• Latest
  • Trending
  • All

Marie Shllaku shkodrania 20 vjeçare që u flijua për Kosovën

01/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Marie Shllaku shkodrania 20 vjeçare që u flijua për Kosovën

01/11/2015
in Lajme

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Dre­nicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte e lidhur kryesisht me shqip­tarë të besimit mysliman, natyrisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht se ishte një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja kra­hi­nore.

Marie Shllaku, vajzë e re shqiptare, pati fatin të gje­ndej midis burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të mirë­njohur shkodranë, ndër të cilët ishin edhe i madhi Atë Gjergj Fishta, Bernard Llupi etj.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Marie Shllaku, ndonëse shumë e re në moshë, ve­tëm 20-vjeçare, ishte studente, gjë që ishte rast i rrallë për femrat shqiptare të asaj kohe.

U angazhua me tërë qenien e saj, me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte u përpoq ta vinte në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte, apo në ç’rrethana do të arrihej ajo; sepse kryesorja qe dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë, e këtij qëllimi të shenjtë kombëtar, për çka u derdh kaq shumë gjak, deri edhe vetë gjaku i Marie Shllakut.

Marie Shllaku e vazhdoi rrugën madhështore të luftës për atdhe dhe për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë, siç ishte Hamzë Kazazi, i cili luftoi kundër pashallarëve të Turqisë dhe Oso Kuka, që luftoi në trojet e Vraninës kundër cubave të Ce­tinës.

Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavo-komunist Marie Shllaku u gjend edhe në Dre­ni­cën legjendare, ku dy dekada më parë luftoi dhe qën­droi për dymbëdhjetë vjet me radhë heroina e popullit, Shote Galica (1895-1937). Po kështu, edhe pse ishin kohë të turbullta, ato kohë kur doli kundër tradhtisë serbosllave heroi Shaban Palluzha, Maria, pa kurrfarë hamendjeje, që në ditët e para doli në anën e tij dhe e përkrahu deri në fund me gjithë ç’pati, duke u bërë krah përpjekjeve vigane të fundit të luftës antifashiste, që të hiqej qafesh njëherë e përgjithmonë zgjedha sllave.

Marie Shllaku është e lindur në Shkodër më 22 te­tor 1922, nga babai Marku dhe e ëma Dila. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit të Marisë.

Në saje të përkujdesjes së drejtpërdrejtë të atdhe­tarit Atë Gjergj Fishta, i njohur si shkrimtar me orie­nti­me patriotike, Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht, italisht, frën­gjisht, latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke.

Me vështirësi Maria e fliste edhe gjuhën serbo­kroate.

Marie Shllaku, edhe në momentet më vendim­tare, në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav, iu bashkëngjit krahut më atdhetar të asaj kohe, rreth 100 intelektualëve që u angazhuan reziste­n­cën shqiptare të fundit të luftës antifashiste. Ndër këto figura më të ndritura ishin:

Shaban Palluzha,

prof. Ymer Berisha,

Atë Bernard Llupi,

Mehmet Gra­di­ca,

Gjon Serreqi,

Ndue Përlleshi,

Ukë Sadiku,

Metë Dini,

Bajram Sokoli (vëllai i bajraktarit të Uçës),

Qa­zim Bajraktari i Astrazupit,

Sadik Lutani,

Ajet Gërguri,

Ahmet Selaci,

Ukshin Kovaqica,

Ismail Thaçi,

Nuhi Gashi,

Hasan Bilalli,

Kemal Skënderi,

Mulla Idriz Gji­lani,

Hysen Tërpeza,

Kolë Parubi,

Luan Gashi etj., të cilët qëndruan deri në fund të pamposhtur.

Në vend të posaçëm në jetën ilegale dhe në luf­tën që bëri Maria nëpër trevat e Kosovës zë at­dhetari Pjetër Toma. Maria ishte e lidhur kryesisht me shqip­tarë të besimit mysliman, natyrisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht se ishte një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja kra­hi­nore. Ajo, natyrisht, i kishte të qarta edhe qëllimet përçarëse të serbosllavëve dhe e dinte se po këta ishin edhe burim i të gjitha shpifjeve kundër saj. Prandaj ajo nuk i përfillte ato.

Në luftën për pavarësinë kombëtare dhe për bashkimin e trojeve të pushtuara Maria u angazhua në mënyrë të gjithanshme.

Duke e parë ngulmimin e saj si studente, me tipare të shquara të atdhedashurisë, nacionalist të ko­hës, Abaz Kupi (Bazi Canit) e angazhoi Marie Shllakun në përpjekje legale për bashkimin kombëtar. Me këtë mision Maria punësohet sekretare e Ilaz Agushit, ministër shqiptar në regjimin italian në Tiranë.

Sipas materialeve arkivore, në prill të vitit 1941, Maria njihet me Bernard Llupin, i cili atëkohë ishte drejtor i Shoqërisë “Bijave të Zonjës” me seli në Shko­dër, që ishte e lidhur me Vatikanin.

Në maj të vitit 1942, Marie Shllaku, me sugje­ri­min e Idriz Matit, ishte punësuar në ministri në Tiranë, seksioni për rrugë, me detyrën e zëvendës­se­k­re­tarit. Me të pranuar të një detyre të tillë të rëndë­sishme edhe nga Gjergj Gjoni, Maria kishte pranuar detyrën të kontrollonte të gjitha dokumentet, leje sekrete të qeverisë, pastaj ato t’ia lejonte si dokumente dispozitave grupit të Bazit Canit. Këtë detyrë do ta kryente deri më 20 nëntor 1942.

Pas atentatit ndaj Ilaz Agushit, Maria përjashto­het nga puna deri më 25 shkurt 1943, kur do të rrijë e paangazhuar në Shkodër. Ajo, në këtë kohë, lidhet me aleancën angleze, duke shërbyer si korriere në vijën: Tiranë-Shkodër-Romë dhe anasjelltas. Këto punë do t’i realizojë përmes Gjergj Gjonit dhe korrierit të Bazit Canit, Hasan Miftarit.

Më 25 shkurt të vitit 1943 Maria punësohet në Prizren. Punësimi i saj këtu ishte sugjerim i Pjetër To­mës, sekretar kryesor në Ministrinë e Financave me seli në Prizren. Me qëllim që të mbulonte si vëzhguese tërë territorin e Kosovës, Marie Shllaku emërohet në­punëse në Prizren.

Në këtë kohë edhe Xhafer Deva i ofron bashkë­punim dhe postin e sekretares së tij personale. Xhafer Deva atëbotë ishte ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (1943-1944). Ofertën e pranoi përkohësisht, pas konsultimit me drejtuesit e grupit të Bazit Canit. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse Maria u tërhoq nga Prizreni në Tiranë dhe sërish u kthye më 9 shtator 1944.

Maria do të deklaronte para gjyqit të OZN-së se ishte antifashiste, por edhe antikomuniste.

Më 21 tetor 1944, në fshatin Novoselë, Maria mbaj­ti një fjalim atdhetar. Më 9 nëntor 1944 partizanët hynë në Gjakovë, ndërsa Maria, bashkë me Mehmet Agë Berishën, kaloi në rajonin e Ferizajt, ku qëndroi disa ditë. Në këtë kohë ajo do të udhëtojë nga Ferizaj në Gjilan, pastaj në Prishtinë, ku do të takohet për herë të fundit me Xhafer Devën, me Rexhep Mitro­vicën dhe me liderë të tjerë, prej të cilëve do të marrë udhëzime për veprime të mëtutjeshme, që të lidhet me Bernard Llupin në Pejë dhe prej andej të mbante lidhje edhe me Shkodrën dhe me rezistencën që do të drej­tohej prej andej.

Nga Prishtina transferohet në Pejë, në hotelin “Skë­­nderbeg”.

Këtu, sipas instruksioneve që ia kishte dhënë Ko­miteti i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që po vepronte me porositë e Xhafer Devës, merr përsipër organizimin e grupeve të rezistencës në tërë vendin. Këto grupe udhëhiqeshin nga Metë Dina, Adem Shala, Mehmet Gradica dhe Marie Shllaku. Atëkohë rezistenca shqip­tare kishte llogaritur në 3000 veta që do të rekruto­heshin në luftë.

Prifti atdhetar Bernard Llupi e lidh Marien me Ndue Përlleshin, kryetar komune në Budisalc të Lugut të Drinit. Aty mbahet një takim me popullatën e kësaj komune, me ç’rast flet Marie Shllaku. Një javë më vo­në, më 27 dhjetor 1944, në odë të Ukë Bekës, në fshatin Krushevë e Madhe, Maria sërish mban një fjalim pranë flamurit kombëtar dhe e thërret popullin shqiptar në kryengritje kundër ripushtimit sllavo-komunist. Gjatë një konfrontimi të luftëtarëve që e përcillnin Marien me ata të OZN-së serbosllave, në Gllogjan (të Lugut të Baranit), Maria plagoset, ndërsa Qendra e Komitetit Demokratik Shqiptar, në këto rrethana, do ta vendosë atë në shtëpinë e Pjetër Tomës (më 9 dhjetor 1944), në Dobërdol të Llapushës, ku do të mjekohet për tri javë.

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Dre­nicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Ishte në mbledhjen e mbajtur në Livadhet e Hajdinit (Pllaçicë), në fillim të korrikut të vitit 1945, në Kuvendin e Dobërdolit më 4 e 5 gusht 1945, në Grykë të Graçevës në fillim të shtatorit dhe me Çetën e Ukë Sadikut, në Luftën e Çelisë së Siçevës, më 12 shtator 1945, ku mori plagë të rënda. Bashkë me Musli Hotin u drejtua nga Resniku. Musliu nga gjakrrjedhja vdiq, kurse Maria u drejtua nga Açareva, ku, me ndihmën e Xhafer Imerit, shkoi në shtëpinë e Hatës (gruaja e Xhemajl Selimit), të cilën e njihte edhe më parë. Kjo grua e mjekoi me barna popullore. Spiunët e hetuan, e lajmëruan OZN-në e Skenderajt dhe e zunë. Pas shu­më burgjesh dhe torturash shtazarake të OZN-së serbosllave, në vitin 1946, së bashku me tre shkodranë të tjerë, Gjyqi Ushtarak (prokuror Ali Shukria) e dënoi me vdekje.

Në sallën e Gjyqit të Prizrenit Maria brohoriti: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!”

– Në odën e Imer Seferit të Turjakës prof. Ymer Berisha ma kishte dhënë një letër që t’ia dërgoja Marie Shllakut në Prizren. Marinë e gjeta duke punuar në një zyrë të Komunës së Prizrenit. Asaj i tregova se kush më kishte dërguar e ajo e mori letrën dhe më falë­nderoi. Unë u ktheva dhe në Rahovec, e takova prof. Ymer Berishën dhe i tregova se ia kisha dhënë letrën Marie Shllakut. Edhe Ymeri më falënderoi për punën e bërë.

Unë mora pjesë edhe në gjykimin e Marisë në Prizren, më 11 korrik 1946. Shkuam së bashku me Os­man Isuf Kastratin e Turjakës.

Në sallë ishte atmosferë e zymtë, plot policë, pro­kuror Ali Shukria. Maria ishte kryelartë, s’i jepte pesë para se çfarë dënimi do t’i jepnin.

Në gjykim ishte edhe Bedri Pejani. Maria sypa­trembur u përgjigjej pyetjeve të prokurorit Ali Shukria. I pranonte të gjitha veprat që i kishte bërë. Në një rast ajo tha:

– I pranoj të gjitha veprat që i kam bërë, por këtu ka shumë edhe shpifje dhe akuza ndaj meje. Veprat e mira në të mirë të kombit tim i pranoj, edhe nëse ato nuk janë të miat! Kjo e habiti trupin gjykues

Maria kishte pasur ndikim të drejtpërdrejtë, së bashku me prof. Ymer Berishën, Miftar Bajraktarin, Azem Aruqin dhe personalitete të tjera të shquara të kohës, kur më 13 shkurt të vitit 1945, ia kishin shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare Shaban Palluzha dhe togeri Mehmet Gradica. Maria, gjatë këtij solemniteti, mbajti një fjalim të zjarrtë, duke elaboruar lidhur me gjendjen politiko-ushtarake, e cila mbretëronte në të gjitha tro­jet shqiptare, me theks të posaçëm për tradhtinë e forcave komuniste shqiptare që ua kishin bërë inte­re­save kombëtare, duke lidhur aleanca me popujt sllavo-ortodoksë.

Dënimi

Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim është procesi gjyqësor i At Bernard Llupit, Kolë Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të prof. Ymer Berishës.

Procesi filloi me 29 qershor 1946 dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, që do të thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetuesisë e të tjera. Prokuror publik i këtij procesi, siç ishte bërë rregull si në çdo proces tjetër ishte Ali Shukriu. Procesi u mbajt në Prizren.

Me 29 qershor, Prizreni ishte në zi. Para trupit gjykues të okupuesit, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë. Ata akuzoheshin vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe një Shqipëri Etnike. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, se qe sa kohë ke filluar të merresh me politikë, ajo iu kishte përgjigjur “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë” dhe ja pse u dënua me vdekje Marie Shllaku.

ARENA DARDANE

Previous Post

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Next Post

Qeveria rrit me 7 % taksën për siguracionet e makinave dhe pronave për vitin 2016

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Qeveria rrit me 7 % taksën për siguracionet e makinave dhe pronave për vitin 2016

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.