Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar miqësoren kundër Guineas Ekuatoriale, me rezultat 2-0, të shtunën në ndeshjen ndërkombëtare miqësore, transmeton KosovaPress.
Në pranin e një numri të vogël shikuesish, futbollistët e përfaqësues sonë, ka zhvilluar një super ndeshje duke fituar këtë sfidë, e dyta ndërkombëtare pas fitores se Omanit në vitin e kaluar.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut furishëm e nisen përballjen me skuadrën afrikane. Vetëm pas dy minutave lojë vjen gëzimi i parë për Kosovën. Është Mërgim Brahimi, i cili për herë të parë veshi fanellën e përfaqësues sonë, që zhbllokon rezultatin dhe sjell Kosovën në epërsi prej 1-0.
Futbollistët e përfaqësues sonë, edhe pas golit të shënuar nuk u ndalën duke e atakuar më shpesh skuadrën mysafirë dhe duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e Guienas, kjo e fundit mbeti më një lojtar më pak në terren pasi që u “skuq” Belle (38’).
Rast të mirë për dyfishuar epërsinë e Kosovës kishte Bernard Berisha dhe Ilir Berisha, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e përfaqësues sonë prej 1-0.
Ndërkohë, edhe në fraksionin e dytë të lojës, skuadra jonë ishte më mirë. Pas vetëm dy minutave lojë të pjesës së dytë, në skenë del përsëri Mërgim Brahimi, i cili shënon golin e dytë në këtë ndeshje, duke dyfishuar avantazhin e Kosovës në 2-0.
Bazuar në lojën e shfaqur, skuadra jonë ka mundur të fitojë edhe më bindshëm, sepse përfaqësuesja jonë krijoj disa raste mjaft të mira, por më nuk kishte gola, edhe pse Fejzullahu e Halimi ishin afër golit në finish të ndeshjes.
Përfundimisht Kosova mund Guinean Ekuatoriale, me rezultat 2-0, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe duke kënaqur tifozët e paktë që ishin në shkallët e stadiumit.
Kjo lojë ishte një test mjaft i mirë për përzgjedhësin Bunajku, i cili testojë disa nga futbollistët të ftuar për herë të parë në përfaqësuesen tonë siç ishte Mërgim Brahmi e Bernard Berisha, të cilët pa dyshim se më lojën e treguar arsyetuan ftesën e Bunjakut, madje, Brahimi e Berisha ishin ndër më të mirët në terren.
















