Është hapur në Bolonjë një ekspozitë që po pëpiqet të rrëfejë se si u përhap racizmi në periudhën fashiste.
Dhe në këtë kuadër ka propozuar një tezë që nuk njihet shumë: ka qenë pikërisht nëpërmjet shkollës që regjimi instaloi përgjatë viteve urrejtjen raciste, e cila përpara se të godiste qytetarët me fe hebree, preku popullsitë e kolonizuara në Afrikë.























