungonin fjalët se çdo të bëhej të nesërmen me fatin e popullit shqiptar në Kosovë.

Kjo pozitë e mjerueshme e komunistëve të shtetit amë,të cilët,vinin në rend të ditës parrullat e tyre internacionaliste dhe harronin vuajtjet prej tre deceniesh,të vëllezërve të tyre prej gjaku,dëshmohen vetë prej dokunetave të tyre,pikërisht në vitin 1942,komunistët e tiranës ishin të detyruar të dëshmonin se ; “Për shqiptarët e Kosovës që përbëjnë 50-65 përqind të popullsisë së atjeshme si dhe dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë së Vjetër (kufijt e vitit 1913) Partia e jonë ka heshtur sistematikisht duke thënë (fjalët e shokut Miladin) se kjo çështje s’na përket neve por i përket Partisë Komuniste Jugosllave”. ( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 14,dosja 5, fleta 11 ).

Edhe në vitet 1943-1944,bashkëpunimi i klikës komuniste tëTiranës me atë të Beogradit,do të ishte determinant,sidomos në veprimet e atyre të parëve ndaj nacionalistëve shqiptarë.Diku e kam thënë krejt haptas mendimin tim se Mukja ishte shpresa e mbrame e shqiptarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin në luftën kundra okupatorit.Por pikërisht pse mbante me vete këtë shans të madh historik,Mukja u sabotua dhe anatemua për pesë decenie me radhë nga histriografia shqiptare.Post – Mukja,do të përbënte ndër faqet më të dhimbshme të popullit shqiptar,i cili,ndonëse i coptuar në vitin 1913,ndonëse i sulmuar e kërcënuar dhe zhdukur prej grekërve,sllavëve e bullgarëve,tanimë provonte edhe thikën e ngulur tinëz në shpinë prej vëllaut me nanë.Pa dashur të sjell në këto radhë,gjëmën e madhe e tragjike të luftës vëllavrasëse në Shqipëri,në vitet 1943-1945,unë mundet natyrisht të pohoj se krejt idetë dhe organizimet e kësaj lufte kanë qenë të ideuara në Beograd,ndërsa Miladini e Dushani,ishin veç zbatuesit e urdhërave të padronëve të tyre.Sidomos në ndjekjen ndaj nacionalistëve të shquar shqiptar,dora serbosllave do të shtrihej ngado.Prej asaj dore tradhëtare,ranë në fushën e nderit trima të mëdhenj të kombit shqiptar. Dhe një pjesë e tyre duke parandjerë thikën pas shpine sllavoshqiptar,luftuan me armë në dorë kundra tyre,duke u shndruar në simbole të përjetshme të nacionalizmit shqiptar.Në krejt këtë maskaradë,nuk kanë munguar as idelogjizimi i skajshëm bolshevik  dhe  as veprimet e fshehta serbosllave për t’i quajtur  këta  burra ( që sot përbëjnë krenari kombëtare) si bashkëpuntor me okupatorin,sipas parimit paradoksal : O me ne,O kundra nesh !.

Në vitin 1945,klika komuniste e Tiranës,duke iu përmbajtur tërësisht udhëzimeve të beogradit,nisi të konstruktojë modelet e para të diktaturës komuniste,modele të cilat,do të quheshin të veçanta në krejt Evropën Lindore,për nga egërsia me të cilën u zbatuan.Ndër këto modele famëkeqe,mund të përmendim shkurt vetëm njërin,ate të përndjekjeve të krejt kundërshtarëve politik të tyre, familjarisht nëpër burgje apo kampe përqëndrimi sipas modeleve të huazuara nga Stalini.Mijërat e nacionalistëve shqiptarë,u drejtoheshin në vitin 1945 togave të zeza të pushkatimit,burgjeve apo kampeve të punës për të vetmin “faj” se kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë si edhe për kufijtë etnike të saj.Dhe përballë kësaj tragjedie të re shqiptare,duhej diçka butaforike,duhej diçka për ti dhënë botës komuniste të kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte mendjen vetëm për punë të zeza.Dhe pikërisht në këto momente aq të dhimbshme për krejt kombin tonë,kjo qeveri,enkas për të dhjetëfishuar tragjedinë shqiptare,zgjodhi pikërisht procedurën e dekorimit të dhjetra oficerëve serbosllav të cilët sigurisht ishin vrarë duke luftuar kundër forcave nacionaliste shqiptare.Me këtë akt të shëmtuar ,si turp kombëtar,klika komuniste e shtetit amë,kërkonte gjithashtu të thoshte fjalën e vet,lidhur me qëndrimin e saj pro idesë së Beogradit për tu integruar në republikë të shtatë të krijesës jugosllave.Kësisoj më 5 shtator 1945,në ish pallatin mbretëror në Tiranë,u zhvillua një ceremoni tejet pompoz,me pjesmarrjen e krejt qeverisë shqiptare si edhe përfaqsuesive diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet.Me tone oratorike,Omer Nishani,në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist,lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117 , datë 5 shtator 1945 :

“Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare ;

Duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate gjatë Luftës Nacionalçlirimtare të popullit t’onë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet në Luftën e popullit shqiptar qoftë brenda në Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë,qoftë jashtë Shqipërisë dhe për të shfaqur mirënjohjen e për t’a shërbyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi t’Atdheut e të popullit shqiptar.

Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar ,

Vendosi

Të dekorohen me dekoratat e shënuara për sejcilin,personat që përmenden në listën që vijon : Gjeneral Ivan Milutinoviç,me Urdhër “Heroi Kombëtar”, Lolo Ribar,me urdhërin “Heroi Kombëtar”,Ramiz Sadiku,me Urdhërin “Heroi Kombëtar,Ivan Ribar,me Urdhërin e “Flamurit”, Eduard Kardelj,me Urdhërin e “Flamurit”,Bllazho Jovanoviç,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”,Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit,dëshmori Miladin Popoviç,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”.Dushan Mugosha,me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”.

Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E.F.Davies.

Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “,Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç,Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas,Petko Dapçeviç,Breigadier T.Churchuill,Kolonel Velimir Stoiniç,Lejtnant-Kolonel, Palmer,Major Ivanov Konstantin,Kapiten Thomas Stefan.

Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” ; Kolonel Vojo Todoroviç. Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” ; Major Savo Stonjou,W.V.G.Smith. Me Urdhërin “Partizan i klasit të II”, Gjeneral,Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter,Kolonel,Obrat Cicmil,Nenkolonel,Mijat Vuletiç,G.W.Seymour,Major J.K.H. Shaw, Major,M.J.Fornton,Major,V.Robinson,Kapiten Northop,Kapiten J.M.Lyon,Toger John O’Keefe.

Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” ; Major Timochek Teodor,Major Viktor Bobol,Kapiten Miazi Dizdareviç,Toger Nick Cooky,Kaporal George Routsis. Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” ; Bije Vokshi,Dëshmor,Hajdar Dushi,Emin Duraku,Xhevdet Doda,Vaso Strugari,Mikel popoviç”.( Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 shtator 1945 ).

  Ndërsa kreu i klikës komuniste të Tiranës,Enver Hoxha,do të deklaronte solemnisht në atë mbrëmje se ;”Të gjithë këta oficerë që u dekoruan,na kanë ndihmuar me shpirt,në përpjekjet tona për çlirim”. Shërbetori i zellshëm i sllavokomunistëve,falenderonte kështu mësuesit e tij nga beogradi për kontributin e madh të tyre në përpjekjet sllave për shuarjen e rracës shqiptare.Me këtë mesazh ai gjithashtu donte të siguronte padronët e vet se do të ishte kurdoherë rob i politikave shovene serbosllave.

Si mund të dekoroheshin oficerë të lartë jugosllav kur vetëm në vitet 1944-1945 në territoret e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare u vranë,u burgosën,dhe u shperngulën më shumë se 50 mijë shqiptarë etnik të pafajshëm ? si mund t’i shpërndaheshin dekorata atyre që pos të tjerave,nuk lanë pëllëmbë toke shqiptare pa e përgjakur me gjak shqiptari ? si mund të dekoroheshin ata të cilët populli i ynë i konsideroi dhe i konsideron pushtues të tokave shqiptare ? Si mund të përgëzoheshin këta kriminelë të zakonshëm lufte,kur pikërisht në ato momente në malet shqiptare,endeshin dhjetra e dhjetra heronj nacionalistë,të cilët,falnin pranverat e tyre për kufijtë tanë etnik ?.

Përballë këtyre pyetjeve,mund të hamendësosh shumë përgjigje.Por përgjigjja e parë që të vjen ndër mend është pikërisht ajo se klika komuniste  e Tiranës,në vitin 1945,e fryrë prej përallave të internacionalizmit proletar,duke dekoruar vrasësit e popullit të vet,merrte mbi vete barrën e rëndë të një turpi kombëtar.E përbaltuar në pozitat mjerane ku e futi çorba serbosllave,kjo klikë po i bënte nderet dhe shërbimet e para Beogradit duke dëshmuar sigurisht antishqiptarizmin e vet, me të drejtë duke pranuar dhe njohur pushtimin e tokave shqiptare të Kosovës,Preshevës Bujanovcit e Medvegjes,të Maqedonisë Shqiptare nga serbosllavët.Koha dëshmon tradhëtitë komuniste shqiptare tanimë i mbetet qeverisë së djathtë shqiptare dhe Institutit për Krimet e Komunizmit që të gjithë të dekoruarit,ti zhvleftësoi dhe dënojë.Krimin dhe tradhëtinë duhet shartuar nga rrënjët.

Previous Post

Bazë ushtarake ruse në Luginën e Preshevës?! Kush përfiton, përveç Rusisë?!

Next Post

Rreziku për Kosovën i “Bondstillit” rus në Preshevë!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rreziku për Kosovën i "Bondstillit" rus në Preshevë!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.