Shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), Petar Cvetkoviç, ka deklaruar se shërbimet sekrete të sigurisë serbe, i kanë njoftuar kolegët maqedonas që në muajin prill për sulmin e ndodhur para pak ditsh në Kumanovë.
Sipas Cvetkoviç, shërbimet e sigurisë ushtarake maqedonase nuk i kanë vlerësuar këto informata duke i cilësuar “të teprura”.
Për “TV Pink”, e cila citohet nga radio “B92” në Serbi, shefi i sigurisë ushtarake tha se agresorët, të cilët i ka quajtur terroristë, kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Maqedoni.
Sipas tij, një pjesë e tyre kanë qenë nga Kosova, disa maqedonas dhe një tjetër me shtetësi shqiptare, të cilët kishin si qëllim destabilizimin e situatës për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
”Kreu i VBA-së tha se “ideja për krijimin e një Shqipërie të Madhe, gëzon një mbështetje të caktuar nga Perëndimi” dhe deklaroi se kjo ishte e dukshme nga fakti se “deklaratat e disa prej politikanëve rreth kësaj çështjeje nuk janë dënuar”, shkruan B92.
















