• Latest
  • Trending
  • All

Realizime maestrale e motive nga vendlindja

26/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Realizime maestrale e motive nga vendlindja

26/04/2015
in Kulture

Me rastin e ekspozitës vetjake të piktorit, akademikut Tahir Emra, mbyllur kohë më parë në Galerinë e Arteve – Pallati i Kulturës në Gjakovë, dhe hapur kohë më parë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë.

Ekspozita e hapur në mbrëmje ishte një ngjarje madhështore për artdashësit gjakovarë e më gjerë, të cilët kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës për t’i vrojtuar tablotë në mënyrë imediate, e kishin përmbushur ambientet e Galerisë së qytetit, ku në të njëjtën kohë u bë edhe inaugurimi i Galerisë së Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Para dashamirëve të artit, piktori Tahir Emra u prezantua kryesisht me punime të realizuara me motive nga ambienti i vendlindjes “Motive nga Gjakova” dhe tablove nga ciklet përbërëse të opusit të begatë krijues. Për një prezantim të tillë padyshim, që ndikoi edhe vetë hapësira e Galerisë, e cila për piktorin ishte tepër e vogël që të bënte një ekspozim më të gjerë të opusit krijues nga veprat e shumta të krijuara gjatë dekadave e veçanërisht nga ato më të vonshme.

Veçanërisht dallonin veprat e hershme nga faza e parë e krijimtarisë, ku autori ishte i brumosur me imazhe nga nënqielli kosovar, respektivisht nga ambienti i qytetit të Gjakovës, duke filluar nga “Natyrat e qeta”, “Portretet”, peizazhet lirike e deri te ato më ekspresive në aspektin koloristik: “Çarshia e Madhe”, “Ura e Terzive”, “Ura e Taliqit”, “Ura e Tabakut”, “Gjakova e vjetër”, “Kulla e Koshit” në Gjakovë… ishin vepra jo vetëm që zgjonin interesim të madh të auditorit të pranishëm në ekspozitë, por ishin vepra që në vijimësi të karrierës së tij pikturale do jenë sinonim për një avancim të mëtutjeshëm në spektrin e gjerë të opusit të tij krijues. Ishin peizazhet me një hapësirë të theksuar dhe figurativisht të sendërtuar me një strukturë të theksuar koloristike e cila theksueshmërinë më të madhe do ta arrinin përmes implementimit të dritës natyrale e cila do të shpërfaqet në tërë kompozicionin.

Këto peizazhe ngërthenin akordet koloristike të imazheve të nduarnduarta me të cilët që në nismë ishte i mishëruar dhe me përkushtim të madh i realizoi duke filluar nga cikli i urave, nga tablotë: “Kroni i shkollës sime”, “Kroni i fëmijërisë”, “Mulliri i vjetër”, si dhe ato të peizazheve me motive nga Çabrati, jo vetëm që mund të venerohet aftësia maestrale e krijuesit të ri Emra, por, para se gjithash intuita dhe sensi poetiko-ekspresiv do të reflektojë në shumë kompozime të fazës së hershme krijuese.

Fryma e introduktit ekspresiv gjithnjë e më shumë do të reflektojë në këto kompozime, gjë që në esencë dëshmojnë se Emra është një piktor kolorist i veçantë, tepër elegant, që kalon nga tone të ndjeshme lirike në ato ekspresive përmes lëvizjes së furishme të penelit shpërfaq një pastuozitet faktural plot ngjyrëshe, duke e vërë në spikamë dramën dhe peripecitë e shumta që kanë përjetuar gjatë kohërave të shkuara. Kjo është periudha e kërkimeve ekspresioniste, e intonacioneve prekëse dhe tepër humane.

Në kompozimet vijuese të autorit: “Homazh shokëve të fëmijërisë” (1992), “Rekuiem prindërve” (1993), Rekuiem shokëve të vdekur” (1994) etj. I cili me një ndjeshmëri emocionale u është qasur këtyre temave. Ai me pietet të lartë do t’i madhërojë vlerat e miqve dhe më të afërmve të tij. Pra, nga temat lirike ai gjithnjë e më shumë do të merret me trajtimin e temave elegjiake që do të kulmojnë në tablotë nga cikli “Elegji për Kosovën”. Në kompozimet e këtij cikli spikasin motivet më tronditëse dhe lemeritëse që në atë kohë ka përjetuar e tërë popullata e Kosovës. Si rrjedhojë e së cilës ishte eksodi dhe boshatisja e Kosovës. Autori me një sens dhe gjuhë të rrjedhshme, moderne e artistike i ka trajtuar kompozimet e këtij cikli të veprave pikturale. Apo siç shprehet kritiku dhe teoricieni i artit pamor Kujtim Buza, në një shkrim, për këto vepra të piktorit Emra: “…Në këto kompozime Tahiri ndërton monumente, kolona solide vertikale të historisë së lavdishme heroike të popullit kosovar. Kosovë e përgjakur, skuqur mbi të bardhë, rrethuar nga njolla të zeza që i marrin frymën…” Pra, piktori përmes këtyre tablove ka shprehur një mllef e atë përmes simbolikës së ngjyrave. Këto vepra janë realizuar në kohët më të brishta, në kohët kur skenat më tronditëse ishin një reprizë e kohërave të shkuara, ku autori sikurse edhe shumë të tjerë kishte qëndruar në vatrën e vet, në studion e vet, kishte përjetuar një kalvar të paparë shpirtëror. Tërë këto skena të ngulitura në shpirtin emocional të autorit do të shpërfaqin në tablotë me një shprehje akoma e më shumë të theksuar të frymës ekspresive, me një kolorit pastuoz të ngjyrave të mbyllëta, të shtresuara shtresë mbi shtresë si dhe me një ndriçueshmëri sa më të theksuar dhe difuze që i thekson planet dhe vet imazhet e ngjarjeve të trajtuara. Pra, përmes ideve, motiveve e përmbajtjeve Tahir Emra shpalos botën e tij imagjinative mbi kalueshmërinë njerëzore… Nga shumëllojshmëria e ngjyrave të errëta në violet e kuqja dhe e bardhja kthehen në dritë dhe shpresë. Drita dhe shpresa do t’i përcjellin edhe tablotë e tjera nga kjo fazë. Nga kjo dikotomi gradualisht autori do kalojë në ciklin e veprave të cilët janë vazhdimësi kontinuele e cikleve paraprake, vazhdimësi e frymës ekspresive e simbolike që na shpien në vendqëndresën stoike gjatë përballjeve kohore historike dhe shpërfaqin një histori të bujshme të atyre dhe këtyre kohërave. Veprat, Gurëve të Përkujtimit”, (2006-2007) titulluar “Guri i Fitores”, “Guri i Erenikut”, “Guri i Zi në Drinin e Bardhë”, guri e ka simbolikën e vet, autori në një aspekt përmes gurit e personifikon edhe vetëqenien tonë, përballjen me rrebeshet e kohërave, qëndrueshmërinë stoike të popullit gjatë dekadave të ndryshme historike. Gurët janë plotë shenja që flasin, njolla, viza, përpunime detajesh.

Cikli me peizazhe, natyra të qeta, “Elegji për Kosovën”, “Drama Kosovare” janë vepra që dëshmojnë për talentin dhe virtuozitetin e krijuesit i cili që nga veprat e para shkollore, sidomos nga shkolla e mesme e arteve e deri në këto të fundit të kohës së vonshme të tij kanë një rrugëtim, një histori të bujshme, një pasqyrë e realitetit kosovar me shumë protagonistë atdhetarë e deri te përkujtimet e personaliteteve më të shquara si historike e po ashtu të miqve, bashkëkohanikëve të autorit.

Ekspozita vetjake e akademikut Tahir Emra për artdashësit gjakovarë ishte një surprizë, sepse autori me imazhet e kompozimeve nga ambienti i vendlindjes, mendjen dhe shpirtin e shumicës të cilët kishin ardhur në hapje solemne të ekspozitës arriti t’i joshë me këto motive dhe imazhe nga e kaluara e largët, atëherë kur krijuesi ishe në moshë të re dhe me përkushtim i kishte realizuar gjitha ato vispamje të jashtëzakonshme nga nënqielli i vendlindjes së vet, me çka edhe ekspozita u emërtua “Motive nga Gjakova”. Në një aspekt kjo reflektoi edhe në numrin impozant të dashamirëve të artit, sepse siç dihet autori kur nuk ka qenë nga ata piktor që synonte sa më shumë ekspozita të hap, por, shpërfaqja e punës kreative gjithnjë ka qenë imperativ i jetës dhe aspiratave kreative artistike, që gjithnjë të jetë në studim të së bukurës figurative në artet pamore-pikturë.

Dhe, krejt në fund ekspozita e akademikut Tahir Emra ishte një ngjarje befasuese me ekspozim të veprave, me imazhe nga ambienti ku si fëmijë i kishte vrojtuar dhe ishte frymëzuar, për shumë dashamir të artit ishte një revokim për një të kaluar ku asnjëri nuk mund të jet indiferent ndaj këtyre motiveve, ndaj këtij spektri të gjerë nga mjedisi i ambientit ku lindi, u shkollua, krijojë dhe na ofroi një histori në plotë kuptimin e fjalës përmes veprave nga ciklet e fazave të opusit të gjerë. Andaj, edhe vet ekspozita e titulluar “Motive nga Gjakova” ishte një eveniment për të gjithë të pranishmit që kishin ardhur nga viset e ndryshme në hapje të ekspozitës.

Previous Post

“Burrnesha” shpërblehet me “Nora Ephron Prize”

Next Post

Trajtë dhe hapësirë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Trajtë dhe hapësirë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.