• Latest
  • Trending
  • All

“Pjata prej Druri”, një dramë mbi mosmirënjohjen

20/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

“Pjata prej Druri”, një dramë mbi mosmirënjohjen

20/04/2015
in Kulture

Ka shumë lloje mosmirënjohjeje, por, ndoshta mosmirënjohja e fëmijës ndaj prindit do të ishte ajo çfarë asnjë fuqi hyjnore nuk do të mundë ta falte. A mund të jetë prindi barrë?

“Pjata prej Druri”, drama e cila erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 15 dhe 16 prill,  trajton problemin shoqëror të moshës së tretë. Në qendër është figura e një plaku, të cilin duan ta heqin qafe e ta degdisin në një azil pleqërie bijtë e vet dhe një nuse e re, fati i së cilës bëhet edhe më i dhimbshëm se fati i këtij njeriu, dikur të lumtur, që po pi tani kupën e hidhur të helmit të pleqërisë. Sikundër, pjata e gravuar prej porcelani që demitizon – zëvendëson (zvetnon) të vjetrën brenda kuzhinës tradicionale si kulturë ose mendësi kohe.

Ka shumë lloje mosmirënjohjeje, por, ndoshta mosmirënjohja e fëmijës ndaj prindit do të ishte ajo çfarë asnjë fuqi hyjnore nuk do të mundë ta falte. A mund të jetë prindi barrë?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Plaku i shtëpisë së vjetër (Hadi Shehu) do të bëhet pengesë e zonjës së shtëpisë (Rajmonda Bulku) për prezencën e tij, për pijen, duhanin, për gjestet, të sharat e tij, për pleqërinë, për miqësi me komshi e fëmijë.

“Pjata prej Druri“ e autorit Edmund Morris, ishte dorë e djathtë e mjeshtrit të madh, Gëzim Kame, e punuar dhe interpretuar enkas dhe nga Hadi Shehu – aktor me peshë teatri. Shfaqjen e përshkojnë emra nga Kosova e Tirana si: Rajmonda Bulku, Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Valon Pallaska, Yllka Lota, Muradije Muriqi. Skenografia Petrit Bakalli, muzika Pëllumb Vula.

Pjata e protagonistit

Pjata e drunjtë për të parin e familjes ishte zile kujtese në raport me aeroplanin e tij jetësor. Pra, ajo do të bëhej motiv qenësor, njëherësh shkas për të iniciuar ndarje të përhershme me familjen.

Azili do të ishte hile dytësore, plus-minus përfundimtar dramaturgjik në relacion me kultin e nderit, me kultin e unazës morale përkatësisht respektin e ndërsjellë prind – fëmijë.

Shtëpia e detajuar nga dorë e Petrit Bakallit do të përcjellë mesazh thelbësor si vetëdije e ndërdije brenda dhe jashtë mureve familjare. Braktisja e shtëpisë me detyrim, të cilën, plaku – babai e kishte ndërtuar ndër vite, tregon që sahati i kësaj shoqërie është duke ecën mbrapsht.

“Pjata prej Druri” erdhi si relikt i së shkuarës, si objekt muzeal në raport me të tashmen.

Qiraxhiu, si linjë anësore, në kontekstin ideor do të bëhej mollë sherri për ujdinë familjare, përderisa shfrytëzonte plasat e murit dhe keqkuptimet ndërfamiljare, madje do bëhej kumt i fundosjes së Titanikut familjar.

Në kuptimin analogjik, shfaqja ndërlidhej me rrethanat vendore, meqë godet në damarët e moralit dhe të rendit shtëpiak, madje shkon deri në qelizat e ndjeshmërisë së dizajnuar edhe nga aspekti muzikor. Dhe, linja relaksuese, Samiu – fqinji – Hysen Binaku, i cili vjen si metaforë e takëmit ndërfqinjësor.

Dera e shtëpisë

Dera e shtëpisë e vendosur në qendër të skenës ishte mesazhi më qenësor për të sotmen familjare. Të mbyllësh portën kryesore me vetëdije do të ishte rrezik permanent për tryezën e traditës shqiptare, besës e kanunit, mbase kënga në dritaren e komshiut do të konceptohej si vaj i qyqes për këtë portë, për murin e “muhabetit“ shqiptar, për aromën e kuzhinës shqiptare. Si përmbyllje, do të shuhet etja për kafe e raki, nuk do të luhet cic-mici në miqësi, kështu, do të zvetënohej drita brenda zinxhirit trashëgimor.

Pjata  e porcelanit

Porcelani në kuptimin ideor ishte instrument estetik – sarkastik që do të përplotësonte shijet e gjinisë femërore, porse, në raport me dinamikat kohore doli të ishte gurthyes zemrash në perspektivë. Në të kundërt, pjata e drunjtë, do të ndërlidhej me rrënjët, tokën, bazën, trungun, me fisin, respektin, nderin dhe brishtësinë e kësaj shoqërie.

Aktrimi i Hadi Shehut

Me emrin e tij ndërlidhet potenca e teatrit të Gjakovës. Regjisori kishte bërë zgjedhjen më kulmore në raport me shfaqjen dhe me diapazonin e tij artistik. Mbase edhe mizanskenimi ishte matematikë e pa kapërcyer konceptuale e cila ndërlidhej me të bëmat e aktorit në fjalë. Çdo skenë me të, prodhonte atmosferë – ëmbëlsirë. Urtësia e fjalës së tij, përballjet me djem dhe me zonjën e shtëpisë, dëshirat, ëndrrat, kujdesin dhe familjaritetin për shtëpi e nipëri, gjestet, nazet, ndëshkimet, mallkimet, dhembshurinë, kujtesën, figurën, fjalën kumbuese, gradacionet, ngjyrimet, tretmanin psikodramatik në rrethana, titanizmi fizik e interpretativ është mundësi unike mbase dhe për mbarshtuesit e kritikës.

Teatri i Gjakovës simbolikisht është shtëpia më e madhe e Gjakovës – Hadi Shehut. Aty kanë punuar ndër vite mysafir të shumtë, regjisor, krijues, aktor. Pleqëria do të ishte ndëshkim për derën kësaj shtëpie. Kështu, Gëzim Kame, përveç tjerash, ka reflektuar dhe këtë ide në formë mesazhi. Të mëdhenjtë kur ikin në azil shtëpiak, kafja, daullet, skena mbi të gjitha do trumbetojë farkëtari ndjeshmërie.

Rajmonda Bulku –Figura e saj, imazhi, krenaria që ajo luan deri në fund ishte veçanti e saj.

Xhevdet Doda – Aktor me potencë, i qëndrueshëm dhe elastik. Pesha e dramës  ishte barrë për supet e tij. Ai me formatin e tij prej aktori parashikon ndarjen, parasheh dështimin e tij në raport me gruan, vëllain, babain, fëmijët dhe me komshinjtë. Manovron gjetje skenike duke i mbrojtur me fanatizëm veprimet e tij. Maturia e tij ishte diamant i sofistikuar sidomos në kuptimin e prerjeve, të cilat të qojnë deri në kufij përmallimit (vaji), sikundër që dikton fërkem urrejtjesh në relacion me rrjedhën e dramës.

Pastaj, Edmond Hafizademi, në rolin e mërgimtarit ishte “kopje“ e babait në pamje dhe në urtësi. Mjekra gjysmë e zbardhur, përjetimi, përkulja që bënte në prehrin e babait të tij, tendenca e tij për të ruajtur lidhjen e gjakut dhe largimi i tij, të gjitha këto, Hafizademi i kishte mirëpunuar, përshkallëzuar dhe interpretuar me xhentilesë sikundër Bujar Ahmeti, i cili sjell një qiraxhi provokator, grindavec, mistrec në sensin e nuhatjes, për faktin se kishte ndërtuar e stilizuar personin dhe personazhin qoftë në kuptim psikologjik, qoftë në kuptimin fizik. Ecjet e tij reflektonin siguri, shikimet përkatësisht vrojtimet e tij ishin unike, diksioni i theksuar, dramaticiteti, veprimet e matura dhe përmbajtja e cinizmit të tij qiraxhiun e nxjerrin krenar, i cili nuk di të pendohet madje edhe kur gjendet në mes këmbëve të zonjës së shtëpisë. Hysen Binaku – emër i skalitur teatror, sendërton një komshi me tipare komike. Humori i tij vërtet është i sofistikuar. Ironia që ushqen në raport me zonjën e shtëpisë ishte magjepsëse për publikun. Kishte ndjesinë e respektit të theksuar për komshiun brenda karakterit, përshfaq peshën e rëndësisë së komshiut të mirë, balancon situatat dhe rreziqet në shtëpi. Të gjitha këto detaje, i sjellë në mënyrën e vet. Gjestet, qeshjet, afria, ngrohtësia, afiniteti interpretativ.  Edhe rrobaqepësja MuradijeMuriqi me një pjesë të vogël dëshmon maturi skenike, hapërim artistik dhe inkorporim me gjendjen, frymën dhe me profilin skenik bashkëkohor. Ishte dhe karakteri i drejtorit të azilit, Valon Pallaska i punuar me finesa, qoftë për nga gjestikulacioni, veshja vizëllore, trupëzimi ndërgjinor, të bëmat dhe mirësjelljet e tij që qojnë tek mendësia e një karakteri komik. Altina Kusari në rolin e desertit të shtëpisë – mbesës, reflekton karakter filmi. Ajo brenda rrethanave ishte vajzë kinemaje. Sjelljet e saj demonstrojnë pjekuri skenike. Situatat di më së miri ti përshtat për organizimin e peshës së rolit të saj. Afinitet në relacion me gjyshin, sakrificat që bënë për të ruajtur kultin e nderit të nënës ishin efekti më kulminant. Sikundër Yllka Lota,  shoqja e shkollës së mbesës, që sjellë hare rinore nëpër shtëpi në të dyja rastet kur ajo paraqitet.

Regjia

Regjia  e Gëzim Kames ishte brenda kornizave të një formule klasike, i cili sendërton sintezën regjisoriale duke e artikuluar – sendërtuar mizanskenimin brenda një shtëpie me shumë dyer (demonstrim begatie, pasurie), e ngritur në podiume shkallësh dhe në harqe ballkonesh përkatësisht në arkitekturë shqiptare. Kështu, gradacionet e ngjarjes njëherësh rrjedhën taktike regjisoriale dhe dramatike të dramës, e kishte përshkallëzuar mes hyrje daljesh, të akorduara mirë dhe arsyeshëm, ndërkohë, pauzat psikologjike i zhvendos herë në qendër, herë tek Muri i Kopshtit, aty ku reflektohet pasqyra reale e arkitekturës (mentalitetit) shqiptare. Arkat ku do të ulet plaku për të lozur cic-mic, mbase, janë varg fraza më ideofilozofike e shfaqjes. Cic-mici do të ishte ogur – alarm, shishe e zezë për pragun e ndarjes nga djepi i trungut fabular-familjar.

Pjata e Gëzim Kames ishte membranë unike për modelin e teatrit shqiptar.

Previous Post

Fjalimi im në Funeralin e Rilindjes

Next Post

Fiksion frojdian

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Fiksion frojdian

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.