Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk do ta gëzojnë më edhe për shumë kohë kalimin e lirshëm me një kontroll të vetëm kufitar pasi autoritetet e dy vendeve po shtrëngohen nga Brukseli që të rikthejnë kontrollet e dyfishta. Në këtë mënyrë, Kosova dhe Shqipëria brenda pak javësh do të jenë të detyruara që të rikthejnë kontrollet e dyfishta kufitare. “Kjo është kërkesë eksplicite ndaj Prishtinës dhe Tiranës”, ka bërë të ditur ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Bekim Çollaku. Deri në rikthim praktik të kontrolleve të dyfishta, kanë mbetur edhe disa procedura qeveritare që do t’i hapin rrugë policisë për shtimin e kontrolleve. Policia e Kosovës thotë se janë në pritje të një vendimi të qeverisë “Mustafa” për të nisur pastaj me zbatimin e kontrolleve të dyfishta kufitare. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrim Europian, ministri Çollaku ka thënë se Komisioni Europian ka kërkuar rikthimin e dy ndalesave kufitare, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar. Sipas Çollakut, kërkesa e Komisionit Europian lidhet me procesin e liberalizimit të vizave. Pas aplikimit sezonal në stinën e verës, kontrolli në të dy pikat kufitare gjatë kalimit të kufirit ishte hequr përfundimisht në korrik të 2011-ës në bazë të marrëveshjes dypalëshe “Një ndalesë, një kontroll”. Marrëveshja në lidhje me procedurat e përbashkëta të kontrollit në pikëkalimet kufitare Morinë-Vermicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë u zbatua pas instalimit të sistemit TIMS edhe në pikën kufitare kosovare të Vërmicës. Reduktimi i kontrolleve ndikoi në pakësimin e radhëve të automjeteve në kufirin mes dy vendeve, sidomos gjatë stinës së verës. Një kontroll i vetëm bëhet edhe me të gjitha pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Deri tani nuk ka njoftime për rikthim të mundshëm të dyfishimit të kontrollit edhe në këto vendkalime kufitare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















