Ambasadori amerikan Gelawie: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm
Ambasadori amerikan Greg Delawie ka dalë haptas kundër kampanjës serbe “NoKosovoUnesco”, duke thënë se nuk pajtohet me një gjë të tillë.
Madje Delawie ka shtuar se Kosova duhet domosdoshmërishtë të jetë në UNESCO, transmeton zeri.info.
Së fundmi ka qenë patriarku ortodoks serb, Sava Janjic ai i cili po lobon me të madhe për ndalimin e Kosovës në UNESCO.
“Nuk pajtohem me “JoKosovësNëUnesco”. Kosova në UNESCO është e domosdoshme dhe e rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë së ndryshme kulturore në Kosovë”, ka shkruar Delawie.
















