Nëse sheh me vëmendje raportimet e shtypit ndërkombëtar pas mbylljes së zgjedhjeve, sheh që qarkullon kryesisht një raport i AFP dhe disa agjencive gjermane në lidhje me shqetësimet e opozitës për standardet zgjedhore.
Por a është i justifikuar ky qëndrim?
Analisti Mentor Kikia shkruan se shtrembërimi i zgjedhjeve përgatitet që në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve dhe gjatë numërimit nuk ka probleme.
A është e vërtetë?
Ajo që dihet është se opozita ka shprehur shqetësimin e saj gjatë gjithë ditës së djeshme, por vulën ia vuri një qëndrim shumë i ashpër i ish- kryeministrit Sali Berisha në FB.
Edhe pse më vonë ai bëri një justifikim tek TCH për qendrimin, disa media folën për një situatë të akullt mes tij dhe Lulzim Bashës.
Opozita duket se nuk ia ka dalë të krijojë frymën që pretendonte në këto zgjedhje, edhe pse mund të fitojë disa bashki në jug të vendit.
Cili do jetë reagimi i tyre?
Do të duhet të presim.
















