Nga Romeo Gurakuqi
Nje proces i pandalshem i dezintegrimit te nje pushteti, te privuar nga filozofia demokratike, sherbimi ndaj Publikut dhe misioni patriotik.
Nuk ka ndodhur asgje e paparashikueme me kohe, vec eshte shpeshtuar frekuenca e shfaqjeve degraduese.
Qeveria dhe ministrat e vecante do te duhet te japin pergjigje per tre skandale (nje skandal eshtepublikuar nga informacioni i dale nga Avokati i Qeverise Shqiptare) dhe denoncime ne tre dite, jo te perserise alibine e kahershme te 21 janarit.
Si mundet qe ministri i Monstres se Skandaleve, te firmose privatizim pronash private dhe publike?
Si mund te kalohet ne tender nje prone private shekullore e kadastruar qe ne kohen e Perandorise Osmane?
Si mund te zihen dhe te vendosen ne privatizim hapesirat publike ne te gjithe bregdetin nga grykederdhja e Matit dhe deri ne Grykederdhjen e Bunes?!
Si mund te privatizohet hapesira ujore e Republikes se Shqiperise?! (prona e shqiptareve malesore ne grykederdhjen e Bunes ne Republiken e Malit te Zi, nuk eshte cenuar as nga Shteti Jugosllav dhe as nga shteti i sotem i Malit te Zi.
Ne Shqiperi pronat, kullotat, lagunat qe mund te ishin parqe publike, privatizohen me dekrete ministrore dhe qeveritare dhe behen objekt i konflikteve per shkak se nuk respektohet pronari i vertete.)
Perpjeka per zaptimin me forcen e pushtetit te prones private, hapesirave bregdetare qe kane sherbyer si kullota dimerore te familjeve malesore, pronave private te familjeve te vjetra qe e kane pasur te kadastruar pronesine ne bregdet, depertimi i rinovuar ne korridorin veriperendimor, zenia hapesirave portuale ne kete pjese se lakmuar te nderlidhjes se Shqiperise me Dalmacine, nderhyrja dhe kapja e vendeve, me popullore dhe simboleve te qytetarise se qytetit me te vjeter te Shqiperise, nga Monstra e korrupsionit dhe krimit, permes pasanikeve te rinj te cileve nuk u kerkohet kupon tatimor, paaftesia e kryetarit te puneve per te bere shkeputjen me Ligesine dhe te Ligun, ne te mire te Publikut dhe europianizimit, qe po ia kerkon me aq ngulm dhe fajesim lidereve te EU, po shkermoq edhe ate cfare ka mbetur nga shteti i se drejtes ne kete vend, i ben qesharake aksionet ndaj kuponave te dyqanxhinjve, dhe burgosjet e shqiptareve te varfer qe vjedhin nga halli energjine elektrike.
Frekuenca e skandaleve tashme eshte e ndare vetem nga disa ore: Duket sikur Skandali i Patokut ka shperthyer per te ‘harruar” Skandalim e Madh te Dores se Zeze mbi CEZ” dhe per te kaluar me heshtje skandaloze denoncimin e Komisarit Zagani. Nderkohe, nje Skandal i Ri, le te themi : ai i zaptimit te Ranes se Hedhun, Rrjollit dhe prones publike ne qender te Velipojes, ka mundesi qe te linde se shpejti per te “harruar” Patokun, CEZin, Aeroplanet e droges, denoncimin e Zaganit dhe per ta bere Piramiden Krimit te pamundur me u trajtue nga organet e drejtesise.
Keto organe, sic po vertetohet cdo dite, jane te kapura totalisht nga nje kupole e krimit dhe e politikes, qe po nderton rezortet e veta te bunkerizuara.
Kjo eshte Shkermoqja e plote e Shtetit ne procesin permbylles: Ate smund ta ndale dot as ndeshja e neserme me Portugaline qe do te mbaroje po neser.
Te marten eshte nje dite e re dhe shqiptaret duan Shtet dhe kete ia kerkojne Kryeministrit te tyre, i cili nuk mund t’i largohet pergjegjesise, sepse perndryshe shperdoron detyren.
Ai nuk mund t’i largohet pergjegjesise, edhe kur ka frike. Ka nje, dhe radhe veprimesh per nga rendesia, radhe qe nuk mund te behet sikur nuk kuptohet dhe anashkalohet me deklaratat idiote dhe naive te mesnates se te enjtes: ka nje metodike mbi bazen e se ciles funksionon veprimi governativ qe nuk mund te shkelet, injorohet dhe e anashkalohet me statuset absurde te Ministrit te Brendshem, ministri i cili ka larguar nga puna 350 oficiere te policise qe kane kryer Akademine e Policise ne Republiken e Shqiperise dhe ne Republiken e Turqise..
Jane 350 oficiere policie, qe zoterojne database te rendeishem qe ne aspektin e interesit te Publikut database qe perbejne sekret shteteror, kerkojne trajtim krejtesisht te vecante nga strukturat e specializuara.
Nje zoteri i tile, qe ka firmosur largimin e nje mase te tille oficeresh te policise se shtetit nga detyra, pa arsye ligjore te faktuar nga organet e specializuara, dhe qe nuk jep shpjegim Publik per akuzat, ka humbur besimin e Publikut, besimin e Shtetit te Mbetur ne Mendjen e Qytetareve te Thjeshte, DUHET TE LARGOHET MENJEHERE, qofte edhe per te shperbere vehten e tij nga pergjegjesia qe ai nuk e ka..
Shqiptaret e thjeshte i kane drejtuar syte nga Kryeministri i tyre dhe presin qe ai , te trimerohet, te gjohet nga gjumi dhe endrra e bukur e mbajtjes se pushtetit me te keqen: ai duhet ta kuptoje tashme se kjo gje, MBAJTJA E PERDHUNSHME E PUSHTETIT, PA PURIFIKIM MAZHORANCE, eshte e pamundur. Eshte koha qe Ai te jape zgjidhje per te miren e vendit dhe popullit te thjeshte.
Paaftesia, frikesimi, paniku dhe kokefortesia per t’i rezistuar mosperballjes, per ta pranuar degjenerimin e asaj cfare ai ndertoi me 1 prill 2013, do ta coje vendin ne kaos dhe popullin ne nje ikje masive.
Zgjohu dhe Trimerohuni zoti Kryeminister !
Dikush sot ne mengjes po me pyeste ne Shkoder: sa kujton se e ka te gjate jeten njeriu- Kryeminister dhe njeriu- Edi Rama, qe shpreson, se ka kohe ende ne dspozicion, per te Rilindur Shqiperine Serioze dhe te Lire, per te mos i lene nje njolle te rende Vehtes dhe pasardhesve te tij?!
Kjo eshte pyetja qe ju bejne sot te gjithe Shqiptaret: Vepro ose Ik, per t’i hapur rrugen atij qe din dhe don ta beje kete vend.
















