Nga Ilir Seci
Ditët e fundit faqet online të shtypit si dhe rrjetet sociale gëlonin me diskutime rreth intervistës së këngëtares, Alida Hisku, këngetare e njohur ne vitet e diktatures e cila per fatin e saj te keq ka qënë denuar per “veprimtari armiqesore”, siç formuloheshin rëndom akuzat në atë sistem…
-“Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut!”. . .
-“Alida Hisku rrëfen tmerret e burgut!” – ishin disa nga titujt e shtypit shqiptar, ku publikohej dhe ripublikohej intervista e kengetares Alida Hisku, e cila sot jeton në Gjermani…
Se pari Alida Hisku duhet përgezuar per faktin qe ka folur lidhur me tmerret e asaj diktature monstruoze duke sjelle deshmi te perdhunimeve qe kryheshin nga punonjesit e sigurimit te shtetti te Enver Hoxhes!…Më e mira do ishte sikur Alida Hisku te kishte dhene edhe emrat e torturuesve qe njeh dhe ti kishte denoncuar ata persona qe kane kryer ato krime, per hir te drejtesise, per veten e saj dhe viktimat e tjera qe ndoshta nuk e kane ate kurajo te flasin as sot e kesaj dite!Ne kulturen jetesore shqiptare temat e perdhunimeve e abuzimeve me femrat jane tabu dhe viktimat gjithmone kane gjetur zgjidhje heshtjen, per fat te keq!Kengetarja thote se e deboncuan “tre persona nga Vlora”, persona te cilet ajo i ka falur!Nuk mund ta gjykojme kengetaren ne kete pike, pse i ka falur, eshte zgjedhja e saj por per hir te moralit te pakten duhej ti thoshte publikut nje gje ; valle a kane kerkuar ndonjehere falje ata te tre nga Vlora qe e degdisen ate ne honin e tmerreve te qelive te Sigurimit?!. . .
Alida Hisku mund te kete gjetur komfort shpirteror ne religjion e mbase fal si Krishti por falja vjen gjithmone mbasi kerkohet falje!. . . Jo te gjithe njerezit njohin dhe respektojne institucionin e Faljes, jo te gjithe njerezit kane ndergjegjie qe i vret dhe i bën te vuajne!Per te tillet, we s’kane ndergjegjie bota demokratike ka nxjerre ligje dhe u jep denimin qe meritojne!…Por prape e theksojme eshte drejta e saj te fale! E pyetur pse nuk denoncon sigurimsat dhe gardianet qe bene ato mynxyra, këngëtarja Alida Hisku thotë se “nuk mund të flas sot konkretisht, pasi ai sigurim që ka qenë atëherë është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej nga pushteti, sot shfrytëzohet prej lekut”. . . Afermendsh kjo, ata kriminele sigurisht jane sot ne poste drejtuese te shtetit demokratik sepse nuk u ndeshkuan asnjehere!Dhe ne kete pike edhe Alida Hisku ka fajin e saj!Ka fajin sepse duke mos permendur emra ka ndihmuar ne krijimin e nje kulture shume negative qe lulezoi ne Shqiperine e mbas vitit 1991 ;
-KULTUREN E MOSNDESHKIMIT…
Kriminelet e diktatures komuniste nuk u denuan asnjehere…Sepse asnjehere, asnje nga forcat e ashtequajtura demokratike, nuk shfaqi vullnet per te denuar krimet e asaj diktature!Me slloganin manipulativ :
– “TE GJITHE BASHKEFAJTORE E TE GJITHE BASHKEVUAJTES”, Sali Berisha lideri i opozites ne fushaten e vitit 1992 i vendosi gurin e varrit drejtesise se epokes post-komuniste!U sajuan ca gjyqe qesharake per bllokmene qe kishin abuzuar me kafe dhe limonata dhe me aq u harruan 47 vite dhune e repression, 47 vite terror, burgje e internim per qindra-mijera shqiptare qe u vrane, burgosen e internuan neper kampe pune…Kjo gje pritej nga te ashtequajturat forca demokratike, nuk pritet nga bijte e bijat e bllokmeneve, niperit dhe mbesat e tyre!
Kur njeriu lexon ato deshmi rrenqethese te Alida Hiskut sigurisht tronditet!…Por ato deshmi nuk jane te vetmet!Nuk jane vetem deshmite e saj, jane deshmite e te nderuares Rukije Rama te ciles ju shkaterrua jeta nga nje sigurims, jane deshmite e sa e sa grave dhe vajzave qe ju nxi jeta ne ate kohe!Jane deshmite per grate shtatzena qe jane pushkatuar!Te gjitha lene ne harresen e ketyre viteve te ashtequajtura demokraci…Nje gje duhet te mbajme parasysh kur lexojme ato rradhe nga Alida Hisku apo Rukije Rama. . .
-“Si ka mundesi qe nje sigurims shqiptar e bir shqiptari, te kryeje ato makabritete ne qeli e mbas pune te shkoje i qete ne shtepi, te ulet e te haje darken perballe se emes ose se motres nese ka qene beqar!?Si kane mundur te sillen normal!?Si ka mundesi qe ata sigurimsa qe ishin vete bij nenash, qe kishin vete gra e vajza, te benin ato makabritete e pas pune te dilnin te qete ne xhiron e mbremjes me gruan dhe vajzen e vet!?. . . Çfare soj monstrash paskan qene keta njerez!?Nga mbinë keto perbindesha ne mesin tone?Çfare mallikimi kishte rene mbi ne shqiptaret qe te kishim te tille bashkekombas ne mesin tone!?Shqiptarë qe kryenin keto krime ndaj grave dhe vajzave shqiptare!?. . . Ato ndodhën e sot eshte e kote te mendojme pse e tek!…Por qe nuk u ndëshkuan asnjeherë, kjo nuk falet!Ato përbindësha duhej te ishin ndëshkuar qe ne vitet e para te demokracisë!Dhe duhej te ishin denuar me ligjet e sistemi të diktatures!Sepse sistemi diktatorial ka pasur nje seri ligjesh qe vertete shperfillnin çdo te drejte te njeriut por askund dhe asnjehere nuk ishte shkruar me ligj qe te perdhunohej nje person nen akuze!Kjo veper eshte abuzim qe deri edhe me ligjet e asaj diktature ishte e denueshme!Ligji u kerkonte sigurimsave te merrnin ne pyetje personin e ndaluar por jo ta perdhunonin!Kete monstruozitet sigurimsat e kane kryer nga DEVOTSHMËRIA!. . . Nuk e kane kryer nga ZBATIMI I LIGJIT!. . . Eshte e vertete qe ashtu ishte koha, eshte e vertete qe dikush do i kryente ato krime, por ne nuk duhej te kerkonim qe te denoheshin ata qe zbatuan ligjet e Kushtetutes komuniste te RPSSH-se…Jo, Ne duhej te kerkojme te denohen ata qe tejkaluan ato ligje dhe u treguan TE DEVOTSHËM!. . . Nuk mund te denoheshin per zbatimin e ligjit, por duhej te denoheshinj per shkeljen e atyre ligjeve, per DEVOTSHMERINE e treguar!Per shembull ligji i asaj kohe parashikonte qe kur te arrestohej nje njeri, i duhej thene “Ne emer te popullit je I arrestuar!” dhe ti viheshin prangat, por asnje ligj i asaj kohe nuk kerkonte qe personi qe arrestohej te rrihej e poshterohej ne sy te Bashkeshortes, Femijeve, Nenes, Motres!Asnje ligj nuk parashikonte qe i arrestuari te mirrej zvarre shkalleve te pallatit, si e si qe te ngjallej terror te gjithe lagjen!Pastaj vinte qelia, tmerri i torturave, burgu, internimi I familjes dhe te gjithe keto kane pergjegjes!…Pergjegjes qe asnjehere, ne asnje rrethane nuk u ndeshkuan!
MOSNDESHKIMI u be pastaj praktike jetesore ne Shqiperine e mbas viteve ’90…Dhe kjo praktike eshte burimi i te gjithe te keqijave te sotme!Sepse problemi eshte se kur nuk ndeshkohet e keqja atehere te duhet te jetosh me te!. . . Gjithe ato kriminele qe nuk u ndeshkuan asnjehere nuk iken gjekundi…Te gjithe jane ne mesin e shoqerise shqiptare!Ata jane aty, te pandeshkuar, te pa-penduar ndonjehere për çfare bënë!As nga aspekti ligjor dhe as nga aspekti fetar, ata asnjehere nuk njohen ndeshkim!Ne aspektin ligjor duke u denuar per DEVOTSHMERINE e nga aspekti religjoz nuk u PENDUAN, sikur ta zeme se kane ndergjegjie…Shoqeria shqiptare zgjodhi te bashkejetoje me kete te keqe ne mesin e saj, nuk u distancua ndonjehere prej saj!Te paret ish-anetaret e thjeshte te PPSH-se, ata anetare qe gjithe jeten nuk njohen asnje privilegj nga qënia anetar i asaj partie por qe ne vitin 1991 moren mbi shpine pergjegjesite e diktatures!Ata vete duhej te kishin dale te paret dhe te kishin thene :
-“Ne qe nuk ndame asnje privilegj me ju drejtuesit e PPSH-se, ju qe rrethuat Bllokun me gardh telash, nuk kemi pse te ndajme sot pergjegjesite e bëmave tuaja kriminale!”…Por nuk e bene kete dhe zgjodhen te jetonin me te keqen!
Kur nje shoqeri nuk e ndeshkon te keqen atehere ajo shqoeri eshte e denuar te bashkejetoje me te!Pajtimi me te keqen bëhet preçedent dhe sjell edhe me shume te këqija. . . Dhe saktësisht, kjo është ajo qe u ka ndodhur shqiptareve ne keto 25 vite te ashtequajtura demokraci!E keqja nuk shkoi askund, ajo eshte aty, aktive, si nje virus aktiv, i paluftuar qe gjallon sot ne trupin e ryeministrave, ministrave, deputeteve!Virus qe dita-dites po ja merr frymën atij vendi!Eshte i njejti virius qe ka pesuar mutacion gjenetik dhe eshte shnderruar ne : KORRUPSION!
Mos u habitni…Korrupsioni i sotem eshte vazhdimesi e atij degradimi moral te djeshem qe ka nxjerre krye sot ne kushte e rrethana tjera!. . . Por është i njëjti!
Post Scriptum:
Per këto ngjarje mund te flasë më hollësisht deputeti i “Demokracise” së sotme, Gramoz Ruçi, si Drejtor madhor e ne fund edhe Minister i Brendshëm në Ministrine e Brendshme te Diktatures. . Gramoz Ruçi qe eshte deputet sot, eshte nga ata qe ka mbajtur poste me rendesi ne diktature!Le ta ftojne ne studio televizive ish-Ministrin e fundit te Brendshem të Diktatures, qe te flase per këto ngjarje!
















