Në rezultatet e plota të publikuara nga faqja zyrtare e garës së Eurovisionit, vërehet se me anë të televotimit, publiku shqiptar nuk i ka dhënë asnjë votë Serbisë.
Në këto rezultate, Serbia është radhitur e 13-ta, pozitë kjo që nuk i siguron asnjë pikë, shkruan Koha.net.
Janë votat e Jurisë ato që në fund i kanë siguruar Serbisë 2 pikë nga Shqipëria.
Nëse do të merreshin parasysh vetëm votat e publikut, Italia do të kishte 12 pikë, Greqia 10, Rusia 8, Gjeorgjia 7, Suedia 6, Izraeli 5, Gjermania 4, Estonia 3, Belgjika 2 dhe Australia 1.
Kurse, zyrtarisht, pas votave të kombinuara të Jurisë e publikut, Shqipëria i kishte dhënë 12 pikë Italisë, 10 Greqisë, 8 Rusisë, 7 Suedisë, 6 Malit të Zi, 5 Izraelit, 4 Estonisë, 3 Australisë, 2 Serbisë dhe 1 Belgjikës.















