• Latest
  • Trending
  • All

Filma dhe forume, festivali që nuk të lë apatik

28/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Filma dhe forume, festivali që nuk të lë apatik

28/09/2015
in Kulture

Është mbyllur dje edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi. Në këtë vit konkurruan 450 filma nga e gjithë bota dhe u përzgjodhën 44, të cilët u shfaqën falas për publikun në gjashtë ditët e festivalit. Këtë vit tema e përzgjedhur ishte korrupsioni dhe krimi i organizuar, një temë sipas Kujtim Çashkut, e cila lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet aktuale të shoqërisë shqiptare.

Kur bëhet fjalë për një festival filmi që ka në esencë të tij të drejtat njerëzore, fjalëkyçi nuk ka si të mos jetë empatia, aftësia për të ndjerë në lëkurën tënde dhimbjen e tjetrit.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

E pikërisht me këtë në mendje Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të të Drejtave të Njeriut ia kushtoi forumin e parë ndjeshmërisë… “Empati/Simpati/Apati” ishte diskutimi i parë i organizuar në kuadër të festivalit gjashtëditor, i cili u mbyll mbrëmjen e së shtunës në mjediset e Akademisë dhe Multimedias Marubi.

Pyetja e shtruar ishte: ç’po ndodh me reagimin qytetar në Shqipëri dhe a ka empati të mjaftueshme për t’i dhënë fund apatisë qytetare? Pyetje që mblodhi rreth vetes një sërë diskutuesish, si në panel ashtu edhe në sallë.

“Tema e parë ishte një lojë fjalësh me prapashtesën ‘pati’ me idenë që mund të luash me empati, të ndjesh tjetrin, simpati, një ndajpëlqim dhe si apati që është terreni më i zakonshëm ku gjendemi. Nëpër të ka dalë edhe çështja se shqiptarët prodhojnë shumë pak filma mbi të drejta e njeriut, edhe pse shkelja e të drejtave të njeriut është e përmasave gjigante e pikërisht se ka të tilla përmasa të kesh një empati të zhvilluar është e pamundur. Më mirë sesa të empatizohemi, apatizohemi dhe është shoqëria e spektaklit që e thekson apatinë”, – është i mendimit Elvis Hoxha, lektor në Akademinë Marubi dhe një prej organizatorëve të katër forumeve që pasuruan edicionin e dhjetë të Festivalit.

Duke qenë në atmosferën e një festivali filmi me dëshmi të specializuar, dokumentaristë e kineastë që kanë ndjekur çështje për shumë kohë, në zona të rrezikshme, duke rrezikuar karrierën dhe jetën i ka ndenjur problemit afër, ky festival jep shembujt se krimet janë kudo, jo për t’i relativizuar, por për të thënë që mbrojtësit e të drejtave janë kudo e duhet të jenë edhe këtu.

Panelistët e forumeve përbëheshin nga personalitete me përgjegjësi publike për çështjet që u vunë në diskutim, aktivistë të çështjeve civile, si edhe dëshmitarë të ndryshëm.

Forumi i dytë “Migrim/Emigrim” diskutoi mbi lëvizshmërinë si nevojë dhe sidë e zhvillimit të shoqërisë, ku u ngritën edhe pyetjet me karakter lokal, të tilla se përse shqiptarët vazhdojnë ende të emigrojnë…

Një nga shembujt përfaqësues të kësaj teme ishte vete Presidenti i Nderit të Festivalit, Theodore Orlin, mbrojtës i lashtë i të drejtave të njeriut dhe avokat. Gjithashtu, çështja u pa edhe në aspektin psikologjik ku e ftuar ishte Silva Loka, psikologe dhe u moderua nga Elvis Hoxha.

“E pamë në këndvështrime të ndryshme, por diskutimi mori një prerje përtej asaj që mendonim sepse për të shpjeguar disi pozicionin e vet si militant i të drejtave të njeriut, Tedi shpjegoi veten si rezultat i prerjeve të kufijve apo të një hartografie të çuditshme duke qenë pak hebre, polak, bullgar, i lindur në Amerikë, i shëtitur në të gjithë botën… në njëfarë mënyre është migrator i suksesshëm. Një personazh, i cili u propozua vetë nga salla foli gjatë dhe unë e ndryshova temën time, për ta kthyer në koncept. U mundova të jap një dozë koncepti; sa emigrant mund të jetë militanti i mbrojtjes së drejtave të njeriut, përkundër imazhit që kemi sot të refugjatit nga Siria, rasti më sublim i emigrantit i drejtuar nga Gjermania, rasti më sublim i pritjes. U kthye pak në rastin migrator të shpendit, që është rasti më katastrofë, por u pa edhe në aspektin psikologjik sesi mund të tretet ky njeri apo si mund të prodhojë në këtë tretje rezistencë, për të kuptuar deri diku në është figurë e emergjencës politike refugjati i sotëm apo figurë e aksidencës së kthyer në domosdoshmëri për mungesë të politikave që integrojnë njerëzit masivisht”, – thekson Hoxha sërish.

Tema e tretë e forumeve iu kushtua “Korrupsionit dhe krimit të organizuar”, e cila ishte edhe tema kryesore e zgjedhur për edicionin e dhjetë të këtij festivali, ndërsa publiku këtu nuk ishin më gjimnazistë nga shkollat e kryeqytetit, porse studentë të Akademisë së Policisë.

“Biseda ishte interesante sepse ndihej që shihej një lloj tendence që ta drejtojë ndershmërinë frika dhe rruga më e shkurtër për të prodhuar rend është frika. U pa përsëritja e mentalitetit të zakonshëm; shoqëria kthehet shpejt në historinë e vet duke menduar se e shkuara ka qenë më mirë, e tashmja më e errët dhe do të jetë më keq në të ardhmen. Prandaj shërbejnë forumet, se fjala është një lloj vetëhetimi që e shtyn subjektin të hulumtojë veten përtej këtij konflikti të së shkuarës së paqshme e së ardhshmes së pakontrollueshme”, – tregon Elvis Hoxha, duke shtuar se diskutimet ishin gjithnjë të gjata, duke e përdorur fjalën në një kuadër të ri.

“Meqë fjala te ne është term shumë ekonomik, nga njëra anë si leku i fortë dhe i dobët si monedhë, inflacioni dhe deflacioni kthehen te njëri-tjetri, por nëse njerëzit dëgjojnë njëri-tjetrin monedha bëhet e fortë. Edhe paneli bëhet më i vlefshëm sepse fillon dhe i dëgjon më shumë”.

Sipas Hoxhës, qëllimi i këtyre forumeve është që dëgjuesi të ikë me ca pyetje të organizuara, t’i qëndrojë besnik edhe të nesërmen dhe jo ta jetojë si debat që bëhet zakonisht në media kur nuk mbahet mend asgjë.

“Festivali nuk të lë apatik, sidomos kur dalin fakte. Rasti i temës së fundit ‘Shoqëria me dosjet e së shkuarës’, na u desh ta ndërprisnim, me dhimbje, kemi përgjegjësi për nxënësit për t’i kthyer sërish në shkolla dhe kjo është çështje e një patologjie kolektive; duam t’i zgjidhim problemet me një diskutim. Jetojmë me dosje të mbyllura dhe po i hapëm duam t’i hapim dhe t’i lexojmë të gjitha”.

Pyetja që u ngrit në forumin e katërt dhe të fundit për këtë edicion ishte nëse do të hapen apo jo dosjet. “Nuk është kjo çështja; çështja është a hapet shoqëria. Është mbyllje e shoqërisë dhe i gjithë halli i temave të forumeve ka qenë gjithnjë i njëjti, sesi njerëzit të numërohen gjithnjë e më shumë në ekzistencë. Ne bëjmë politikë, nuk zhdukim njerëzit nga dukja, çdo njeri të artikulojë pyetje të vlefshme që përfaqësojnë pyetjen e shumë të tjerave. Patëm pyetje interesante përplasje të realiteteve… Përveç zv/ministres Genta Sula, apo Elsa Ballaurit, Edlira Cangës dhe Saimir Malokut, në sallë kishte plot ish të burgosur politikë që krahas dëgjimit kishin dëshirën dhe nevojën për t’u shprehur dhe këtu kupton që pas 25 vjetësh ata ndjejnë nevojë të shprehën sepse nuk kemi ndërtuar dot realitet ku dhimbja e këtyre viktimave të flasë dhe ky është paradoksi më i madh i shoqërisë civile në Shqipëri që nuk ka ditur ta civilizojë të drejtën e viktimave aq mirë sa të flasë sot për një shoqëri civile.

Tanush Mulleti, ish i burgosur politik tha se kur ishte në gjendjen e të deklasuarit, të paktën gjërat ishin të qarta. Kjo është kriza. Nuk duhet të kishim arritur si shoqëri të prodhonim tek ai subjektin e një shprehësi të një fataliteti të dyfishtë. Fjalën ‘i deklasuari’ e kemi zhdukur nga fjalori. Pikërisht ato që nuk duhet t’i zhduknim sepse duhet të ishin konceptet tona të analizës të një regjimi që i krijoi dhe i zhdukëm bashkë me regjimin. Do të thotë një njeri që nuk i përket klasifikimit të shoqërisë, jo klasës. Tani që ky term ka humbur, ai ndihet prapë i deklasuar, plotësisht i zhdukur sepse ky term as nuk ekziston më dhe kjo është shumë e rëndë dhe aty prodhohet grada civile e shoqërisë. Matja e distancës së një shprehësi nga gjuha zyrtare. Këta lloj zërash duhen dëgjuar. Këtu e kemi interesin me empatinë që është teme qendrore e festivaleve të të drejtave të njeriut”.

Organizatorët janë të mendimit që ata sjellin ndërkombëtaren përballë një publiku konkret.

“Do të donim të kishim kushte financiare ta shtrinim si në imazh, ashtu edhe në diskutim. Por duhet të ndjehet që festivali ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, pikërisht i filmit, nuk është çështje arritjeje e një shkolle. Shkolla është pretekst, duhet të ishte tema qendrore e një kryeqyteti. Ne e krijojmë periferiken sepse periferia është vendi më i denjë të dëshmosh shkeljen e të drejtave të njeriut, duhet të shkonte qendra drejt periferisë, jo të na thuhet të vijmë në qendër. Ka njerëz që e duan Tiranën të jetë e vogël. Kërkesa ka qenë gjithmonë: sillni aktivitetet në qendër. Është shoqëri moniste, sillini zërat e të persekutuarve në qendër dhe në njëfarë mënyre jemi një shtëpi e madhe e gjethes”,– përfundon Hoxha duke shtuar se e gjithë lumturia e festivalit, ku ndjehet se prodhohet diçka, shkon me dhimbjen se ka pak dëshmitarë, sepse qytetarët e një kryeqyteti- ata që maten me kauza- janë ende fare pak e gjithnjë e më shumë janë gjallesat jopolitike që vetëm flenë në apati….

Previous Post

Foto: Kur adoleshentet vjetnameze përshëndesin në shqip

Next Post

Erli Gurra, një Stradivar në Tiranë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Erli Gurra, një Stradivar në Tiranë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.