Shkrimtari nobelist Gabriel García Márquez më shumë dëshironte që librat e tij të botoheshin pas vdekjes. Kështu kishte thënë vetë ai në një intervistë të dhënë.
“Fama u largon nga koha që duhet ta kaloni me shokët dhe kohën kur mund të punoni. Tenton t’ju izolojë nga bota reale. Një shkrimtar i famshëm i cili dëshiron të vazhdojë duke shkruar duhet të jetë vazhdimisht duke e mbrojtur vetveten kundër famës. Nuk me pëlqen të them këtë sepse asnjëherë nuk tingëllon e sinqertë, por më të vërtetë kam dëshiruar që librat e mi të botohen pas vdekjes sime kështu që nuk do të përjetoja këtë biznes të famës i të qenit shkrimtar i famshëm. Në rastin tim. Përparësia e vetme e famës ishte që atë e kanë përdorur disa politikanë për qëllime të tyre. Përndryshe, ishte një punë e pa rehatshëm. Problemi është që ju jeni i famshëm në një ditë që ka vlerë 24 orë por nuk mund të thoni “në rregull, do të jem i famshëm deri nesër” po të prekni një buton dhe të thoni “Do të jem i famshëm këtu apo tani”, ishte shprehur Marquez.



















