• Latest
  • Trending
  • All

Kah po e çojmë Kosovën?

01/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 30 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kah po e çojmë Kosovën?

01/10/2015
in Lajme

Ndue Ukaj

Pyetja e shtruar shpeshherë e me tone kritike: kah po e çojmë Kosovën, është shndërruar në klishe. E shtron secili. Me vetëdije e pa të. Dhe si çdo gjë që përdoret shpesh, pyetja si e tillë, më shumë i ngjan një klishe, sesa nevojës për ta prodhuar një përgjigje adekuate e të menduar. Ndaj, e tillë bëhet edhe përgjigja.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Njeriu, përgjatë historisë, asnjëherë nuk është mjaftuar me konstatimin se diçka ekziston. Ai, gjithmonë ka aspiruar dhe kërkuar të kuptojë pse diçka është, dhe si ka ardhur deri te ajo gjendje. Debati ynë i zhurmshëm, sidomos ai në sferën e politikës, me tone kritike e pezëm, nuk po e tejkalon konstatimin tanimë të kleshitizuar: është keq. Madje shumë keq. E arsyet pse është keq, s’ po i kërkojmë. As arsyet pse kemi ardhur deri te kjo gjendje. Janë arsye historike, politike, identitare, ekonomike, apo të gjitha nga pak?

Përvoja empirike dëfton se një e keqe s’ mund të mposhtet me një të keqe tjetër, por me një ide më të mirë. Këtë e pohonte me ngulmë edhe dijetari i viteve të 30-ta, Vangjel Koça, kur thoshte se një ide e keqe nuk luftohet me kërbaç, por me një kundëride më të mirë.

A e ka shoqëria jonë një ide të mirë? – pyetja i ngjet dilemës hamletiane. Pikërisht kjo ka bërë që mendimi shoqëror e alternativë, të mungojë. E keqja, e identifikuar shpeshherë me turrë e vrap, është faturuar te politika. Pa dyshim, me të drejt. Në këtë mënyrë, pjesa tjetër e shoqërisë është mjaftuar me identifikimin e problemit. Mirëpo, kjo s’ka prodhuar alternativë në sferën e politikës, ndërkaq mungesat janë të prekshme dhe po aq të rënda edhe te sferat tjera jetike për shoqërinë: institucionet e dijes, media, shoqëri civile, etj.

Kritikë të rrjedhave politike, shoqëria civile dhe mediat, për vite të tëra qëndrojnë të fortifikuara përball pushtetit, të cilësuar si të keq, ndërkaq pushteti si i tillë, ka fortifikuar vetën, po ashtu, përball kampit tjetër që i vërsulët vazhdimisht. Në një betejë të tillë, ideja e triumfit të njërës palë mbi tjetrën, e mbizotëron debatin, idetë, si dhe qëllimet. Apo edhe më keq: luhet loja e Pilatit, e shfajësimit. Kjo atmosferë ka tkurrë hapësirën publike për debat ndryshe. Ndonëse kemi kohë prej kur jemi të lirë, të pavarur, debatet cilësor kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë.

Është kritikuar sistemi politik që kemi ndërtuar dhe skemat që e mbajnë atë, mirëpo ende mungon modeli tjetër i mirë, funksional: si mund të jetë shoqëria më e shëndoshë dhe më e mirëorganizuar? Si rezultat i kësaj, është krijuar një atmosferë e pafavorshme për debate të shëndosha, normale e qytetëruese. Sepse reagimet e rëndomta të shoqërisë sonë, madje edhe për çështje të zakonshme, janë stihike. Nganjëherë edhe histerike. Shpeshherë, nën ndikimin e emocioneve, arsyeja fanitet dhe shpërthen pezmi kundër çdo gjëje. Improvizimet. Imitimet e mendimeve. E gjithë kjo shkakton një epidemi të zhurmës, histerisë- dhe formësohet një atmosferë mbytëse, ku secili jep mendime, vlerësime dhe shpjegime për çdo gjë. Pa mëdyshje, debati dhe kritika, janë të domosdoshme për shoqërinë, si ajri e buka. Sepse s’ka shoqëri të shëndoshë pa debat, dhe këtë askush nuk mund ta mohojë.

Përvoja ka dëftuar se vetëm si rezultat i kritikave, kundërshtive, mendimet farkëtohen dhe nga farkëtimi i tyre, kristalizohen ide e alternativa të reja për shoqërinë. Tani shtrohet pyetja: çka prodhon debati ndër ne? Ka prodhuar ndonjë alternativë, ide të re, më të përparuar? Sot, a e kemi një ide të shëndoshë se mbi çfarë parime humane, kulturore e politike duam ta ndërtojmë Kosovën e së nesërmes?

Nëse veç duam të jemi objektiv dhe ta shohim realitetin në sy, ai na çon kah konstatimi se Kosovës po i mungon një modus vivendi, një mënyrë sesi t’i harmonizojë dallimet, të bashkojë energjitë e shpërderdhura drejt një të mire e ideali të përtejmë: për njërepublike të ndërgjegjes, ku qytetarët e këtij vendi do të mund të jetonin me dinjitet e të lirë. Me besim e shpresa për një të ardhme më të mirë dhe më të prosperuar.

Pa dyshim, vendi ynë po përballet me furtuna. E godasin shpeshherë, sepse një shoqëri e brishtë në punët e shtetetformimit, pa traditë në çështje të ligjeve dhe demokracisë, pa institucione të forta të dijes e kulturës, pa autoritete të qëndrueshme, bëhet preh e veprimeve improvizuese, aporieve të gjithfarshme dhe injorancës.

Kur shoqëria kapet nga e keqja, atëherë vështirë mund të thuhet se ajo kufizohet vetëm brenda një sfere. Ajo mbizotëron të gjitha segmentet e shoqrisë, dhe jo vetëm politikën. Sepse shoqëria del prej natyrës së saj humane dhe bëhet gërmadhë e njerëzve të çorientuar (Xavier Darcos). Një gjendje të tillë, duhet ta trajtojmë me shqetësim, veprim dhe refuzim. Mbi të gjitha, duhet të kërkojmë alternativën, kthimin e shoqërisë kah humanizmi. Dhe në këtë mënyrë, siç do të pohonte filozofi Martin Heidegger, humanitasduhet të mbetet meraku i një mendimi të tillë, sepse humanismus është kjo: të meditosh dhe të përkujdesesh që njeri të jetë njerëzor dhe jo jo-njerëzor, “ç’njerëzor”, që do të thotë jashtë thelbit të tij. Sepse, humaniteti i njeriut- shton ky filozof, qëndron në thelbin e tij.

Nëse shoqëria jonë ka probleme me humanizmin, me solidaritetin, krizën e besimit në vlera, kjo domethënë se njeriu ynë që merret me çështje të shoqërisë, është shkëputur nga thelbi i tij.

Telashet tona shoqërore nuk janë të reja. Ato janë shtresuara nëpër kohë, të trashëguara sistem pas sistemi, pushtim pas pushtimi. Për pasojë, kauza e së keqes, nganjëherë duket se mbizotëron mbi idealet për një shoqëri humane, demokratike e të lirë. Mosbesimi ka zënë vend dhe po banon mes nesh. Po i shtytë veprimet dominante në sferën e politikës dhe jo vetëm saj. Ka arritur të influencojë në sferat e dijes, kulturës, religjionit, etj. Mosbesimi në asgjë. Në askënd dhe në asnjë institucion. Pikërisht kjo gjendje, krijon autoritete të rreme, që bazohen të forca e ndëshkimeve dhe jo autoritete morale, të dijes e punës, që veprojnë e punojnë me profesionalizëm e ndërgjegje. Këta janë profetë të rremë, do të thoshte poeti Frederik Rreshpja, që e joshin shoqërinë për çdo gjë të mirë, ama hedhin në humnerë.

E kur ka atmosferë të tillë të kontaminuar, nuk mund të ketë debat të mirëfilltë. Dhe kur s’ka debat, nuk ka as mundësi për alternativa. As për ide të reja. Sepse mbizotëron mendimi konjuktural, i atyre që e kanë prodhuar këtë sistem dhe këto skema.

Proklamimi se aspirojmë demokracinë dhe lirinë e modelit europian, nuk mjafton që të përftojmë vlerat e kësaj bashkësie politike e kulturore. As që të bëhemi pjesë e kësaj familje politike. Në këtë rrugëtim, kërkesat tona për të ecur një hap mëtutje, pengohen nga konjukturat e përdorshme, që retushohen vit pas viti, sistem pas sistemi. E realitetet e tilla, krijon gjithfarë trillesh. Njerëzit fillojnë të besojnë në ato që janë të parealizueshme, dhe të humbin sensin për gjëra të mundshme.

Po ashtu, ideja se zgjidhjet për ne dhe të ardhmen tonë janë jashtë nesh, është e klishe, të cilës i besojnë ata që s’janë të zotët të marrin përgjegjësi për punët e vendit.

Për aq kohë sa pështillemi rreth ideve të vjetra dhe retushojmë po ashtu elita të harxhuara, do të vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme të njëjta dhe me mundësi më të vogla për t’i zgjedhur. Sepse një organizëm politik, një shtet, një komb, është një akt besimi, dhe asgjë gjë tjetër. Nëpërmjet këtij akti besimi, formohet ajo ideja e kontratës kolektive- konsensusit për parimet mbi të cilat synohet të ndërtohet shoqëria e caktuar dhe identiteti politik a kulturor i aksh shtetit apo kombit. Tani, sfidë e përtej sfide, për vendin tonë mbetet rikthimi i besimit te vetvetja; të forcat tona për ta mposhtë të keqen dhe apatinë që mbizotëron kudo.

Demokracia, është një realitet i papërkryer, pohojnë njohës të historisë dhe politikës. Megjithatë, është sistemi më i përkryer dhe më human që njeh njerëzimi, dhe si i tillë lypset të përmbushet me humanizëm. Për çdo ditë. E shoqëria e jonë e brishtë, ka nevojë të dyfishtë t’i sforcojë armët e humanizmit, besimit dhe shpresës për një të nesërme më të mirë. Dhe ta mposhtë apatinë dhe dëshpërimin. Vetëm

Në këtë kontest, më pëlqen ta përfundoj këtu tekst me një mendim të shkrimtarit dhe eruditit Umberto Eco, i cili pohon se “Fuqia e një etike matet me sjelljen e shenjtorëve dhe jo me sjelljen e të marrëve, “Zoti i të cilëve është barku.”

Previous Post

SHBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e NTERPOL

Next Post

Mungesa e ligjit e pengon përdorimin e abetares unike në Maqedoni

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mungesa e ligjit e pengon përdorimin e abetares unike në Maqedoni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.