• Latest
  • Trending
  • All

Mitet dhe të vërtetat mbi mënyrën si mësojnë fëmijët

13/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mitet dhe të vërtetat mbi mënyrën si mësojnë fëmijët

13/05/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Valbona Mezani

Ka gjëra që të rriturit, qoftë prindërit apo mësuesit profesionistë, duhet të kuptojnë në lidhje me mënyrën sesi mësojnë fëmijët. Kjo do të ndihmojë, veçanërisht prindërit, të kuptojnë fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata për t’u zhvilluar më shpejt. E rëndësishme është të mos kategorizohen apo më keq, të besohet se ka diçka që nuk shkon me fëmijën e dikujt. Ka të dhëna të mjaftueshme për të ndarë mitet nga e vërteta dhe ka rekomandime specifike për të ndihmuar, veçanërisht prindërit, për të kuptuar dhe ndihmuar fëmijët e tyre.

Së pari, të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, kështu që krahasimi dhe përgjithësimi mund të jenë të papërshtatshme.

Fëmijët, në përgjithësi kanë një nivel vëmendjeje që nuk është i lehtë për t’u kuptuar nga të rriturit. Ky nivel varion nga pak minuta deri në jo më shumë se 12 minuta. Pra, nëse një fëmijë është jo i qetë, ndoshta është koha të marrim në konsideratë një tjetër aktivitet, që të rimarrim vëmendjen.

Bebet e zbulojnë botën nëpërmjet shqisave. Më pas, nga mosha dy vjeç e gjysmë deri nga moshën shtatëvjeçare ata i reflektojnë të gjitha aktivitetet te vetja e tyre, por edhe fillojnë të mendojnë e përpunojnë informacionet. Pas moshës 7-vjeçare, përgjithësisht fëmijët priren të largohen nga përqendrimi i gjërave vetëm rreth vetes dhe fillojnë të zbulojnë dhe testojnë botën përmes ideve të reja.

Fëmijët mund të mësojnë nëpërmjet një sërë aktivitetesh, por ata janë më të prirur për të mësuar nëpërmjet disa kategorive kryesore që përfshijnë disa aftësi bazë; si të prekurit, të bërit, të dëgjuarit, të lexuarit, të shikuarit, të vëzhguarit etj. Një fëmijë që i pëlqen të mësojë nëpërmjet të prekurit, të bërit, gjesteve dhe gjuhës së trupit, konsiderohet të ketë aftësi më të cilësuara kinetike. Nxënësi vizual është lloji i fëmijës që do të mësojë më mirë gjërat që i shikon, format, pikturat etj. Më pas kjo shndërrohet në atë që ne e pikasim tek të rriturit si kujtesë e mirë vizuale. Ka fëmijë të tjerë që mësojnë më mirë kur dëgjojnë, ose përqendrohen në ritme, tonalitete etj.

Nuk ka të drejtë apo të gabuar në mënyrën sesi fëmija mëson dhe rekomandimi është që të mos mundohemi t’i bindim ata për të ndryshuar stilin e tyre. Nga ana tjetër, vëmendja duhet të përqendrohet në një tjetër tipar të karakterit të tyre. Disa fëmijë janë të shoqërueshëm, të aftë që të mësojnë në grupe. Ka fëmijë të tjerë që janë më të qetë dhe reflektues. Kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Megjithatë, rekomandimi është të mos nxiten fëmijët për të ndryshuar karakterin e tyre, por të motivohen ata, duke pasur kujdes që të mos jemi tepër ndërhyrës dhe korrigjues. Është shumë e rëndësishme, sidomos për fëmijët reflektues, që t’iu ofrohet në mënyrë sistematike inkurajimi, në mënyrë që ata të mund të shfaqin personalitetin e tyre dhe të arrijnë të kenë besim te fëmijët e tjerë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: ne dëgjojmë fëmijët tanë çdo ditë të përsëritin këngë, vjersha apo histori për të qeshur. Kjo mund të jetë një sfidë nervore për disa prindër, ndërsa për fëmijët, kjo është një mënyrë për të mësuar. Pra, kini durim dhe qëndrojuni pranë fëmijëve tuaj.

Të lënit i një fëmije vetëm me një iPad ose laptop nuk është mirë, veçanërisht nëse fëmija juaj nuk është i trajnuar mbi çfarë duhet të bëjë dhe çfarë nuk duhet të bëjë online. Qendra e trajnimit përdor një portofol trajnimi dhe certifikimi të veçantë për të ndihmuar fëmijët të qëndrojnë të sigurt online. Për më tepër, bazuar dhe në sa më sipër, një metodë e vetme nuk mjafton për të mësuar gjuhët e huaja. Në fakt, një seri aktivitetesh të kombinuara përdoren për t’u siguruar që fëmijët të argëtohen duke mësuar. Frymëzuar nga modeli arsimor britanik, çdo të shtunë Qendra ‘Kinemaja dhe Teatri Britanik’ përfshin fëmijët e moshave 5-11 vjeç në aktivitete të tilla, si të luajnë role, tregime të shkurtra, muzikë, lojëra, debat, poezi, filma, intervista. Qendra ka në plan të mundësojë frekuentimin e klubeve verore për fëmijë, bazuar në aktivitetet e mësipërme, kombinuar me sporte në natyrë dhe ngjarje artistike.

***Drejtore Ekzekutive pranë CROWN Training Centre

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Erdoan: Shqiptarët, themelues të Turqisë moderne

Next Post

Europianët specialë… apo rrëfimi për disa gjëra që e bëjnë Kosovën speciale

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Europianët specialë… apo rrëfimi për disa gjëra që e bëjnë Kosovën speciale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.