Pas disa tensioneve të paralajmëruara, ka ndodhur ajo që edhe pritej.
Porta e Kalasë së Lezhës është vandalizuar me mbishkrime: “Mos u shisni tek osmanët”.
Arsyeja ka qenë vendosja e një pllake me nënshkrimin e Sulltanit në hyrje të Kalasë së Lezhës.
Kandidati i PS për deputet, Eduart Ndocaj, pati kërkuar dorëheqjen e ministres së Kulturës, duke thënë se vendosja e kësaj pllake është përdhosje e qendresës së shqiptarëve ndër shekuj.



















