• Latest
  • Trending
  • All

Shfaqja që lufton dhunën ndaj gruas

14/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Shfaqja që lufton dhunën ndaj gruas

14/04/2015
in Kulture

Ajo e kundërshton nënën e saj, se nuk e do djalin me të cilin do të martohet. Megjithatë, e ëma insiston që ta martojë, duke i thënë se edhe ajo e ka njohur burrin pasi është martuar dhe me të ka bërë shtatë fëmijë. Zëri i vajzës (Dardana Mehmeti) nuk shkon deri tek veshi i së ëmës (Melihate Qena), e cila nuk lëkundet nga kërkesa e saj. “Exhel ke me mu bo. Nëse nuk martohesh kjo shtëpi është e mshelne për ty”, është qëndrimi i fundit i nënës. Në tavolinën e rrumbullakët në mes të skenës që bëri bashkë aktoret e publikun, në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë marrë jehonë rrëfimet e femrave që kanë qenë viktima të dhunës, përmes shfaqjes “Copë-copë” të regjisores Zana Hoxha Krasniqi. Të gjitha gjërat e shpërndara nëpër dysheme kishin një ngjarje në vete, ndërsa këngët pas çdo rrëfimi ishin thirrje për fuqizimin e të drejtave të grave në shoqëri. Krahas tregimeve të aktoreve të bazuara në ngjarje të vërteta, për dhunën kanë rrëfyer edhe dy gra, Minire Bujupi dhe Bashkime Sulejmani, që për vite të tëra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Kështu shfaqja është në mes të fiksionit dhe të vërtetës.

Për Anitën (Arta Gashi) nuk ka qenë i lehtë vendimi për abort. 16-vjeçarja e braktisur nga i dashuri detyrohet të marrë një vendim të tillë. Më e re se kaq ishte një tjetër femër (Dardana Memmeti), e cila ishte dhunuar nga babai i saj. Bashkime Sulejmani për herë të parë publikisht ka rrëfyer se si pas shumë peripecish është bashkuar me djalin e saj gjashtëvjeçar, i cili një pjesë të jetës e ka kaluar në spital sepse kishte baktere në gjak.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Rrëfimi i Minires po ashtu është i dhimbshëm. Ajo është martuar që në moshën 16-vjeçare. Pas 20 vjetëve është shkurorëzuar nga bashkëshorti. Për 7 vjet ka qenë viktimë e dhunës fizike e psikike, derisa ende lufton që të bashkohet me vajzën e saj, por një gjë të tillë ia mohon familja e burri, duke mos respektuar kështu vendimin e gjykatës.

Aurorën (Donikë Ahmeti) dhe Sarën (Arta Gashi) i dhunojnë katër meshkuj. Dhunimi bëhet e vetmja temë e diskutimit për to. Kështu ato vendosin të rrinë larg njëra-tjetrës.

Kur burri ia kishte marrë djalin Bashkime Sulejmanit, dy net kishte fjetur në stacion, ndërsa mendja i rrinte tek djali i saj. Me ndihmën e njerëzve, që i kanë ndenjur pranë, ajo ka arritur të bashkohet me djalin e saj gjashtëvjeçar. “Më është dhënë fjala që ta përçoj një mesazh për krejt nënat që të mos i lënë fëmijët, sepse ata mbesin mes katër rrugëve”, ka thënë Sulejmani, derisa ka shtuar se nuk e ka pritur se do të ishte pjesë e shfaqjes, por thotë se ndjehet mirë që zëri i saj do të shkojë sa më lart, që nënat e tjera, motrat e saj të mos ua kthejnë shpinën fëmijëve. “Bëj thirrje për të gjithë prindërit që t’i kuptojnë vajzat e tyre, mos t’i lënë në rrugë, mos t’i çojnë nëpër strehimore vetëm pse dikush i ka dhunuar, por t’i kuptojnë dhe t’ua bëjnë jetën sa më të lehtë”, ka thënë Bashkime Sulejmani, e cila për herë të parë publikisht ka rrëfyer për jetën e saj. Njëjtë ka vepruar edhe Minire Bujupi. Ajo thotë se është e lumtur që në mesin e artisteve ka folur për jetën e saj, duke treguar se kanë pasur mirëkuptim ndaj saj. “Është një dhimbje e madhe nëpër të cilën kam kaluar, por shpresoj që të bëhet zgjidhje dhe të jem afër vajzës”, ka thënë Bujupi, e cila jeton e ndarë nga djali dhe vajza e saj. “Ishalla do të përçohet ky mesazh dhe do të jem afër fëmijëve. Ju bëj apel të gjitha nënave dhe vajzave shqiptare që të mos përjetojnë atë që kam përjetuar unë, por ta kalojnë jetën të lumtur”, është shprehur Bujupi, të cilën e mban gjallë shpresa se një ditë do të bëhet bashkë me vajzën e saj.

Aktorja Melihate Qena, ka thënë se shfaqjet me tema të tilla si ajo e “Copë-copë” zgjojnë interesim të madh. “Qëllimi i kësaj shfaqjeje është që gratë t’i tregojnë përjetimet e tyre. Në mënyrën sesi ato i tregojnë nuk mund t’iu afrohemi, ne vetëm tentojmë të bëjmë diçka. Kjo e jona është ndoshta e sforcuar ose asociale, por e tyre është origjinale dhe kur u del nga shpirti, del ndryshe”, ka thënë Qena.

Sfidues ka qenë i gjithë procesi nga fillimi, nga dita e parë në Strehimore thotë Donikë Ahmeti, roli i së cilës është i bazuar në ngjarje të vërtetë. “Gjatë krejt këtij procesi unë kam qarë shumë edhe ajo ka shkuar gradualisht, dhe kur ato i kanë treguar historitë e tyre unë nuk kam qarë më dhe kjo më ka bërë të mendoj se kështu është edhe procesi i dhunës në shoqëri, në familje, ndaj femrës”, ka thënë Ahmeti për të shtuar se për herën e parë dhuna është e tmerrshme e pastaj ajo bëhet rutinë. Ajo thotë se gruaja vuan për hatër të “moraleve” që i ka caktuar shoqëria në disfavor të femrës. “Ne aktorët gjithmonë kemi të bëjmë me personazhe tragjike, i lexojmë, por kur e dimë se ai personazh është i vërtetë je duke e prekur dhe vërtet i ka përjetuar gjithë ato gjëra, është shumë vështirë”, ka treguar Donikë Ahemi për “Zërin”.

Zana Hoxha Krasniqi, regjisore e shfaqjes, thotë se është prekur shumë gjatë provave, për shkak të rrëfimeve të vërteta të grave që kanë pranuar të punojnë për shfaqjen. Sonte (e diel) është prekur edhe nga publiku sesi e priti shfaqjen dhe kjo e ka emocionuar. “Kemi thyer këtë barrierën mes fiksionit dhe dokumentarit. E kemi thyer këtë barrierë se duhet vetëm artistët të dalin në skenë dhe që gratë, zëri i të cilave shpesh në televizorë ndryshohet ose fytyra i mbulohet, sonte kanë dalë dhe kanë treguar ato atë identitet, kanë fytyrë, zërin e tyre që duhet të dëgjohet nga kjo shoqëri”, ka thënë Hoxha Krasniqi, për të shtuar se është një shfaqje dokumentar.

Blerta Zeqiri, dramaturge e shfaqjes, ka thënë se kjo është një nga angazhimet e saj më të dhimbshme, e që ka qenë vështirë për të. “Mendoj se është një nga format e aktivizimit që të mundë të fillojë të luftohet ky fenomen, që është një realitet shumë aktual në shoqërinë tonë”, është shprehur Zeqiri.

Aktorja Anisa Ismalji, ka thënë se perfomanca të tilla duhet të ketë më shumë, sepse shoqëria kosovare nuk është me të gjitha të mirat, por ekziston dhuna, e cila sipas statistikave është në rritje e sipër dhe shfaqjet e tilla e ndihmojnë njeriun t’i tejkalojë.

“Ideja është që sa më shumë të dëgjohet nga njerëzit që dhuna ndaj femrës njëherë e përgjithmonë duhet të ndalet”, ka thënë Ismajli.

Për kampanjën e shfaqjes është kujdesur Oda Haliti, ndërsa shfaqja është përkrahur nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Previous Post

Bie akuza kryesore kundër Tom Doshit

Next Post

Vdes nobelisti gjerman Gunter Grass

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Vdes nobelisti gjerman Gunter Grass

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.