Çun Lajçi është një këngëtar i njohur, që këndon muzikë rapsodike. Çuni mbetet njëri nga aktorët më të gjithanshem dhe më të adhuruar nga dashmairët e këtij arti suprem.Ai në një postim në facebook i është drejtuar ministrit të Kulturës duke i kërkuar arsyen se pse nuk kanë filluar në rindërtimin e Kullës së Isuf Alisë në Drelaj .
Sipas tij një gjë e tillë është premtuar në muajin Prill 2015 se do të bëhet çmos që në Qershor të rindërtohet kjo kullë.
Postimi i plotë në facebook :
Z.Ministër i Kulturës,Z.Kujtim Shala.
Cila ishte arësyeja që me premtuat në muajin Prill 2015 se do të bëni çmos që në Qershorë, të po këtij viti, do të filloni ta rindertoni Kullèn e Isuf Alisë në Drelaj ku ishte Shtabi i Brigadës 136 Rugova.
Mos vallë edhe Ju, si parapraket tu që 15 vjet, nuk ndjeni fare nevojë që ta dëshmoni para opinjonit, se 13 fshatrat e Rugovës e kishin një Brigadë dhe një çerdhe – një kullë, ku ata djem( tani shumica deshmorë ) e strehuan gjysën e popullatës së Rrafshit të Dukagjinit, i ushqyen, i sheruen dhe i përcollen për Shqipëri.
Tani, kur vija kufitare ka zbritur në Kuçishtë, është edhe një arësye edhe më e madhe që ti kthejmë gjurmët dhe fortesat ku Selman Lajçi me Besnikun e shokët ranë heroikisht në mbrojtjen e Kosovës e të Rugovës.
Z.Ministër. Objektet mbesin dëshmi për ekzistencën apo qendresën e dikujt. Nëse i fshijmë themelet tona, atëherë do ti fshijmë edhe nga kujtesa jonë. Por, a do të pajtohen të gjallët Rugovas që luftuan e fjetën dhe u ushqyen në atë Kullë. A do të pajtohet Komandanti i tyre Sali Lajçi dhe shokët e tij që, mos ta kenë monumentin ( kullën qendresë )aty ku ishte, ashtu siç e kanë Rrafshi i Dukagjinit dhe Drenica e Llapi!
Ju betohem se “Pllakën përkujtimore” që dikur e vuri në murin e rrenuar të kullës, vet i ndjeri Smajl Hajdaraj, do t’ua sjell në Ministrinë tuaj dhe do t’ua lë si dëshmi se :Ju dhe asnjë tjetër, 15 vjet, nuk e njoftet qendresën as rrezistencën e djemve Rugovas të cilët vdiqen në mbrojtje të Atdheut!
Po të ishte e kunderta, do ta ndertonit, siç keni ndertue gadi në çdo fshat të Kosovës Kulla e Kala!
Me rrespekt
Çun Lajçi



















