• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin “The Beatles”!

27/07/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin “The Beatles”!

27/07/2015
in Lajme

Ndonëse mund të jetë pak e njohur për shumë perëndimorë, Shqipëria është një vend me histori unike dhe tragjike.

Nën regjimin komunist brutal për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë pothuajse e shkëputur në tërësi nga bota deri kur regjimi nisi të prishej me rënien e Murit të Berlinit.

Pasi me mijëra shqiptarë pushtuan ambasadat e huaja në vitin 1990 për të kërkuar azil gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, qeveria e shtetit ballkanik nisi të shtronte rrugën për zgjedhje.

Kështu nis artikulli për Shqipërinë në “The Huffington Post”, nga Fred Abrahams, këshilltar i organizatës “Human Rights Watch”, njohës i mirë i Shqipërisë postkomuniste, autor i librit “Shqipëria Moderne”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Duke folur për Shqipërinë komuniste e jo vetëm, ai shton se faza e trazicionit të Shqipërisë drejt demokracisë është një rast studimi mbi sukseset dhe dështimet e një vendi, që kishte dalë nga vite të tëra të izolimit. Tani, si vend kandidat për anëtarësim në BE, kombi ende përballet me disa sfida, që kanë mbetur nga trashëgimia e shtypjes dhe mjerimit.

Në librin e tij, “Shqipëria Moderne”, autori dhe këshilltari special i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, sjell në detaje betejën e vendit për ndryshim. Rubrika “WorldPost” e “HuffingtonPost” ka folur me Abrahams mbi hulumtimin e tij në këtë trazicion mahnitës, që po vazhdon edhe sot.

Kur Abrahams pyetet sesa shtypëse ka qenë qeveria e Shqipërisë para se të shkëputej nga komunizmi, ai përgjigjet se është e vështirë të imagjinosh një vend më shtypës. “Mendoj se koreanoveriorët do të ndiheshin si në shtëpinë e tyre; ndoshta edhe rusët në ditët e tyre më të errëta nën Stalinin do të gjenin ngjashmëri me Shqipërinë komuniste, por ndoshta askush tjetër më”- përgjigjet ai.

“Ka qenë krejtësisht e izoluar nga bota e jashtme. Pothuajse askush nuk ka qenë në Shqipëri si vizitor. Pothuajse askush përveç elitës më të besueshme partiake ka dalë jashtë Shqipërisë dhe (Partia e Punës së Shqipërisë) ka sunduar me disiplinë dhe kontroll të ashpër”- shton ai.

“Them partia, por në të vërtetë ajo, që ka qenë unike për Shqipërinë, është se nuk ka pasur parti, por ka qenë vetëm një person. Diktatori i Shqipërisë ka qenë një person me emrin Enver Hoxha, sundimi i të cilit mbeti i pamposhtur nga Lufta II Botërore e deri në vdekjen e tij në vitin 1985; autokrat i cili nuk e ka toleruar mendimin ndryshe. Pamaturia apo shmangja më e vogël nga ideologjia e tij do t’ju çonte juve apo familjen tuaj në burg”-shprehet Abrahams.

Besoj se e keni përmendur [në libër] se mund të burgoseshin për gjëra aq të vogla siç është dëgjimi i muzikës nga “The Beatles”?

“Po, veprime shumë të vogla kanë bërë që të ndëshkoheni ju dhe e gjithë familja juaj me internim të përjetshëm apo burgim. Dëgjimi i muzikës së ndaluar, siç janë “The Beatles” për shembull, apo nëse keni provuar të shikoni televizionet e shteteve fqinje, siç janë Italia, Greqia apo Jugosllavia. Si rezultat, ka qenë një gjendje frike dhe pothuajse nuk kanë ekzistuar disidentët fare”- shprehet Abrahams.

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin "The Beatles"!
A ka pasur përreth Hoxhës kult personaliteti të stilit të Stalinit?

“Kulti i personalitetit përreth ‘udhëheqësit’ Enver Hoxha ka qenë i fortë, i kultivuar dhe i zbatuar mjeshtërisht. Ai ka qenë drita udhëzuese, ‘Big Brother’. E quanin ‘Xhaxhi Enver’. Njerëzit e konsideronin atë si figurë patriarkale, i cili, me diturinë dhe dashamirësinë e tij, do ta largonte Shqipërinë nga varfëria drejt modernizmit. Imazhi i tij ishte në secilin mur, fjalimet e tij citoheshin në çdo artikull dhe emri i tij ishte incizuar në male me kuptimin e plotë të fjalës.”

Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit tranzicionin e Shqipërisë nga një shoqëri krejtësisht e mbyllur në njëfarë demokracie të hapur?

“Ka qenë gjendje kaotike, ad hoc e me raste edhe e dhunshme – por edhe ka shkuar drejt një hapjeje më të gjerë. Sot Shqipëria është një vend shumë më i mirë ngase ka qenë më parë. Është vend, ku njerëzit, pak-a-shumë, mund të shprehin mendimet e tyre [dhe kanë] liri të besimit dhe liri të shprehjes. Nuk mund të krahasosh Shqipërinë e sotme me atë të epokës së komunizmit, por pas përjetimit të pothuajse pesë dekadash të diktaturës, demokracia është e vështirë të arrihet. Një nga gabimet e mëdha nga politika perëndimore ka qenë se kanë besuar se demokracia do të vinte me zgjedhje dhe me reforma në tregtinë e lirë. Dhe saktësisht në këtë pikë Shqipëria është një rast studimi, që dëshmon të kundërtën. Demokracia vjen nga institucionet dhe kultura demokratike. Dhe këto janë dy gjërat, që i mungojnë Shqipërisë.”

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin "The Beatles"!
Çfarë roli ka luajtur politika amerikane në procesin e tranzicionit të Shqipërisë drejt demokracisë?

“SHBA-të kanë luajtur një rol të madh; është fuqia e jashtme më domethënëse deri më tani, që ka ndikuar në tranzicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, duke refuzuar komunizmin, ndryshuan krahun dhe përqafuan SHBA-të. Gjëja më e rëndësishme e një lideri shqiptar është vizita në Shtëpinë e Bardhë. Është popullariteti më i madh, që mund ta fitoni kur të ktheheni në shtëpi. Kështu, marrëdhënia mes tyre është shumë e fortë, por roli i SHBA-ve në Shqipëri ka qenë i përzier. Një prej kritikave kyçe në librin tim është ajo se SHBA-të janë orientuar në liderë individualë në Shqipëri e jo në institucione. Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane kishte mbështetur liderin e ri të ashtuquajtur demokratik, personin e quajtur Sali Berisha. Ai fliste anglishten, i thoshte gjërat e duhura në anglisht, ishte i përkushtuar për të shkatërruar trashëgiminë e komunizmit, ndërsa amerikanët e përkrahën atë 110 për qind. Por ky doli të ishte një person i keq, që nuk toleronte kritikat, i burgoste gazetarët, rrihte kundërshtarët politikë dhe mbante një kontroll të rreptë. SHBA-të mbyllën sytë karshi këtyre ngjarjeve asokohe, pasi që ishte personi i tyre. Kam intervistuar shumë zyrtarë amerikanë nga ajo kohë dhe më thoshin: ‘Çfarë prisni nga një vend, që po del nga diktatura?’ Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh, sepse imazhi i SHBA-ve në Shqipëri ishte shumë i fuqishëm dhe kanë mundur edhe ta përkrahin Berishën, por edhe t’i caktojnë disa kufij të pushtetit të tij. SHBA-të nuk e bënë këtë dhe Shqipëria vuan edhe sot nga ai gabim.”

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin "The Beatles"!
Cilat janë ato probleme me të cilat përballet Shqipëria sot?

“Me gjasë, problemi më i madh i vetëm është mungesa e institucioneve – shtyllat e një shoqërie që ofron shërbime dhe i kontrollon e i balancon njëra-tjetrën. Është gjyqësia, media, policia dhe policia sekrete, që duhet të operojnë bazuar në ligjin e jo t’i shërbejnë pushtetit. Edhe sot Shqipëria vazhdon të jetë jashtëzakonisht e korruptuar, si në nivele të vogla ashtu edhe në ato të mëdhatë. Lidhjet në mes të biznesit dhe politikës janë ende të larta dhe kjo është një sfidë e madhe për vendin që të shkojë tutje e të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.”

A ka diçka që do të donit që njerëzit të dinë për Shqipërinë, në përgjithësi?

“Kryesorja do të ishte ajo sesa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Periudha komuniste është shenja më e fundit e zezë, por para asaj, vendi është përballur me vuajtje të tmerrshme të trashëgimisë së okupimit. Këta janë njerëz, që kanë pasur të kaluar të vështirë dhe sot po mundohen të zhvishen nga ajo e kaluar e trazuar. Kanë qenë në frigorifer të historisë për pesë dekada dhe ende janë duke u tharë.”

Post Views: 58
Previous Post

Thoma Simaku “Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë”

Next Post

Gjykatësi britanik: Emigrantët ilegalë i hyjnë rrugës së krimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjykatësi britanik: Emigrantët ilegalë i hyjnë rrugës së krimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.