Sonte do të nis edicioni i katërt i Albanian Film Week në New York dhe ky edicion do të hapet nga filmi i metrazhit të gjatë “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosës. Në këtë edicion që nis sonte dhe do të zgjasë deri më 5 nëntor do të shfaqen 32 filma në kategori të ndryshme.
Filmat e metrazhit të gjatë që do të prezantohen janë: “Tri Dritare dhe një Varje”, Isa Qosja, Bota, Iris Elezi & Thomas Logoreci, Amsterdam EXPRESS, Fatmir Koçi. Kurse në këtë edicion do të shfaqen edhe filmat në kategori të metrazhit të shkurtë, atyre dokumentarë dhe të animua.Festivali do të mbahet në teatrin Bow Tie Cinemas të New York.



















