Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës po kundërshtohet ashpër nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur veprim politik “të papërgjegjshëm dhe të papranueshëm”. Ai ka thënë se Serbia do të reagojë dhe “do ta tregojë fuqinë”
“Serbia di si të reagojë – me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiq.
Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Kosovën së Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka qenë pak më i kujdesshëm, ka thënë se shqiptarët janë bërë instrument i manipulimit i “politikanëve të papërgjegjshëm”
“Ata duhet të jenë një urë në mes popullit serb dhe popullit shqiptar, jo një mjet negocimi dhe instrument manipulimi i politikanëve të papërgjegjshëm”, është shprehur Gjuriçi.
Të premten, zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, i ka kërcënuar këshilltarët shqiptarë të tri komunave të Luginës që,, siç ka thënë ai, “të mos luajnë me zjarr”.















