Publikohet video e takimit mes dëshmimtarit të mbrojtur për cështjen e skandalit të mbledhjes së borxheve të CEZ dhe juristit të OSHEE-së. Gazetari Artan Hoxha pretendon se në këtë takim juristi i OSHEE-së e ka kërcënuar dëshmimtarin e mbrojtur. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në një lokal në kryeqytet.
Takimi ka ndodhur më 11 shtator të këtij viti rreth orës 14:40. Në video shfaqen edhe dy oficer të RENEA-s që ruajnë dëshmimtarin kyç në skandalin e CEZ. E vetmja gjë që bie ne sy pasi videoja është pa zë qëndron në faktin se lur ‘kërcënuesi” Rezart Ruci që punon ende ne CEZ vjen në lokal ai heq telefonat dhe cantën nga vendi ku do të zhvillohej biseda me dëshmitarin nën mbrojtjen e policisë, Elvis Matajn.A mund ta bëjë këtë veprim një njeri që nuk ka gjë për të fshehur??? Më pas në Nevs 24 doli edhe shefi i Rezart Rucit në OSSHE i cili mbrojti versionin se ky i fundit kishte shkuar ta takonte Matën për të mos dëmtuar gjyqin që po zhvillohet në Vienë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë DIA të kastriot Ismailajt, që kërkon ti marrë Shqipërisë 130 milionë dollarë. Ai pranoi se dëshmitari i mbrojtur Elvis Mataj ka qenë më parë idhtar i LSI-së.
















