Pa lejen e askujt, nxënësit e shkollave të mesme por edhe ata të fillores po festojnë në sheshet e Prishtinës, për fitoren e mbrëmshme të kombëtares së Shqipërisë kundër Armenisë.
Nxënësit e shkollës Fillore “Naim Frashëri”, ata të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe “Xhevdet Doda”, deri më tani janë të gjithë jashtë mësimit.
Vetë nxënësit kanë treguar për KosovaPress, se nuk kanë marrë lejen e askujt për lëshimin nga mësimi.
Ata, po shihen tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

















