• Latest
  • Trending
  • All

Lauka letër të hapur Bushatit: Diplomacia virtuale nuk zgjidh problemet madhore

22/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lauka letër të hapur Bushatit: Diplomacia virtuale nuk zgjidh problemet madhore

22/04/2015
in Lajme, Opinion

Pas mungesës së një takim me ministrin e Jashtëm, ish ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, dr. Islam Lauka, vendos të komunikojë me kryediplomatin Ditmir Bushati përmes një letre të hapur për tre pika:

1- Sipas Lukës “Ligji i ri për shërbimin e jashtëm”, i mbështetur nga zoti Bushati, “me shumëpasion por pa asnjë argument,” legalizon përjashtimin e diplomatëve profesionistë nga postet drejtuese. Prandaj mbështet rishqyrtimin.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

2- Shpreh shqetësimin për diplomatët e rinj duke nënvizuar se : “Diplomacia virtuale është e paaftë për të zgjidhur probleme madhore të politikës së jashtme, apo për të formuar diplomatë produktivë. Aq më tepër që rishtarët e rekrutuar nga ju, në masë të madhe, kërkojnë që, brenda një nate, të gdhihen milionerë dhe diplomatë me përvojë.”

3- I quan shprehje e mungesës së një vizioni dhe politike të qartë dhe afatgjatë deklaratat e kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar.

” Bashkimi kombëtar është një çështje e shenjtë që kërkon shumë përgjegjësi dhe që nuk duron retorikë boshe apo veprime aventurore: Zgjidhja e saj nuk mund të bëhet me goditje politike, me shantazhe të tipit “ose…ose”, as me djallëzi apo mistrecllëqe ballkanike” thotë Lauka.

Letra e hapur e Islam Laukes drejtuar Bushatit

Si shkas për t’ju drejtuar këtë letër shërbeu komunikimi që m`u bë, këto ditë, nga vartësit tuaj për largimin tim nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe pamundësia e një takimi me ju, me ç’rast do t`ua bëja të njohura disa probleme, me të cilat jam ndeshur në karrierën time diplomatike mbi 20-vjeçare në sistemin e MPJ-së.

Midis tyre, kisha menduar të ngrija shqetësimin e diplomatëve të karrierës për vendin e punës; nevojën e mbrojtjes së diplomatëve profesionistë nga ndërhyrjet arbitrare të politikës; ruajtjen e raporteve të drejta midis prurjeve të reja dhe punonjësve me përvojë e karrierë të gjatë diplomatike; rolin e diplomacisë në sendërtimin e bashkimit kombëtar shqiptar.

Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i“Ligjit të ri për shërbimin e jashtëm”, me 19.03.2015, i cili, në thelb, përbën një goditje të rëndë për diplomacinë tonë në përgjithësi dhe, diplomatët e karrierës në veçanti, ishte një shtysë tjetër që më bëri,jo vetëm t`ju drejtohem me këtë letër, por edhe ta bëj atë publike.

Me poshtë, po ju paraqes problematikën e takimit tonë të munguar:

Së pari, shqetësim kryesor për diplomatët profesionistë ka qenë dhe mbetet pasiguria e përhershme për vendin e punës. Në rastin tim konkret, pas emërimit në MPJ më 1985, dy herë jam pushuar nga puna, një herë jam detyruar të jap dorëheqje dhe një herë tjetër, pa asnjë arsye,për një vit të tërë, është bllokuar kandidatura ime për ambasador. Nuk është i ndryshëm asfati i kolegëve të tjerë. Si rregull, sa herë që ndodh ndryshimi i pushtetit politik, apo edhe i titullarit të Ministrisë, brenda të njëjtit mandat parlamentar, institucioni ynë kthehet në “zonë krimi”.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe po kaq pas tyre, diplomatët presin me ankth, nëse do t`u ruhet vendi i punës në Ministri apo do të degdisen jashtë saj, si të padëshiruar dhe të pavlefshëm.

Vala e parë e spastrimit përfshin ata që nuk shfaqin ndonjë simpati për udhëheqësit e rinj dhe fillon, menjëherë, pas ndërrimit të pushteteve.

Diplomatët e karrierës kalojnë në sitën e “ristrukturimit”, të “shkurtimit të organikës” (që në përfundim tëmandatit rezulton të jetë shumë më e fryrë se në fillim të tij), të rregulloreve dhe ligjeve “të reja”.

Për më të “rrezikshmit” hartohen dosje të paqena dhe trillohen akuza që kurrë nuk vërtetohen, por që realizojnë qëllimin e vënë – spastrimin e dikasterit nga të padëshiruarit.

Ata që i shpëtojnë valës së parë të spastrimit i nënshtrohen procesit të denigrimit, nëpërmjet emërimeve në postet më të ulëta, apo në sektorë jashtë profilit të tyre. Kush ka mundësi dhe vullnet, si rregull, jep dorëheqje. Ata që nuk e kanë as njërën, as tjetrën, shtrijnë qafën dhe kurrizin, duke gëlltitur në heshtje fyerjet dhe poshtërimet e pronarëve të rinj tëinstitucionit.

Megjithatë, ekziston një kontigjent i kufizuar diplomatësh të karrierës që,për ruajtjen e vendit të punës, paguajnë një haraç tepër të rëndë – heqjen dorë nga mendimi i pavarur profesional dhe kthimin në instrumentë të udhëheqjes politike të Ministrisë.

Kjo specie butakësh dhe butajkash profesioniste, fabrikojnë informacione qëi pëlqejnë shefit, duka ia paraqitur faktet në ngjyrat e porositura prej tij.

Uriah Hipë të shekullit të 21-të, symbolë të dinjitetit të nëpërkëmbur profesional dhe integritetit të përdhosur intelektual, ata lëvizin nga një drejtori në tjetrën dhe nga një kryeqytet në tjetrin, të imunizuar nga çdo lloj ndryshimi politik.

Kjo është arsyeja që në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, raca e diplomatëve të vërtetë të karrierës po kthehet në një racë në zhdukje.

“Ligji iri për shërbimin e jashtëm”, që ju zoti Ministër e mbështetët me shumëpasion por pa asnjë argument, në vend që të merrte në mbrojtje këtë soj të rrezikuar, e hedh atë në kthetrat e egra të politikës, duke legalizuar përjashtimin e diplomatëve profesionistë nga postet drejtuese dhe zëvendësimin e tyre me persona që nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por thjesht janë pjesë e klientelës që merr hisen e vet të përfitimit në mekanizmin e ri të shpërndarjes së të mirave materiale, të krijuar nga pushteti politik i radhës.

Zoti Ministër,
Unë jam përfshirë në sistemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në gjysmën e dytë të viteve `80-të, të shekullit të kaluar. Ajo ka qenë një kohë shumë e vështirë për ne si diplomatë të rinj, por edhe kohëëndërrash dhe shpresash. Në fundin e asaj periudhe, filloi proçesi i depolitizimit dhe departizimit të MPJ-së, që ne të rinjve të atëhershëm nuk kish si të mos na gëzonte.

Tridhjetë vjetë më vonë, tashmë i zbardhur nga thinjat, duke qenë në listë pritjeje për një vend pune, përjetova të kundërtën e atyre viteve të shpresës – politizimin e dikasterit të jashtëm. Me ligjin e ri, hiqet kuota prej 20% që kishte si qëllim kufizimin e emërimeve politike. Nuk është vështirë të parashikohet se çfarë pasojash do të sillte hyrja në fuqi e këtij ligji : protagonizmi hipertrofik i titullarëve të Ministrisë, i nxitur nga njëerozion i papërmbajtur i vlerave kombtare që fshihet pas një fasade false të “vlerave” europiane, me gjasë, do tëçonte në vdekjen e diplomatëve të karrierës, duke i zëvendësuar ata me komisarët e popullit për punët e jashtme. MPJ do të vazhdonte të mbetej “zonë krimi”, por këtë radhë, e mbrojtur me ligj.

Çështja e dytë që dëshiroj të trajtoj është ajo e nevojës së kuptimit të diplomacisë si instrument dhe si art. Është krejt i njohur roli i saj si instrument për zbatimin e politikës së jashtme në mbojtje të interesave shtetërore e kombëtare të vendit. Por shpesh harrohet që, në vetvete, diplomacia është art dhe duhet të vihet në jetë si e tillë.Në të kundërt, ajo dështon edhe si instrument. Mjeshtrit e të artit diplomacisë nuk lindin të gatshëm, por formohen në një proces të vështirë pune të gjatë e të mundimshme, me pasion dhe përkushtim të përhershëm. Është mirë që sillet gjak i ri, si kudo, edhe në diplomaci, duke kombinuar energjinë rinore me përvojën e më të moshuarve. Por neofitët e ofruar, kohët e fundit, në kabinet apo në sektorë të tjerë të diplomacisë, nuk japin ndonjë garanci për të qenë optimistë se do të ketë shtim të numrit të diplomatëve profesionistë. Diplomacia virtuale është e paaftë për të zgjidhur probleme madhore të politikës së jashtme, apo për të formuar diplomatë produktivë.

Aq më tepër që rishtarët e rekrutuar nga ju, në masë të madhe, kërkojnë që, brenda një nate, të gdhihen milionerë dhe diplomatë me përvojë. Nëse dëshira e parë, në kushtet e mungesës së shtetit ligjor, edhe mund të realizohet, e dyta është thjesht utopi.

Së treti, dëshiroj që t’ju bëj të njohur mendimin dhe shqetësimin tim mbi rolin e diplomacisë sonë në sendërtimin e strategjisë së bashkimit kombëtar shqiptar.

Zoti Ministër,

Këto ditë, kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Kryeminstrit Rama për bashkimin kombëtar, si dhe reagimet e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë rreth tyre. Në gjykimin tim, me pavarësimin e Kosovës, çështjes kombëtare shqiptare, të lidhur nyje për mbi një shekull, i është gjetur filli i zgjidhjes. Si e tillë, ajo nuk ka nevojë për deklarata të “forta” politike, si ato të Kryeministrit, që kungjatin aleatët tanë strategjikë, apo më keq akoma, tundin para syve të BE-së gogolin e bashkimit kombëtar shqiptar, si alternativë apokaliptike ndaj “indiferencës” së Brukselit për integrimin europian të Shqipërisë.

Deklarata të kësaj natyre nuk e afrojnë, por e largojnë bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Ato janë shprehje e mungesës së një vizioni dhe politike të qartë dhe afatgjatë, që ngatërron hapat taktikë me qëllimet strategjike dhe anasjelltas. Bashkimi kombëtar është një çështje e shenjtë që kërkon shumë përgjegjësi dhe që nuk duron retorikë boshe apo veprime aventurore.

Parimisht, ajo është një çështje e drejtë dhe e ligjshme, historikisht, e pashmangshme. Por zgjidhja e saj nuk mund të bëhet me goditje politike, me shantazhe të tipit “ose…ose”, as me djallëzi apo mistrecllëqe ballkanike, por me ndershmëri dhe punë filigrani diplomatike që mund të vihet në jetë nga diplomatët atdhetarë të karrierës, të cilët duhet të sigurojnë bashkëpunimin, ose, të paktën, mirëkuptimin qoftë edhe në heshtje të aleatëve tanë strategjikë.

Duke përfunduar, zoti Ministër, më lejoni që t’ju sugjeroj që, si hap i parë për këndelljen e diplomacisë sonë, duhet të jetë rishqyrtimi i “Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, gjë që, me të drejtë, u kërkua këto ditë, edhe nga Presidenti i Republikës.

Të rikthehen patjetër kuotat ligjore që vendosin kufij të qartë për emërimet politike në diplomaci, si dhe tëfiksohen dispozita të tilla ligjore që do të bënin të mundur kurimin e insuficiensës institucionale aktuale midis Qeverisë dhe Institucionit të Presidentit.

Gjithashtu, sugjeroj të shtohen dispozita të reja ligjore për mbrojtjen dhe promovimin e kapaciteteve dhe vlerave më të mira të diplomacisë shqiptare, si pjesë e pasurisë sonë shtetërore dhe kombëtare, për dhënien e vendit që i takon diplomacisë dhe atyre që e kanë pranuar atë si profesion dhe mision jetësor. Jam i bindur se Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka nevojë për shumë më tepër diplomaci dhe shumë më pak politikë.

Previous Post

Nga 250 kompani ndërkombëtare, shqiptari doli më i miri

Next Post

‘BALLA’, SHEMBULL I MOSPЁRCAKTIMIT TЁ KUFIRIT MES PRIVATЁSISЁ DHE INTERESIT PUBLIK

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

‘BALLA’, SHEMBULL I MOSPЁRCAKTIMIT TЁ KUFIRIT MES PRIVATЁSISЁ DHE INTERESIT PUBLIK

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.